Europa League është sërish e Sevilla-s. Unai Emery bën bis për të dytin vit radhazi. Duke përfshirë këtu edhe Kupën Uefa, ky është trofeu i katërt për Sevillan që shënon kështu një rekord absolut në historinë e kompeticionit falë një dygolëshi të heroit Carlos Bacca.
Pas një pjese të parë spektakolare Dnipro u mposht 3-2 në Varshavë. Në stadiumin kombëtar të kryeqytetit Polak nisi me një gol të Dnipros, skuadra surprizë e këtij edicioni u duk se do të bënte befasinë e madhe edhe në finale, me Kalinic që në një kros të Mathesu kaloi skuadrën e tij në avantazh pas vetëm 7 minutash , që të dy protagonistët e golit ishin zgjedhje surprizë të trajnerit Markevych.
Sevilla riktheu gjithcka nga e para në minutën e 28 me Kryxhovak që mposhti portierin Boyko me një goditje nga qendra e zonës. Në pjesën e dytë gjithcka u zgjidh nga heroi i Sevillas, Carlos Bacca, i cili u gjend i vetëm para Boykos në minutën e 73 dhe sigloi golin e fitores 3-2. Në qiellin e Varshavës ashtu si një vit më parë në Torino, feston Sevilla e abonuar tashmë me trofeun e Europa League.
