Sfetigradi

Ornela

Ramazan Kica

1 – Pak përshkrim mbi Sfetigradin

Vendndodhja e kalasë së Sfetigradit ka qenë, dhe vazhdon të jetë edhe në ditët e sotme, një çështje e pasaktësuar nga historiografia jonë. Deri në vitin 2002, përgjithësisht historia jonë ka menduar se, qyteti i Sfetigradit ishte në Koxhaxhik, në zonën Zhupa të Maqedonisë. Në “Historia e Shqipërisë”, në tre vëllime, e vitit 1959, botim i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, shkruhet: “Skënderbeu… shtiu në dorë… kështjellën… e Sfetigradit të quajtur nga turqit Koxhaxhik” (Historia 1959; f. 275).

Ky ishte një përfundim i gabuar i historiografisë sonë zyrtare, ngatërresë e nxitur nga burimet osmane (Pulaha; f. 46).

Ndërsa në fillim tëshekullit XXI, historia zyrtare e Shqipërisë, Sfetigradin e identifikon në Sopotnica (Historia 2002; f. 400, 405, 410). Në librin “Historia e popullit shqiptar”, në katër vëllime, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, shkruhet: “Luftëtarët e Skënderbeut… çliruan… dhe kështjellën e Sopotnicës (Sfetigradit)” (Historia 2002; f. 400), dhe më poshtë, po ky libër sqaron: “Osmanët qysh në fillim, kur në fund të shekullit XIV e pushtuan për herë të parë Sopotnicën, e riemërtuan Demir Hisar” (Historia 2002; f. 410).

Siç do të shohim në këtë studim, dhe ky konkluzion i historiografisë sonë, që Sfetigradi ishte në rajonin Demir Hisar të Maqedonisë, është i gabuar.

Paraprakisht do të themi: Kalaja e Sfetigradit ishte në malin Peristeri që shtrihet në jug të malit Bigla (që është mali më jugor i vargmalit Plaćenska Planina “vargmali i Plakenit”). Mali i Peristerit, ndahet nga mali Bigla, nga kreshta e Peristerit (qafa e Peristerit), ku kalon rruga Egnatia, nga Ohri në Manastir. Mali Peristeri (maqedonisht Pelisteri) shtrihet në anën lindore të Resnjës, në anën perëndimore të Manastirit, në anën jugore të rrugës Egnatia që lidh fushën e Resnjës me shpatinën që shtrihet në perëndim të Manastirit.

Gjithashtu, duhet thënë që, idenë e gabuar se Sfetigradi ishte në Koxhaxhik e mbrojnë ende dhe në ditët e sotme disa historianë (Frashëri; f. 492-493, f. 84, 98, 140, 157, 158. Skënderbeu dhe Evropa f. 176-184, 34-47, 70-76, &).

 

2 – Koxhaxhiku

Është menduar gabimisht, që Sfetigradi është në Koxhaxhik (Historia 1959; f. 275), ngatërresë që na e kanë nxitur burimet osmane (Pulaha; f. 46). Por, arsyeja e thjeshtë e ka kundërshtuar gjithmonë këtë, sepse ishin disa pyetje që nuk shpjegoheshin.

– Ku ndenjën 150 mijë, apo më të paktën 120 mijë (Barleti; f. 183) luftëtarët osmanë të Muratit (1448), rreth kalasë së Sfetigradit për disa muaj?

– Barleti thotë: “Kundërshtari [ushtria e Muratit] i kishte ngritur çadrat rrëzë murevet [të kalasë së Sfetigradit] dhe zotëronte pjesërisht fushat nën to” (Barleti; f. 185).

Nën Koxhaxhik nuk ka fusha për të ngritur çadrat ushtria e Muratit; madje fusha të tilla të mëdha, që ushtria 120-160 mijë veta e Muratit të arrijë t’i zotërojë vetëm pjesërisht!

– Skënderbeu (1465) “i solli fuqitë e veta në një fushë shumë të gjerë në krahinën e Sfetigradit, ku kish ardhur e ndodhej Ballabani” (Barleti; f. 453).

Ku ka në Koxhaxhik “fushë shumë të gjerë”?! Madje aty nuk ka as “shumë të ngushtë”.

– Në përpjekjen për qytetin e Sfetigradit Skënderbeu “prishi e rrënoi çdo gjë frytdhënëse që ishte rreth qytetit, u hoqi të rrethuarve gjithë fushën nga duart e nuk u la asgjë përveç mureve të zhveshura” (Barleti; f. 88).

Rreth Koxhaxhikut nuk ka fusha, prodhuese dhe as joprodhuese.

– Sfetigradi “ndodhej në krye të një mali thikë” (Barleti; f. 190).

Koxhaxhiku nuk është në krye të malit; ai është në shpatin e malit.

– Nga Sfetigradi fillohet “hyrja për në Epir”(Barleti; f. 180).

Nga Koxhaxhiku nuk fillohet asnjë hyrje drejt Epirit (Epiri – shteti i Skënderbeut). Koxhaxhiku nuk është në rrugë lëvizjeje (të ushtrisë). Asnjë rrugë nuk kalon nëpër Koxhaxhik. Edhe për mundësinë e lëvizjes nëpër luginën e Drinit të Zi, zor që mund të thuhet se Koxhaxhiku ‘e ka nën vëzhgim’. Nga sa shkruan Barleti, nuk na rezulton që të ketë lëvizur ndonjë ushtri osmane në segmentin Strugë – Rahonik (nëpër luginën e Drinit të Zi).

– Sfetigradi është “portë… e Epirit” (Barleti; f. 180).

Koxhaxhiku nuk ka lidhje me drejtimet dhe kalimet e ushtrisë osmane drejt territoreve të brendshme të Epirit.

– Skënderbeu “u nis… për në Sfetigrad, ku e dinte se armiku kishte për të ngritur çadrat”(Barleti; f. 184).

Asnjë logjikë nuk mund të konkludojë, që Murati do vinte në Koxhaxhik, ku do të ngrinte çadrat. Logjika më e qartë, dhe më e arsyeshme (nëse do mendonim që Koxhaxhiku ishte Sfetigradi), do konkludonte që, Murati do t’i ngrinte çadrat në Dibër të Epërme, në Oronik.

– Sfetigradi ishte në një mal të lartë “i dukshëm nga të gjitha anët” (Barleti; f. 78). Koxhaxhiku përkundrazi, është i vendosur në një shpatinë mali, që sheh vetëm në drejtim të perëndimit, dhe është i dukshëm vetëm nga ky drejtim. Për një specialist, mjafton fakti që, Koxhaxhiku nuk sheh nga lindja dhe juglindja (hyrja e osmanëve për në Epir), për të na bindur që ai nuk mund të jetë Sfetigradi.

Po shtjellojmë një logjikë:

– Oroniku pranë Ohrit (Orovnik në aeroportin e Ohrit), ishte Dibër e Epërme.

– Gjithashtu, Barleti shkruan se, Skënderbeu (1448), pas një përplasje me ushtrinë e Muratit (që kishte rrethuar Sfetigradin), pasi e dëmtoi rëndë atë, për të siguruar ushtrinë “u ngrit e shkoi me gjithë plaçkat e forcat në Dibër të Sipërme, ku ngriti çadrat në një vend shumë të sigurtë, 15 mijë hapa larg armikut” (Barleti; f. 202).

A ka mundësi që, Skënderbeu të shkonte me gjithë ushtrinë në Dibër të Sipërme (në Oronik), kur 150 mijë osmanë, kishin rrethuar Koxhaxhikun? Është krejtësisht brenda logjikës, që turqit para se të rrethonin Koxhaxhikun, kishin të tyre Dibrën e Epërme (Oronikun)! Gjithashtu, Koxhaxhiku është rreth 35 km (në vijë ajrore), larg Oronikut.

Edhe pasi Murati, e pushtoi Sfetigradin (1448), Skënderbeu vazhdonte të përdorte Oronikun si kamp ushtarak (Barleti; f. 452, &). Nëse, Sfetigradi do të ishte në Koxhaxhik, Kastrioti nuk mund ta përdorte Oronikun, si kamp me çadra e shatore, aq më shumë që dhe Ohri ishte në duar të osmanëve (do ishte mes dy zjarresh).

Ka shumë e shumë fakte, dhe kryqëzime rrethanash, që e largojnë Sfetigradin nga Koxhaxhiku, sa nuk besoj që ka arsye të merremi me të.

 

3 – Sopotnica

Në librin “Historia e popullit shqiptar”, në katër vëllime, e vitit 2002, shkruhet: “Luftëtarët e Skënderbeut… çliruan… dhe kështjellën e Sopotnicës (Sfetigradit)”(Historia 2002; f. 400), dhe më poshtë, po ky libër sqaron: “Osmanët qysh në fillim, kur në fund të shekullit XIV e pushtuan për herë të parë Sopotnicën, e riemërtuan Demir Hisar”(Historia 2002; f. 410). Sopotnica është në veri të Demir Hisarit, rreth 9 km në vijë ajrore.

Janë shumë të dhëna logjike, si dhe kryqëzimi i të dhënave që japin Barleti dhe Frangu, që na e largojnë vendndodhjen e Sfetigradit nga Sopotnica e Demir Hisarit:

– Sopotnica, nuk është në rrugë të vetme kalimi, nga territoret lindore osmane, drejt Epirit (territoreve të Kastriotit). Madje, saktësisht lugina në jug të Sopotnicës, vazhdon për në perëndim drejt Epirit, si një mundësi e dytë, e cila del në jugperëndim të Kërçovës. Pra, nuk mbulon as hyrjen kryesore drejt Kërçovës (Kërçova ishte në duar të turqëve).

– Sopotnica, nuk ka lidhje me hyrjen kryesore drejt Epirit (rruga Egnatia), mundësia e lëvizjes nga fusha e Pelagonisë (Manastiri), drejt Ohrit.

Kjo është shumë e rëndësishme.

Pikërisht, me rënien e Sfetigradit, u hap shtegu i lëvizjes së ushtrive osmane, drejt Epirit, nga jugu. Deri në vitin 1448, viti kur Sfetigradi ra në duart e turqve, asnjë ushtri osmane nuk ka synuar Epirin, nga Ohri (Kica, Beteja e parë 2019; f. 73-74). Barleti shkruan që, Skënderbeu duke ju folur sfetigradasve, u tha: “fati [i atdheut] varet nga ju, sepse nga ju do t’ia filloi Murati hyrjes në Epir. Ju, që t’jua them vetë rrezikun që ju pret, do të ju sulmojë të parët tërbimi barbar, me qëllim që pastaj së këndejmi, si nga një portë e rrënuar e Epirit, t’i lëshohet gjithë vendit” (Barleti; f. 180). Sopotnica, nuk shtrihej rreth rrugës, nga do të lëvizte Murati.

Që, Murati të sulmonte Epirin, nuk kishte përse të shkonte në Sopotnica (30 km në veriperëndim të Manastirit, në vijë ajrore), rruga e tij ishte nga Manastiri në Ohër, drejt Krujës, rrugë që nuk ka lidhje me Sopotnicën.

– Mali i Sopotnicës, ku pretendohet që ishte kalaja e Sfetigradit,ështëi pasur me burime. Ndërsa, Barleti shkruan që,“Qyteti [i Sfetigradit] ishte malor e i ndërtuar në majë të një shkëmbi shumë të lartë, pa asnjë burim uji brenda” (Barleti; f. 220).

Po shohim me kujdes, një përshkrim të Barletit: Skënderbeu (1448) pas një përplasje me ushtrinë e Muratit (që kishte rrethuar Sfetigradin),pasi e dëmtoi rëndë atë, për të siguruar ushtrinë “u ngrit e shkoi me gjithë plaçkat e forcat në Dibër të Sipërme, ku ngriti çadrat në një vend shumë të sigurtë, 15 mijë hapa larg armikut” (Barleti; f. 202).

Sopotnica, ndahet nga Dibra e Epërme, nga vargmali i Plakenit (Plaćenska Planina). Që, Kastrioti të shkonte nga Sopotnica në Dibër të Epërme, duhej të kalonte vargmalin e Plakenit. Nuk mund të kryhet, kjo lëvizje e Kastriotit (nga Sopotnica në Dibër të Epërme), dhe nuk ka se si të bëhet, në kuptimin për tu siguruar nga armiku. Nga Sopotnica, Kastrioti duhej të shkonte në jug të Kërçovës, e më tej të merrte rrugën Kërçovë – pellg i Strugës, ose të shkonte në Demir Hisar (apo Pelagoni), e më andej nga Manastiri të lëvizte drejt Ohrit, pra për tu larguar, duhet të kalonte nëpër kampin e armikut (drejt Demir Hisarit, apo Pelagonisë), ose nëpër territore në zotërim të turqëve (Kërçova së bashku me ngushticat në jugperëndim). Duken si gjëra të imëta, dhe pa rëndësi, por lëvizjet e ushtrisë, duhet të shpjegohen me logjikë.

Sfetigradi ishte në terren shkëmbor dhe në një mal thikë, ndërsa Sopotnica është mal jo i ashpër dhe me pjerrësi të butë. Distancat në shifra, që do t’i shtjellojmë më poshtë, nuk përputhen me Sopotnicën. Sopotnica, është shumë larg kufirit të shtetit të Kastriotit (të dhënë që do ta shpjegojmë më poshtë), realitet që për kapacitetet dhe burimet e Skënderbeut, e bënte të pamundur praktikisht, ta mbante me furnizime, shërbime, marrje dhe dhënie informacioni etj (me “është shumë larg kufirit të shtetit të Kastriotit” – është fjala për largësi rruge lëvizjeje, jo për distancë ajrore). Kërçova,ishte në duar të osmanëve, dhe që Skënderbeu të shkonte në Sopotnica, duhej të kalonte ose nga Kërçova, ose nga Manastiri dhe lugina e Pelagonisë, territore gjithashtu të osmanëve. Ka dhe shumë e shumë rrethana të tjera, të imëta, që përshkruan Barleti për Sfetigradin, që nuk përputhen me Sopotnicën, dhe që e përjashtojnë mundësinë, që kalaja e Sfetigradit të ishte në Sopotnica.

 

4 – Kalaja e Sfetigradit ishte në malin Peristeri

Nga studimi i terrenit, dhe sipas shpjegimeve që bën Barleti, në të gjitha faktet dhe rrethanat që përshkruan, rruga Kërçovë – pellg i Strugës, nuk është shfrytëzuar nga ushtritë osmane (me përjashtim të rasteve të veçanta). Kjo mundësi lëvizje e ushtrisë, ka qenë më shumë ‘rrugë pa rrugë’, sesa rrugë. Ajo, ishte një mundësi lëvizjeje, nëpër shtigje të ngushta, që mund të jenë fatale për ushtrinë sulmuese. Ushtritë osmane, përgjithësisht, nuk kanë hyrë nëpër shtigje të ngushta.

Ndërsa, rruga Egnatia (flas për segmentin pellgu i Strugës-Manastir), ka qenë rrugë e vjetër Romake, dhe mundësi lëvizjeje, që e kishte fituar statusin “Rrugë për lëvizjen e ushtrive”. Prandaj, arsyetoj që, për të lëvizur nga Manastiri, në Dibër të Epërme (Ohër, Oronik, pellgu i Strugës etj.), ushtritë osmane kanë shfrytëzuar pikërisht këtë pjesë të rrugës Egnatia.

Është përfundim logjik, që kalaja e Sfetigradit do ishte në rrugëkalim kryesor nga hyhet drejt Epirit, madje ky vendkalim, duhet të ishte i vetmi i volitshëm.

Dibra e Epërme, (vendi ku arriti Skënderbeu pas shpartallimit të ushtrisë osmane, në betejën afër Nishit, nëntor 1443), ndodhet “në kufijtë e tribalëve, 70 mijë hapa [105 km]larg Krujës”, (Barleti; f. 65). Me shumë gjasa, kjo Dibër e Epërme, që ndodhet “në kufijtë e tribalëve, 70 mijë hapa larg Krujës”, shtrihej nga në veri të Ohrit, e deri në krahinën, që sot quhet Debarca (territoret në perëndim të vargmalit të Plakenit, si dhe duke pasur nën kontroll dhe pjesë të rrugës Egnatia, Ohër-Resnjë). Në fakt, e matur nga Google Maps, distanca Krujë-Dibër e Sipërme (afër Ohrit) ështënga 90 deri në 105 km.

Muzaka, i quan Dibër, gjithë territoret rreth Ohrit: “Është një vend që thirret qyteti i Ohrit e që quhet Dibër, i cili zotëron një tokë që jep më shumë se 12 mijë dukate floriri” (Hopf; f. 290).

Ushtria (e Hamurit dhe Sinamit, 1458), shkruan Barleti: “kishte ngulur çadrat pranë Alhrias (Ohrit), …rreth 10 mijë hapa larg kampit të Skënderbeut” (Barleti; f. 382), i cili ishte në Oronik. “Distanca Krujë-Oronik (afër aeroportit të sotëm të Ohrit), është rreth 60 mijë hapa (90 kilometra)” (Kica, Beteja e parë 2019; f. 45), ndërsa, distanca Krujë-Dibër e Epërmenë kufijtë e tribalëve,është 70 mijë hapa larg Krujës (rreth 105 km). Pra, distanca nga Oroniku (pjesa perëndimore e Dibrës së Epërme afër Ohrit), deri në Dibra e Epërme në kufijtë e tribalëve (afër vargmalit të Plakenit), është rreth 10 mijë hapa (15 km).

Dibra e Sipërme, shkruan Barleti: “përveç Sfetigradit, mu në kufi, në hyrje të Maqedonisë, s’ka ndonjë qytet apo qytezë tjetër” (Barleti; f. 66). Pra, Sfetigradi është “mu në kufi, në hyrje të Maqedonisë”, në kufirin Dibër e Epërme-Maqedoni, në kufi Epir-Tribalë (bullgarë). Gjithashtu, Barleti shkruan se, Sfetigradi ishte “qytet që ndodhej pranë kufivet të barbarëvet” (Barleti; f. 179) [tribalëve, bullgarëve]. Pra, në konceptin që ne krijojmë me këto të dhëna, Sfetigradi ishte skaji më i largët i Dibrës së Epërme. (Këtu shohim që Barleti e çon kufirin e Dibrës së Sipërme deri në Sfetigrad)

Për largësinë Krujë-Sfetigrad, kemi një të dhënë nga Dhimitër Fragu, i cili shkruan se Sfetigradi “ishte 58 milje larg Krujës”[rreth 93 km](Frangu; f. 98), e dhënë që nuk përputhet me Barletin.

Ndërsa, Barleti shkruan që Sfetigradi,“mbante nga Kruja 400 e 80 stade pothuaj” (Barleti; f. 184). Kjo e dhënë e Barletit, nuk është shumë e kuptueshme për ne. Masa stad,është jo shumë e qartë, dhe shumë relative.Stadioni (στάδιον – greqisht) ishte gjatësia e pistës së garave të vrapit në Lojërat Olimpike të Greqisë së lashtë. Duhet të themi, që në zona të ndryshme të Greqisë, gjatësia e pistës së garave të vrapit ishte e ndryshme. Gjithashtu, në kohëra të ndryshme dhe në shtete të ndryshme, gjatësia e stadit ka qenë e ndryshme, të cilën e interpretojnë si distancë nga 150 deri në 230 metra, ndërsa mesatarisht e marrin si distancë nga 185 deri në 210 metra. Në origjinë,  një stadështë distanca që bën njeriu, duke ecur normalisht, nga dalja e rrezes së parë të diellit, e deri në daljen (lindjen) e plotë të tij. Pra, stadi është distancë që shprehet në sasi kohe lëvizjeje. Edhe Barleti me formulimin që,“Ishte duke kaluar nata, kur ushtrisë iu dha shënja për tu nisur. Prandaj, të nesërmen mezi gjatë rojës së dytë të natës arritën e zunë vënd rreth 7 mijëhapa larg qytetit, sepse Sfetigradi mbante nga Kruja 400 e 80 stade pothuaj”(Barleti; f. 184), lë më shumë idenë e kohës që duhej për të arritur ushtria nga Kruja në Sfetigrad, sesa distancën në shifra Krujë-Sfetigrad.

Në fakt këto të dhëna (që parashtruam për distancën Krujë-Sfetigrad),duke qenë jo shumë të qarta, sjellin ngatërresa në të kuptuar, dhe mbetemi konfuzë.

Barleti, shkruan që Skënderbeu (1448) pas një përplasje me ushtrinë e Muratit (që kishte rrethuar Sfetigradin),“u ngrit e shkoi me gjithë plaçkat e forcat në Dibër të Sipërme, ku ngriti çadrat në një vend shumë të sigurtë, 15 mijë hapa[22-23 km] larg armikut”(Barleti; f. 202). Që të mos mendojmë, që në këtë distancë të Barletit, mund të ketë ndonjë gabim, po sjellim dhe një të dhënë tjetër prej tij: “çadrat e tanëve ishin larg së andejmi (Sfetigradit – R. Kica), pak më shumë se 120 stade” (Barleti; f. 245). Këtu jemi menjëherë pas rënies së Sfetigradit në duart e turqve. Skënderbeu “thuajse pjesën më të madhe të atij dimri e kaloi nën shatore bashkë me rojen në hyrje të Maqedonisë” (Barleti; f. 245). Kuptohet që, ky vend ishte në Dibër të Sipërme, afër Oronikut, sepse “Dibër e Sipërme [ishte vendi] ku [Skënderbeu] e kish zakon të mbante kampin dhe shatoret” (Barleti; f. 298). Distanca “pak më shumë se 120 shtade”, përafërsisht kuptohet tek 22-23 km. Pra, Sfetigradi është 22-23 km, larg ‘Dibrës së Sipërme në kufijtë e tribalëve’. Gjithashtu,(siç e thamë dhe më lart) thotë që distanca Krujë-Dibër e Epërme(Dibër e Epërme në kufi të tribalëve) është“70 mijë hapa” [105 km] (Barleti; f. 65). Me këtë ne konkludojmë, që Sfetigradi ishte rreth 127-128 km, larg Krujës. Të matura nga Google Maps, këto distanca që shkruan Barleti (Sfetigrad-Dibër e Sipërme, dhe Krujë-Dibër e Sipërme) përputhen me të vërtetën.

Nëse shkojmë rreth 15 mijë hapa (22-23 km), më tutje ‘Dibrës së Sipërme në kufijtë e tribalëve, 70 mijë hapa larg Krujës’ (nëpër rrugën Egnatia, në kuptimin duke u larguar nga Kruja), arrijmë në malin Peristeri (maqedonisht Pelisteri), në lindje të Resnjës (maqedonisht Resne), mal i cili shtrihet rreth 30 kilometra në perëndim të Manastirit. Rruga Egnatia kalonte nga Ohri, në qafën veriore të malit të Peristerit (qafa që ndan malin Peristeri me malin Bigla, mali më jugor i vargmalit të Plakenit), e shkonte në Manastir.

Gjon Muzaka duke u shprehur për kufinjtë e Shqipërisë në shekullin e XV, që janë dhe kufinjtë e shtetit të Skënderbeut, thotë: “në një vend që quhet mali i Peristerit, ku është një burim me emrin Dobrida, aty ndahet Shqipëria me Bullgarinë” (Hopf; f. 281). Ky burim me shumë ujë, me shumë gjasa është ajo që sot quhet Turska Cešma, që është rreth 400-500 metra në lindje të qafës së malit Peristeri.

Lorenzo Viezzoli S. J, në “Shqypnija njoftime gjeografike, shtetistike-administrore”, duke folur për rrugën Egnatia, shkruan: “E përmênduna udhë «Egnatia», e vetmja qi u ndërtue prej Rromakve, prej nji detit në tjetrin… Kjo niset prej Durcit, terthuron vargun e Jabllanicës tuj prekë 1000 metrat; ulet n’Oher mandej kthen në përpjetë deri 1000 metra për me kalue kreshten e Peristerit, e terthuron disá vargje tjera para se me marue në Selanik” (Viezzoli; f. 156).

Fjala kreshtë, kur përdoret për një vendkalim mali (apo vargmali), ka kuptimin e majës së qafës, d.m.th., pjesa më e ulët e një qafe mes dy malesh, që lidh dy ultësira (Kica, Betejat Valkale, 2020; f. 58).

Kreshta e Peristerit (maja e qafës), 1175 metra lartësi, është qafa që ndan malin Bigla (në veri), me malin e Peristerit (në jug); dhe që lidh (me rrugën Egnatia) pellgun verior të liqenit të Prespës (në perëndim, ku ndodhet qyteti i Resnjës), me një shpatinë pak të pjerrët (në lindje), që shtrihet në anën perëndimore të Manastirit.

Ekspedita e parë për tu ngjitur në majën shkëmbore të malit të Peristerit, që u tentua nga R. Kica, autori i këtij materiali, në mars 2021, dështoi për shkak të borës në malin Peristeri.

Ekspedita e dytë, më 3 maj 2021 (që u bë nga unë, R. Kica, i shoqëruar nga dy miqtë e mi, Prenush Paloka dhe Zija Koleci, si dhe nën shtytjen e mikut tim, Sali Onuzi), pas një ngjitje të vështirë në anën juglindore të malit Peristeri, nga fshati Malovishta, dështoi për tu ngjitur në majën shkëmbore, për shkak të terrenit shumë të vështirë. Pasi kaluam brezin e parë shkëmbor ngecëm shumë keq, sa e quajtëm veten me shumë fat, që ia dolëm të zbrisnim.

Ekspedita e tretë, më 9 maj 2021 (që u bë nga unë, i shoqëruar nga Prenush Paloka, ish alpinist), përfundoi me sukses, duke u ngjitur në majën e malit të Peristerit (Vrateška), nga fshati Malovishta.

Sfetigradi, ishte në një mal të lartë “i dukshëm nga të gjitha anët” (Barleti; f. 78). Mali i Peristerit shikon në të gjitha anët, si nga lindja fushë-shpatinën pak të pjerrët (mbi 10-15 kilometra katrorë në perëndim të manastirit), dhe hapësirën drejt lindjes deri në Manastir e Pelagoni; po ashtu dhe nga perëndimi, fushën mbi 30 kilometër katrorë të Resnjës dhe hapësirën në drejtim të Ohrit (malet Galiçica që janë në lindje të Ohrit); si dhe nga veriu malin Bigla; e nga jugperëndimi drejt liqenit të Prespës.

Në majën shkëmbore të malit Peristeri (2010 metra e lartë, që quhet Vrateška), ishte kalaja e Sfetigradit. Kjo majë shkëmbore ishte (është dhe sot) e rrethuar me shkëmbinj të pakalueshëm (në më shumë se një radhë), në pjesën më të madhe të të gjithë perimetrit, sidomos krahu i jugut dhe anët e lindjes dhe perëndimit. Për tu ngjitur në të ka vetëm një mundësi (dhe kjo shumë e vështirë); në anën veriore, ku ishte (me sa arrita të kuptoj unë)“porta e madhe” (Barleti; f. 235). Ndërsa “porta dibrane” (Barleti; f. 192), me shumë gjasa, ishte në anën e veriperëndimit.

Barleti shkruan që “Qyteti [i Sfetigradit]si fole shqiponje” (Barleti; f. 77),“ishte malor e i ndërtuar në majë të një shkëmbi shumë të lartë, pa asnjë burim uji brenda”(Barleti; f. 220). Nuk ka se si të përshkruhet më saktë maja shkëmbore e malit Peristeri, fiks një fole shqiponje majë një shkëmbi.

Barleti shkruan:“qytetasit kishin bërë një stom duke mbledhur dhe në formë kodre dhe duke e rrethuar vendin me një strehë prej trinash e zunkthash. Për rreth kishin gati një grumbull gurësh e hunjsh me majë, të cilët, për shkak të pjerrësisë së vendit, binin vetë, sapo i hidhnin me shtytjen më të vogël si predha kundër armiqëvet nën të” (Barleti; f. 198).“Por mbi të gjitha lufta bëhej me gurë, që lëshoheshin së sipërmi e binin me një zhurmë të llahtarshme, duke u shkaktuar kështu pa dallim kërdi të njëjtë si luftëtarëvet, si mjetevet të luftës” (Barleti; f. 198). Terreni i majës shkëmbore të malit Peristeri flet siçshkruan Barleti.

Barleti shkruan: “Dhe me të vërtetë, gjendja e qytetit [Sfetigradit] është e tillë, e tillë nga natyra e vendit, sa që të mundet të mos e përfillë kundërshtarin, sado i egërsuar që të jetë”(Barleti; f. 180). Tirani nuk mund ta shtinte qytetin në dorë,“për arsye të vendit të ashpër dhe të paafrueshëm, ku ndodhej. Dhe me të vërtetë, ai ndodhej në krye të një mali thikë që zor t’i afrohej dhe këmbësoria me armatimin me të lehtë” (Barleti; f. 190). I gjithë ky përshkrim përputhet plotësisht me realitetin e majës shkëmbore të malit të Peristerit.

Barleti shkruan: “Dhe me të vërtetë, vendi atje ishte aq i pjerrët sa s’të zinte këmba dhé gjëkundi e s’kishe ku të mbaheshe, veçse me ndonjë litarë të fortë” (Barleti; f. 198).

Sfetigradasit “si mblodhën, pra, një sasi gurësh shumë të mëdhenj dhe pasi i hodhën në të njëjtën kohë bashkë me vaj, uthull e ujë të përvëluar, i flakën në erë kthinat e makinës, e asaj ngrehine prej shkallësh” (Barleti; f. 211).“Natyra e ashpër e vendit nuk lejonte që ajo forcomë të pushtohej nga asnjë forcë dhe nga asnjë mendje njerëzore. Dhe kështu, sadoqë gjithë ajo anë ishte e hapur dhe pa asnjë mbrojtës, mezi mund të bënin përpara, duke u mbajtur me këmbë e me duar, si i thonë fjalës, edhe ushtarët e ngarkuar lehtë, pa lë pastaj ata të armatosurit rëndë”(Barleti; f. 203).“Disa Janiçerë… panë nga ana përballë qytetit një vend të vetmuar… vend i paafrueshëm dhe mali thikë të gllabëronte, kështu që ai mbrohej vetë. Kjo gjë iu njoftua Muratit… ku çoi dhe të tjerë… duke grumbulluar… një ushtri të vërtetë… por u dërmuan të gjithë bashkë më shkallët duke u rrokullisur poshtë gjer në fund të malit, të prishur e të copëtuar aq keq, sa që, kur i gjetën pastaj të vetët, nuk i njihnin dot, nga që s’u kish mbetur më gjëkundi fytyrë njeriu” (Barleti; f. 204).“Vendi fort i mbrojtur dhe gati i paafrueshëm ku ndodhej qyteti”(Barleti; f. 235).“Vendi ishte i siguruar prej vetiu pa pasur nevojë për ndonjë ndihmë luftëtarësh”(Barleti; f. 237).“Rreth mureve s’kishte veç se një rryp shumë të ngushtë që ishte shesh, kurse pjesa tjetër e malit, që vinte menjëherë, ishte fund e krye një rrëpirë e hatashme” (Barleti; f. 237).

Të gjitha këto përshkrime të Barletit, i shpjegon plotësisht realiteti i majës shkëmbore të malit Peristeri, si përgamja homerike. Ne nuk mund të sjellim këtu, të gjitha imtësitë që jep Barleti për Sfetigradin, pormali Peristeri së bashku me majën shkëmbore Vrateška, plotëson gjithçka shkruan shkodrani për Sfetigradin.

Sfetigradi mbrohej nga natyra. Rrethim mbrojtës nga dora e njeriut (mure), kishte vetëm në krahun e veriut. Nga maja e rrafshët (qendra e qytetit) duke u larguar (duke zbritur) drejt veriut, në largësi rreth 50 metra është muri i parë i rrethimit të kalasë. Nga muri (rrethimi) i parë deri tek muri (rrethimi) i dytë, është një largësi nga 10 deri 15 metra. Muri (rrethimi) i tretë është rreth 20 metra larg të dytit. Ndërsa, në anën e perëndimit kjo largësi totale prej rreth 80 metra, shtyhet (duke u ngushtuar) duke shkuar në total mbi 200 metra, dhe më shumë. Sot muret janë të rrënuar plotësisht, dhe si dëshmi të tij kemi vetëm grumbullin e gurëve në formë harkore, me të cilët është e lehtë të kuptohet që janë rrënojat e mureve të shembura. Tre rrethime (mure) ka pasur vetëm në pjesën ballore të veriut; ndërsa duke iu larguar (nga lindja dhe nga perëndimi), diku kemi dy mure e diku një; dhe diku tjetër vetëm mbrojtje natyrore apo copëza muresh që mbyllin shtigje. Sfetigradi (me sa arrita unë të kuptoj nga terreni, gjurmët e mureve dhe gjithë dukshmëritë fizike), kishte formën e presjes së përmbysur, me bishtin nga perëndimi të përkulur drejt jugperëndimit, dhe me terren shumë të thyer, që vazhdon nga maja duke zbritur me pjerrësi të fortë dhe të menjëhershme në të gjitha anët.

Me ç’konceptova unë, në krahun verior të rrethimit të parë (në mes të ballit të veriut), ku ka qenë një portë e murit (sipas shenjave të dukshme të një shtegu në grumbullin e gurëve të murit të shkatërruar me themel), brenda tij dhe ngjitur me të nga ana e lindjes, ka qenë pusi i ujit i Sfetigradit, shkaku i dorëzimit të qytetit osmanëve. Ishte i vetmi vend ku ishte një gropë me dhé, dhe me shenja lagështire. Gjithë pjesa tjetër ishte absolutisht e thatë.

Frangu, duke folur për pushtimin që i bënë osmanët kalasë së Sfetigradit, shkruan: “Pasi e pushtoi qytetin, Murati e shembi nga themelet”(Frangu; f. 100). Pasi turqit e pushtuan Epirin, i rrënuan ato pak mure në majën shkëmbore të malit Peristeri, folenë e shqiponjave, duke zhdukur gjithë shenjat fizike të qytetit të Sfetigradit, së bashku me emrin, dhe historinë e tij.

Në anën lindore të kalasë së Sfetigradit (ngjitur) është toponimi ‘Sveti Spas crkva i bivak’. Sveti Spas – Spasi i Shenjë (Shën Spasi), që është aty thuajse ngjitur. Ndërsa ‘crkva i bivak’ është kishë dhe vendqëndrim, zakonisht i përdorur si strehë për ushtritë (në lëvizje). ‘Bivak’ vjen nga frengjishtja bivouac që do të thotë, vendqëndrim në terren të hapur i trupave ushtarake në ekspeditë (bivacco – italisht; Biwak – gjermanisht). Në luftën për rimarrjen e Sfetigradit, në krah të Kastriotit kanë lufuar dhe galë (Barleti; f. 234), italianë (Barleti; f. 233, 237), gjermanë (Barleti; f. 233, 237), ilirikë (Barleti; f. 233) [ilirikë janë sllavët]. Madje, “shumë prej këtyre [të huajve] qëndruan dhe ngritën atje banesa përngahera” (Barleti; f. 233).

 

Bibliografi:

Barleti; – “Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut”, Marin Barleti, shtypur nga “Mihal Duri” Tiranë 1964, përkthyer nga Stefan Prifti.

Frangu; – “Veprat e famshme e të lavdishme dhe ndërmarrjet fitimtare kundër turqve të zotit Don Gjergj Kastriotit i quejtun Skanderbeg, Princ i Epirit”, shkruar nga Dhimitër Frangu, shtypur nga “Arbëria”, Tiranë 2007, përktheu Lek Përvizi.

Frashëri; – Kristo Frashëri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, jeta dhe vepra”, botimet TOENA, Tiranë 2002.

Historia 1959; – “Historia e Shqipërisë”, në tre vëllime, vëllimi i parë, botim i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, Tiranë 1959.

Historia 2002; – “Historia e popullit shqiptar”, në katër vëllime, vëllimi i parë, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, botimet Toena, Tiranë 2002.

Hopf; – Charles Hopf. “Chroniques Gréko-Romanés”, Berlin. 1873. (p. 270 – 340; “Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi”).

Kica, Beteja e parë e Skënderbeut; – Ramazan Kica Beteja e parë e Skënderbeut (Beteja e Korabit), botim i dytë, 2M PRINTING, 2019.

Kica, Betejat Valkale; – Ramazan Kica, Beteja e parë dhe e katërt e Skënderbeut me Ballabanin, 2M PRINTING, 2020.

Pulaha; – LUFTA SHQIPTARO-TURKE NË SHEKULLIN XV – Burime Osmane, përgatitur për shtyp nga Selami Pulaha, Tiranë 1968.

Skënderbeu dhe Evropa; – (Përmbledhje kumtesash). Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë – ILAR, Tiranë 2006.

Viezzoli; – Lorenzo Viezzoli S. J, “Shqypnija njoftime gjeografike, shtetistike-administrore”, Dora V, e plotsueme e e ndreqme. Botue prej Etneve Jezuit, Shkodër 1923.

Share This Article
25 Comments
  • Këto janë spekullime z. Kica, që e keni bërë edhe një herë tjetër me betejën e Torviollit dhe na nxorët kalanë e Modrisës thellë në Maqedoni. Turqit futeshin në territorin e sotëm të Shqipërisë në Grykën e Vogël, aty ku bashkohen dy lumejtë, Drini i Zi dhe Radika. Pra, vetëm aty të lejon terreni, ndërmjet Malit të Korabit dhe Jabllanicës. Që të ruhet kjo grykë, kalaja duhet të jetë pranë saj, dhe jo me dhjetra kilometra larg që nuk luan asnjë funksion. Këtë kusht e plotëson vetëm Koxhaxhiku, ose Sfetogradi i dikurshëm. Mbasi turqit e rimorrën përsëri Sfetigradin, atëhere Skënderbeu ndërtoi me vëndasit që ishin kalandërtues, kështjellën e Modrisës, aty ku sot ndodhet fshati Modriç, në anë e majtë të rrjedhjes së lumit Drini i Zi. Oliver Shmid, që unë nuk jam dakort për shumë gjëra, këtë e ka të saktë dhe thotë që Skënderbeu ndërtoi për disa muaj në zhegun e vapës kështjellën e Modrisës, në praninë e rrojeve turke të Sfetigradit, në anë tjetër të lumit. Si përfundim mund të them që ju mund të keni gjetur rrënoja si në fotografinë tuaj, por ato nuk janë të Sfedigradit, por të ndonjë objekti tjetër, për të cilën do të ndihmonit shumë po t’a zbulonit. Sfetigradi dhe Modrisa janë të përcaktuara saktë dhe çdo argumentim tjetër rreth këtyre dy kështjellave është spekullim.

    • Vazhdim: ka të dhëna të tjera për Koxhaxhikun, si: 1. Aty sot flitet turqisht, që nënkupton se ka qenë një qëndër turke e rrethuar me shqipfolës. 2. Konsulli rus në Prizren, I.S. Jastrebov shkruan për udhëtimin e tij në Dibër në vitin 1885, por librin e botoi në Beograd në vitin 1904, me titull « Stara Srbija i Albanija », shkruan se : « Dëshiroj këtu të prek dhe këtë, që në Qarkun e Dibrës, në kohë lufte shkojnë përpara të gjithë bashibuzukët e Koxhaxhikut, pas tyre pason flamuri i Kollobardhas, pastaj Gryka e Madhe, e pastaj flamuri i Grykës së Vogël, etj. ». Pra, në atë kohë kishte bashibuzukë në Koxhaxhik, ose ushtarë në shqip. Ka fakte të tjera që për mungesë vëndi nuk mund që t’i rëndis. Ka të drejtë komentuesja Flutra për vëndndodhjen e Dibrës së Epërme që e keni vendosur afër Ohrit, që është gabim!

      • Vazhdim: Shtëpia Botuese « Dituria » ka botuar në vitin 2019, librin me titull: « Origjina e gollobordasve të Dibrës (Kalabardhët) », me autor Agim R. Kasa, ku janë renditur të gjitha etapat e mesjetët, me shumë autorë. Aty shkruhet dhe sqarohet mirë se ku ndodhen dy kështjellat Sfetigradi dhe Modrisa, të cilat u bënë të njohura në Europë në atë kohë. Europa i ndiqte me shqetsim sulmet osmane dhe çdo fitore e Skenderbeut bënte bujë. Lexojeni se do të mësoni gjëra që nuk dihen. Libri nuk është vetëm për krahinën në titull, por është edhe se si janë formuar kombet e Ballkanit në veçanti dhe ato të Europës në përgjithësi.

        • Në material mund të ketë gabime, apo pasaktësi, por spekulime jo!
          Ne sot jemi me fat, sepse, për epokën skënderbegiane, kemi një libër të shkruar nga Frangu, kapedan në ushtrinë e Kastriotit, i vetmi shkrues që ka njohur, jetuar dhe luftuar me Heroin. Nëse vëmë në dyshim çka ai ka shkruar, padiskutim që jemi në rrugë të gabuar. Murati, pasi e pushtoi Sfetigradin, e shembi me themel dhe e zhduku qytetin (shkruan Frangu, gjë që e kam shkruar dhe në material). Ky fakt historik përputhet me faktin në malin Peristeri. Koxhaxhiku jo!
          Nuk ka sesi, të kishte turku në dorë Koxhaxhikun (si dhe Ohrin) dhe Kastrioti të mbante çadrat dhe shatoret në Dibër të Epërme (në veri të Ohrit dhe jug të Koxhaxhikut), për të pritur sulmet osmane që vinin nga lindja; sepse, i bie, të qëndronte mes dy zjarresh dhe të priste për të hapur një zjarr përpara, gjithashtu duke pasur një zjarr armik nga
          prapa (rreth 2 mijë turq). [Faktet i kam radhitur në material]
          “Hapi romak” është titull emërtimi gjatësie, dhe është 150 cm.; e shpjegojnë të gjithë fjalorët e latinishtes. [Hapi romak është distanca nga maja e gishtave të këmbës së majtë, në tokë; deri te maja e gishtave në tokë të po këmbës së majtë, në ecje fushore të ushtarit romak]. Mos e ngatërroni me “Step-in” (hap-in), që është 75 cm (gjatësia nga maja e gishtave të këmbës së majtë deri te maja e gishtave të këmbës së djathtë, në marshim fushor e ushtarit romak).
          Kufiri verior i Dibrës së Sipërme (përafërsisht, sipas Regjistrit të vitit 1466) ishte në veri të Bulqizës, duke vazhduar drejt lindjes, në qatë të Qenokut, e duke kaluar në majë të Deshatit, pikërisht aty ku është kufiri mes Rekës së Epërme dhe Rekës së Poshtëme. Ndërsa jë jug, Dibra e Epërme shkonte deri në Ohër dhe Prespë (në juglindje).

  • Z. Kica
    Me beri shum pershtypje studimi jusj . Sipas meje ju jrni bindes dhe i keni qelluar te vertetes .
    Por une num e kam tr qarte se perse e coni dibren e siperme aty ku e kdni vrndosur ne harte. A ka fakte qe dibra ishte atje. Snuk eshte djbra e siperme ne shehrin e dibres dhe ne maqellar e zerqan
    Td falenderoj shum i nderuaf ptofesor

    • Po Flutra. Ka fakte sa te duash. Dibra ka pasur nje shtrirje shume me te gjere se sa sot. Gjon Muzaka e ka shkruajtur qe edhe qyteti i Ohrit eshte ne dibren e Siperme. Atje ku thua ti ne Maqellare ishte kufiri verior i Dibres se Siperme, pra ishte kufiri mes Dibres se Siperme edhe Dibres se Poshtme. Kurse Dibra e Poshtme perfshinte edhe rajonin e Rekes qe eshte mes qytetit te Dibres edhe Gostivarit.

  • Meqenese Sfetigardi lidhet edhe me emrin e Rruges Egnatia, ndoshta do te ishte mire te behej objekt studimi edheper arkeologet shqiptare e maqedonas.

  • Sigurisht nje hipoteze pune dhe si e tille nuk duhet nxituar te quhet qofte e vertete, qofte spekullim.
    Me gjithate terheq vemendje konvertimi i njesise hapa me km: pra besoj se eshte gabim te llogariten 70 000 hapa me 100 e ca km, pasi nuk mund te jene me shume se 40-50 km (1 hap nuk mund te llogaritet me shume se 60-70 cm. Tung

    • 1 hap ishte 150 cm. Prandaj 70 mije hapa jane 105 km. Nuk ka te beje fare njesia matese e hapit prej 150 cm me hapin normal qe ecen njeriu. Kete duhet ta keshe te qarte. Ramazani eshte plotesisht i sakte. Nga Mali i Peristerit shikon fushen e Pellagonise ashtu sic e ka shkruajtur edhe Marin Barleti. Kurse ne fshatin Koxhaxhik te Dibres nuk shikon asnje fushe por vetem malet e Dibres. Nese ke ndonje pyetje mund te me shkruash nje koment.

      • 1 Hap eshte afro 3 feet ,

        Pra 1 Hap eshte rreth 90 Centimeter, ose afro 1 Meter
        Por jo me shume se 1 meter

        • 1 hap romak konsiderohet si nje dopjohap edhe eshte 150 cm.

          Ketu eshte e shpjeguar ne anglisht:

          https://en.wikipedia.org/wiki/Pace_(unit)

          Barleti kur ka shkruajtur me njesine matese hap e ka pasur fjalen per kete dopjohap prej 150 cm sepse ky ishte njesia matese e kohes. 1 hap normal eshte 75 cm kurse 1 hap i njesise matese te kohes se Barletit eshte 150 cm.

  • E mori Osmania, u shqipetarizua. Por mos kini merak, ra Osmania e morri sllavo-komunizmi u sllavizua prape

    • Po qytet shqiptar ishte edhe para ardhjes se perandorise osmane o ti Arben.

      Shqiptare ishin ata qe banonin atje edhe nga Shkupi ne Manastir.

      Por nje fakt interesant nuk e thua asnjehere ti Arben edhe ky eshte fakti qe perandoria osmane qytetet i quante gjithemone me emrin qe e quanin banoret e atij qyteti.

      Shkupi u quajt Üshkup edhe kjo verteton qe Shkupi banohej nga shqiptaret kur erdhi perandoria ne 1390 ne ate rajon te Shqiperise Lindore. Se ne bullgarisht (sllavo-maqedonishtja nuk eshte gjuhe me vete por vetem e njejta gjuhe bullgare qe flitet ne Bullgarine Perendimore edhe ndryshon fare pak nga bullgarishtja standarde qe eshte e bazuar ne dialektet lindore te Bullgarise) Shkupi quhet Skopje. Por banoret e Shkupit ishin shqiptaret edhe prandaj Shkupi u quajt Üshkup edhe jo Üskopje. Nuk u perdore emri sllav Skopje por u perdore emri shqiptar Shkup per emrin e qytetit ne osmanisht.

      Kjo vlen edhe per disa emra te qyteteve te tjera si Dibra, Ohri, Manastiri, Resnja.

      Shqiptaret ne te gjitha trojet ishin para ardhjes se perandorise osmane edhe nuk i moren ato troje nga perandoria osmane sic genjen propoganda e ndyre sllave.

      E kuptove tani Arben?

        • Ky emer eshte bullgar sepse ishte perandoria bullgare 150 vjet. Edhe ne Rumani ka plot emra bullgare por nuk u asimiluan rumunet. Edhe shqiptaret nuk u asimiluan. Shkupi e Ohri emra shqiptare jane edhe ne mesjete shqiptaret banonin ne ato qytete.

      • Dhe pak a shume e njejta tendence, prej kur e la Osmania kete vend, po e shikojme se sa po shqipetarizohen ato troje.

        Kjo nuk do as analiza, sic ben zotrote, por thjesht trurin qe ke ne koke ta vendosesh ne pune.

        • Arsyeja e vetme pse shqiptaret ne disa rajone ne Maqedoni nuk jane me shumica e popullsise eshte sepse nga 1919 deri ne 1941 edhe nga 1952 deri ne 1966 ajo turqia jote beri marrveshjet fameshme per shpernguljen e shqiptareve per ne turqi. Vetem nga Maqedonia ne keto dy periudha u larguan rreth 450 mije shqiptare per ne tuqine tende.

          Po per kete pse nuk flet ti Arben? Cfare mund te thuash per kete?

          • Prape e ka fajin Turqia qe i pranoi, jo sllavet qe ju debuan.

            E degjon veten kur flet, apo qysh.

            Zagaret sic na roberuan ne, roberuan edhe Turqine

            pas renies se Osmanise, o lym kepi.

            Eshte shume e rende nga ana psikike

            kjo qe thua (qe ne fakt eshte problem i gjithe

            popullit te percudnuar shqipetar)

  • Te lumte Ramazan.

    Kufijte e shtetit te Skenderbeut ishin atje ku i ke pershkruar ti.

    Shume nga komentuesit ketu e kane problem per ta kuptuar kete sepse jane te genjyer nga mendimi i gabuar qe Shqiperia gjoja paska vetem 28 mije km² edhe kufijte e Shqiperise gjoja jane vetem kufijte e Londres te 1913.

    Clirohuni o njerez nga ky kompleks i genjeshterte i Londres me kufijte e 1913.

  • Sakte “dibrani”, por duhet kuptuar qe ky “arbeni”, eshte ose neo-otomani Jazexhiu, ose pjelle e tij, ose turli serbo-sllavo-greke. E sigurte eshte qe shqiptar nuk eshte.

    • Dem baba dem, i di rrenjet e mija prej 1,800 me te

      shkruar,

      per me tutje me 2023 hapen arkivat dixhitale te

      Perandorise Osmane, do marr vesh edhe une si

      gjithe populli rrenjet me te hershme prej 1400

      • Patjeter qe ka faj turqia. Po marreveshjet per shpernguljen e shqiptareve pse i beri turqia?

        Pse nuk protestoi turqia per te drejtat e shqiptareve ne Kosove e Maqedoni?

        Nese nuk do kishte ardhur kurre perandoria osmane ne Ballkan, shqiptaret nuk do ishin larguar kurre per ne turqi edhe turqia nuk do kishte si te bente marreveshje te tilla per shpernguljet.

        Por ti Arben mire qe e pranove qe turqia eshte nje shtet kukull i illuminatit ashtu si te gjitha shtetet e botes.

  • Studim profesional me fakte në teren dhe shumë bindës, Ju përgëzoj Zotëri Ramazan Kica për punën që keni bërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *