Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të shtunë se në vendin tonë ka pasur një fluks turistësh të huaj dhe se ndër të tjera, risia e Kalendarit do të përmbajë një sërë aktivitetesh argëtuese për ta.
Përmes postimit në rrjetin social “Facebook”, ai deklaroi se Trupa e Operas do të përformojë mbrëmjen e nesërme në Lungomare në Vlorë, tek hapësira e rikrijuar përpara Shkollës së Marinës.
Postimi i Ramës
Sezoni i sivjetëm turistik që po rezulton me një boom turistësh të huaj në bregdetin tonë, ka përveç të tjerash edhe risinë e Kalendarit të 500 aktiviteteve argëtuese përgjatë vijës bregdetare, që nga koncertet e të gjitha llojeve tek festat e kuzhinës, koncertet e të gjitha llojeve, organizimet në rrugët e trashëgimisë kulturore e aktivitetet sportive…
Nesër mbrëma, Trupa e Operas që është pjesë e këtij angazhimi të ri në funksion të sezonit turistik, zbret në Lungomaren e Vlorës me një performancë origjinale tek hapësira e rikrijuar përpara Shkollës së Marinës???????
s.a/dita

Deri sa pa ardhur demokracia, funksiononte perbukuri shkolla e marines ne Vlore
Ne vendet e tjera dhe komshinj me ne , ka dhe ministri per detin, per marinen, kurse ketu tek ne edhe nje shkolle qe ishte u shkaterrua
Me shume se babezia, ajo qe te shqeteson me shume eshte injoranca e qeverive
Shpresoi qe kjo te shtrihet ne te gjith Bregdetin Shqiptare.!
Ka 5 vjet ky pushteti Rames qe flet “per neser”. Nderkohe sot shqiptaret po pertypin buke me miell te ngjyrosur aq te rrezikshem per shendetin!
Po kujt i thua, Rames? Derrat e kenaqur nuk pyesin per Sokratet e varfer…
Buken duhet ta prodhojme vete. Token Saliu ua dha dhe u tha e gezofshi token tuaj. Pavarsishte se Saliu u tha ase mos mbillni dhe ase mose korrnei se do te behet pa “punuar”
Pore ja qe doli genjeshter.Prandaj duhet ti kthehemi punes dhe ta prodhojm buken vete e jo ta blejm dhe toka jone e virgjer.!
kujdes me turizmin Rame se osht bumerang e tbie kaptines
Ca do ndodhe, do hedhe njeri ndonje bombe??!!