1200 vizitorë britanikë kanë mbërritur në vendin tonë përmes portit të Himarës. Këtë e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama duke thënë se do të vijnë edhe 5000 turistë të tjerë për të vizituar bregdetin tonë në javët e para të qershorit.
Temperaturat e larta kanë bërë që të nisë sezoni turistik dhe të huajt nuk hezitojnë që të bëjnë pushime ndonëse nuk kanë ardhur ende muajt më të nxehtë. Turistët zgjedhin destinacion bregdetin e veriut dhe të jugut për të shijuar disa ditë nën rrezet e diellit.
Sezoni veror është çelur dhe pushuesit shqiptarë e të huaj po i gëzohen më së shumti rrezeve të diellit dhe kaltërsisë mbresëlënëse të Jonit e Adriatikut.
Kryesisht ka pushues vendas dhe nga Kosova, ndërsa kanë nisur të vijnë edhe turistët e huaj. Operatorët turistikë kanë thënë se po ndihet mungesa e turistëve nga vendet e lindjes, si ukrainasit dhe bjellorusët që vitet e shkuara popullonin plazhet e jugut që në Maj.
a.m/dita
Kurse shqiptaret qe jane jashte i perzute dhe as qe ju ben zemra ta vizitojne ate vend ku linden prej jush MASKARENJVE HAJDUTE DHE TE KORRUPTUAR!Mburruni me te huajt.Jane vetem ata qe ju mbajne ju plehrave ne pushtet!