Shqipëria luan sfidën e parafundit në Grupin G më 6 tetor kundër Spanjës në stadiumin “José Rico Pérez” me një kapacitet prej 30 mijë spektatorësh i cili ndodhet në qytetin e Alicante-s.
Për sfidën në fjalë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë të ditur çmimet e biletave.
Bileta më e lirë për të para përballjen e kuqezinjve kushton 20 euro, ndërsa më e shtrenjta që është në zonën qendrore të stadiumit kushton 60 euro.
Në ndeshjen e parë të luajtur në “Loro Boriçi” Spanja triumfoj me rezultatin 0-2 duke marrë një fitore që i dha kreun të cilin nuk e ka humbur deri më sot.
Shqipëria në dy ndeshjet e fundit kundër Spanjës dhe Italisë ka si objektiv pikët e nevojshme për të arritur objektivin që është vendi i tretë në grup.
