Sezoni turistik, ministrat mblidhen në Velipojë, kritika për Task Forcën që operon në terren

Bora Basholli

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e jashtme, Gent Cakaj, mblodhën në Velipojë Task Forcën për zbatimin e plan veprimit “Për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik  veror 2019”.

Ministrja Balluku dhe ministri në detyrë Cakaj, janë të deleguarit e Këshillit të Ministrave për drejtimin e grupit ndërinstitucional  për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit veror.

Në takim merrnin pjesë drejtues të institucioneve, përfaqësues nga pushteti vendor si  dhe sipërmarrës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e bregdetit të Velipojës.

Gjetjet e evidentuara në raportin e hartuar në raportin e hartuar nga Task Forca, pas verifikimeve të kryera në terren ishin në fokus të diskutimeve.

Në këtë pikë, ministrat ishin të prerë në fjalën e tyre sa i takon detyrave që duhet të mbulojë Task Forca ashtu sikundër edhe në monitorimin e realizimit të tyre.

“Sipas rezultateve të Task Forcës në zonën e Velipojës, nga 29 subjekte të moniturara, asnjë nuk ka kontratë për shfrytëzimin e zonës së plazhit. Vetëm 17 janë të regjistruar në zyrën e tatimeve. Me pika vrojtimi janë vetëm 10 prej tyre, pra i kemi pikat e vrojtimit, por me vrojtues të cerfitikuar kemi vetëm 3. Pra jemi disafish më pak edhe se një vit më parë. Duhet të përfundojë në mënyrë urgjente lidhja e kontratave me subjektet private dhe dhënia e tyre me qira në zbatim të VMK-se për Stacionet e Plazhit. Duhet siguruar qetësi, siguri dhe shërbime cilësore në çdo cm plazh të Velipojës”, bëri të ditur  ministri Klosi. Për ministrin e Turizmit dhe Mjedisit janë të gjitha mundësitë që ky sezon të jetë po aq i suksesshëm sa ai i një viti më parë. “Kemi të gjitha mundësitë që të kemi përsëri një sezon të suksesshëm si 2018-a, në masivitet të turistëve të huaj që vijnë, në menaxhim të struktuar të sezonit turistik dhe ajo që është më e rëndësishmja në ruajtjen e jetës në të gjitha aspektet e saj”, theksoi Klosi.

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
    • Një pyetje: – Për kë e ka bërë gati këtë “thelë” ministri i Jashtëm?

      Sepse sipas informacionit, materialet e BE, që do të përkthehen deri në 16 dhjetor 2019, janë marrë nga njerëz shumë të afërt me kryeministrin Rama, ndërkohë që këto materiale, duhen administruar nga ministria; pa harruar faktin, që janë të njëjtat materiale, të cilat janë paguar për përkthim edhe në vitet 2016, 2017 e 2018, me 3 tendera me vlerë 120 mijë euro; 134 mijë e 142 mijë euro

      Mos u çuditni, por është fakt, që edhe administratori i Ministrisë së Jashtme, Gent Cakaj, ashtu si ish-kolegët dhe koleget Beqja, Gjiknuri, Ahmetaj, Manastirliu, Balluku etj., “ia ka marrë dorën” tenderëve fiktivë “qoka”, natyrisht duke patur dorë të lirë nga shefi kryeministër dhe ministër, që i ka deleguar postin.

      Nuk është tender për blerje makinash, mobiljesh, biletash avioni, apo prenotim restorantesh e hotelesh luksi, por është “shpikje e re” për të “bërë para”, që siç thotë një diplomat për “PAMFLETI”, kjo “histori” nuk është dëgjuar të jetë bërë nga asnjë Ministri e Jashtme, në asnjë vend të Rajonit e BE.

      Bëhet fjalë, për tenderin 168 milionë lekë me gjithë rimbursimin 20% TVSH, shpallur në datën 15 korrik 2019, me objekt: “Përkthim i Legjislacionit të Bashkimit Evropian”, proces i cili do të kryhet me përkthyes privatë.

      Duket absuditet, ose më saktë marifet për “vjedhje dërrçe”, kur mëson se këtë tender përkthimesh e bënë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme; dikasteri me shërbim ndërkombëtar, që funksionin vetëm me komunikim, raporte e shkresa zyrtare në 32 gjuhë të huaja.

      Ky tender, stonon për faktin, se ministria e administruar nga Gent Cakaj, po bën tender përkthimi të Legjislacionit të BE që është në gjuhën angleze, kur vetëm brenda zyrave të ministrisë, ka 500 drejtorë, shefa, specialistë e zyrtarë me gjuhë të huaj bazë anglishten, të cilët, sipas “CV” të tyre, zotërojnë në nivelin “Shumë mirë”, gjuhët angleze dhe gjuhët bazë të BE.

      Sa për kujtesë, ky tender që do të zhvillohet në datën 1 gusht 2019, rezulton se është bërë edhe në vitet vitet 2016, 2017 e 2018 dhe në të njëjtin muaj, me 3 tendera në vlerat: 120 mijë euro; 134 mijë euro dhe 142 mijë euro; po për përkthimin e të njëjtës lëndë Legjislacioni të BE, si edhe në këtë tender.

      Ky fakt provon lamin që ka dalë nga zyra “Gent Cakaj”, se tenderi i bërë nga një ministri, që “gjuhë pune” të përditshme, ka gjuhët anglisht, gjemanisht, frengjisht, italisht etj., nuk ka asnjë dyshim, që është “shpërblim” pushimesh verore e pasurimi, për mikun, shokun, familjarin e sarajeve kryeministrore; për më tepër që përkthimet, do të dorëzohen në datën 15 dhjetor 2019, ose 2 muaj pas vendimit të muajit tetor 2019 për negociotat.

      Ndryshe, krye-diplomati rajonal Gent Cakaj, prej 6 muajsh ministër i dele(guar), me njohuritë politike-diplomatike që ka fituar qysh nga klasa e 8-të, duhet të sqarojë taksapaguesit shqiptarë, se çfarë vlere kanë këto përkthime, pas “pilafit” (pas vendimit për negociatat)

  • Nela,
    Informacion shume interesante qe asnje gazete deri tash nuk e ka dhane!!!!
    Edhe bravo per komentet e juaja aq me vend per kete skandal te radhes!
    Edhe pak do hapin tender per perkthim shqip/ shqip keta!

  • Po mire tani o ministra leshi me ke tallni menderen ju.. Po pse ne 16 korrik kur eshte kulmi i sezonit kujtoheni ju te sistemoni gjerat??? Po u lumt trapi e keni ber sic u do bytha hani pini e kendoni sa te jete lala Gjoni..

  • — PER KOMENTIN E ”’ZEFIT…’
    — Presim nje prononcim nga njerz kopetent te digasteritper .
    Mendoj se eshte nje problem qe duket vertet skandaloz.

  • Po kritikate e task forces edhe te ´terrenit’ per keta pse askkush nuk i tregon? Kur shefi nuk eshte ne regull mos prit qe nenpunesi te mbuloje marret e tij! Shkon nje minute kjo po jo gjithmone se paaftesia po shihet ne 4 anet : pune midis pikut turistik ne rrugicat e gjirokastres vetem ju mundeni meba se kishe mendoni domendojne turistet se po punojme shume!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *