Sezoni turistik, Xhafaj nga Vlora: Masat e marra janë të rrepta

Ornela

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një prononcim nga Porti i Vlorës foli lidhur me sezonin turistik ku tha se treguesit e sigurisë janë shumë të lartë dhe janë marrë të gjitha masat.

Ka disa tregues shumë më pozitiv se vitin e kaluar dhe me ndryshimet që kemi bërë kanë dhënë efekt pozitiv nga pikëpamja e strukturave. Flas për policinë kriminale. Por ka vend për një kujdes të shtuar që është një nga çështjet që kemi diskutuar.

Kanë të bëjnë me çështjen e sigurisë në qytetin e Vlorës dhe për kufirin detar. Ndaj kemi një rritje të numrit të policisë.

Pavarësisht treguesve pozitivë, ka nevojë për kujdes të shtuar, për frenimin e trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore.

Pavarësisht propagandës negative, rezultatet janë pozitive. Nga pikëpamja e kultivimit të kanabisit, Vlora ka rezultate të pakrahasueshme nga viti i kaluar.

Ky do të jetë viti i gati-gati kultivimit 0 të kanabisit në territorin e Shqipërisë. Çdo opozitë nuk ka për detyrë të lavdërojë qeverinë, por duhet të jetë e përgjegjshme për gjërat që thotë.

Strategjitë ‘Shpif, shpif se diçka do të mbetet’, është gjëja më e keqe që i bëhet vendit dhe qytetarëve”, deklaroi ministri Xhafaj.

I pyetur nga gazetarët lidhur më ngjarjen e ndodhur një javë më parë në Dhërmi ku Emiljano Nina, tmerroi pushuesit duke qëlluar 4 herë me pistoletë, ministri tha se nuk është në kompetencat e tij që të flasë për këtë ngjarje por, policia është e angazhuar maksimalisht.

Policia është shumë e angazhuar edhe pse nuk më takon mua të flas.

Mund të jetë i lidhur me një ngjarje të rastit apo edhe me një histori të mëparshme”.

.

o.j/dita

Share This Article
10 Comments
  • Policise u be pothuasje nje vit qe i eshte kthyer dinjiteti dhe respekti. E patolerueshme ndaj shkelseve.

  • Me vjen shume mire qe shqiperia nuk shikohet me si vend i trafikimit te narkotikeve dhe komshinjt e mij ne Italia e shikojn si atraksion dhe destinacion per pushime. Kjo do te thot me shume turist, me shume te ardhura per shqiptaret

  • Jan shtuar masat per sigurine e turisteve vendas dhe te huaj. Se kisha pare ndonjeher kete mase me pare sa koh kam qe vi me pushime ne shqiperi

  • Lufta ndaj droges eshte duke u lufutar perdit dhe ka arritur nje sukses qe nuk eshte pare ndonjeher ne shqiperi. Iku koha ku lazara ti dhe lazot benin cte donin

  • Ore si shkoi puna me vrasjen e shoferit te vellait te Gones? Qy nuk arrin te kete siguri ne Garde e jo me ne vend.

    • Ahahah,shyt nuk e ka marr vesh halla se ministria e tij eshte han pa porta..
      Apo mos eshte tash ma i sigurt ,kur ka heq qafe nje rezik te madhe per te.

  • Kam nje shok ne Gjermanie i cili me thote : Ka shume gjermane qe duan te vijne ne Shqiperi, si vendi me i sigurte ne bote. Sipas shpjegimit qe jep thote se; Kur banditet e kriminelet jane ne qeveri siguria eshte me e larte!!

  • Nuk jane njerezit e thjesht reziku ne Shqiperi,pra ky show eshte pak i jashtetemes : nuk eshte rezik bicikletisti qe mundohet me nxjerr buken to shit nje shishe uje,nuk eshte rezik per shqiperine nena qe eshte ulur e shet 2 kolomoqa etj etj e qe policet ´kapin’ e maltretoj: rezik jane pushtetaret edhe femijet e tyre qe ne cdo vene sillen me popullin shqiptar si prinderit e tyre me pasurine shqiptare. E per kete cka keni bere ? Asgje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *