Sezoni i zi i Everestit: Numri i viktimave arrin në 18

Edona Llukacaj

Katër alpinistë të tjerë janë zhdukur në Everest, pak pasi një foto e çuditshme bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave: fotoja e një rradhe të gjatë alpinistësh që prisnin të arrin majën, raporton Dita, duke iu referuar mediave botërore.

Një irlandez, një udhërrëfyes nga Nepali dhe dy alpinistë indianë, njëra femër, raportohet të kenë vdekur nga lodhja  e madhe duke zbritur nga maja më e lartë në botë.

Kjo, pasi veç një ditë më parë, u njoftua vdekja e një shtetasi tjetër irlandez që po ngjitej në Everest me një kompani ekspedite.

Kështu, fatkeqësisht, numri total i vdekjeve në Everest këtë sezon është nëntë, kur merret parasysh edhe amerikani 39 vjeçar i shpallur i humbur, pasi u rrëzua në fillim të muajit, megjithëse trupi nuk është gjetur ende.

Numri total i vdekjeve në majat e Himalajave për këtë sezon është 18, shumë më i lartë se 5 deri 10 humbje që është numri mesatar i humbjeve në vit.

Ndërsa sipas raporteve zyrtare dhe në disa raste dëshmive okulare, edhe këtë vit vdekjet kanë ndodhur për arsyet e parashikuara si sëmundja e lartësive të mëdha, lodhja ekstreme, rrëshqitja apo vështirësive në rrugën e ndjekur, të shumtë kanë qenë ata që e kanë lidhur sezon e zi me krahasimisht numrin shumë të lartë të alpinistëve të lejuar nga autoritet të ngjiten këtë sezon.

e.ll./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *