Sezoni veror, Klosi: Zhvillimin e turizmit e shohim në katër pole

Dita

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka zbuluar destinacionet potenciale të këtij sezoni, ku ekziston mundësia për ngritjen e resorteve turistike, përmes së cilave do të shtohet rrjedhimisht edhe numri i turistëve.

Sipas Klosit, veriu i Shqipërisë ka mundësi ideale sa i takon zhvillimit të resorteve turistike, ndërsa përmend plazhin e Adriatikut, Velipojën dhe Shëngjinin si plazhe të paprekura, të cilat me hapësirat e tyre ofrohen si destinacione të zhvillimit të resorteve me kapacitete të mëdha.

“E kemi ndarë mundësinë e zhvillimit të turizmit në 4 pole.

Së pari, Adriatiku nga Karaburuni në grykëderdhjen e Bunës ku mund të zhvillohet turizmi familjar. Zonë unikale me kaq shumë plazhe me rërë që mund të transformohen në resorte familjare.

Poli i dytë është jugu, ku politika jonë e turizmit në Rivierë duhet të kombinohet me politikat tona të agroturizmit. Në pellgun Berat, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Vlorë, mund të zhvillohen edhe aktivitete agropërpunuese.

Poli i tretë unik që duhet të reklamohet janë alpet.

Poli i katërt, Tirana si kryeqytet”, tha Klosi në një intervistë për ERTV.

Ministri shtoi se risi e sezonit është edhe krijimi i një rrjeti festash lokale, ku jo vetëm festohet por edhe do të tregtohen produktet lokale.

s.a/dita

Share This Article
3 Comments
    • O zoteri, Ne se je i tille se nga fjalet nuk dukesh!!!
      Ti shiko pune dhe ndryshimet qe po ndodhin e mos u merr me llafe. Numuri i larte i turisteve flet se ka ndodhur dicka e mire se per “syte tane te bukur” nuk harxhon euro bota

  • O zoteri, Ne se je i tille se nga fjalet nuk dukesh!!!
    Ti shiko pune dhe ndryshimet qe po ndodhin e mos u merr me llafe. Numuri i larte i turisteve flet se ka ndodhur dicka e mire se per “syte tane te bukur” nuk harxhon euro bota

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *