Qeveria po shpalos sot strategjinë për turizmin. Ministrat e qeverisë “Rama”, gjatë një konference të mbajtur sot paradite, informuan rreth masave të marra nga dikasteret që drejtojnë, në funksion të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror.
Në konferencë ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, i cili u shpreh se qeveria ka marrë të gjitha masat për një sezon ndryshe nga vitet e mëparshme. Rama e vuri theksin te pastrimi i plazheve dhe çlirimi i plazheve publike.
“Ne kemi nisur punën kohë më parë, me pastrimin dhe çlirimin nga plehrat të gjitha territoreve ku pritet të vijnë turistët. Dua ti shpreh mirënjohjen ministres që e ka drejtuar vetë këtë operacion, pa zhurmë. Duhet falënderuar drejtori i agjencisë së Bregdetit, Auron Tare, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm. Pastërtia do të jetë fjala kyçe e këtij sezoni. Do të kemi më në fund plazhe të pastra, rrugë nacionale të pastra.
Emergjenca e plehrave nuk është më e madhe se ajo e përmbytjeve apo tërmeteve, pavarësiht se kemi pasur një qeveri që nuk i kabnë bërë përshtypje, madje e kanë bërë të ndjehet më mirë.
Do t’i jepet fund zaptimit të plazheve publike. Njësitë e administrimit të pushtetit vendor do të kontribuojnë në këtë aspekt”, tha Rama.
Bla bla si gjithmonë.Keni hequr hedhurinat nga plazhet,po ujrat e zeza prap në det derdhen.Para dy vitesh kur isha në Divjakë nuk kishte tualete ku pushuesit të kryenin nevojat personale dhe urinonin ku të mundnin.Nuk e di mbase janë vënë tani.Sa për atë tjetrën se po i ktheni plazhin publikut s’dimë kë të besojmë se në gazeta shkruhet që keni vendosur raportin 20% publik e 80% privat.Nëse kjo është e vërtetë plazhet nuk i janë kthyer publikut por miqëve e shokëve.
lloqe, Kavaje si gjithmone! Hajde me pyet mua se jam nga ato ane dhe e di me siguri se cfare behet aty! Nuk ka me na lon GJUSHI(ose duqi vogel) as i cantim rone plazhi publik, se merr leket si bashki por dhe si INDIVID per cadrat dhe shazlonet qe vendosen aty! Edhe ke AGIPI(stacioni i 1, prane portit) ku eshte gjith nafte e voj anijesh, ska mo ven se eshte TOKE E XANUN