Sezoni turistik, fluks automjetesh në kufirin Kosovë-Shqipëri

Elena Tase

Në pikën kufitare të Morinës vijon të ketë një fluks të lartë të lëvizjes së automjeteve që vijnë në bregdetin shqiptar dhe më pas rikthehen në Kosovë. Situata e rënduar në këtë pikë kufitare është vërejtur që në orët e para të mëngjesit, ku policia kufitare shqiptare është punuar me procedurë të thjeshtëzuar për të shmangur radhët dhe qëndrimet në doganë.

Një problematikë tjetër në doganën e Morinës vijon të mbetet edhe qarkullimi i automjeteve të mallrave drejt Kosovës. Ata që nuk arrijnë të kalojnë kufirin deri në orën 16.00 të pasdites së të premtes u duhet të qëndrojnë në kufi. Por kjo sjellë radhë kilometrike që arrijnë deri në afërsi të fshatit Morinë. Qëndrimi i tyre në kufi vjen  për arsye se dogana e Kosovës, në fundjavë nuk punon për përpunimin e automjeteve të tonazhit të rëndë. Bizneset që operojnë në transportin e mallrave u shtohet edhe kostoja e qëndrimit dhe shpenzimeve që kanë mjetet e tyre në doganë, pasi u duhet të presin deri të hënën për të hyrë në Kosovë.

Ndërsa për sa i përket Unifikimit të  sistemit doganor mbetet ende një tentativë për t’u aplikuar nga qeveritë e dy vendeve. Unifikimi doganor tepër i kërkuar nga bizneset si në Shqipëri dhe Kosovë ,pritej të përfundonte brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Por, mesa duket  transportuesit e mallrave do vijojnë pritjet gjatë fundjavave deri në fund të këtij viti si pikë e parealizuar e marrëveshjes  mes dy qeverive.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *