Harrojeni “Balenën Blu”, pasi një tjetër sfidë po rrezikon jetën e njerëzve. E kemi fjalën për filmin “Bird Box”, i cili po përflitet shumë në rrjetet sociale.
Aktorja kryesore është Sandra Bullock. Në këtë film, aktorja luan rolin e një nëne dhe së bashku me dy fëmijët e saj duhet të përballen me disa sfida duke i pasur sytë e mbyllur.
Ka qenë pikërisht kjo skenë ajo që i ka shtyrë edhe shumë persona të tjerë në rrjetet sociale që ta provojnë atë. Ata mbyllin sytë dhe vënë veten në pozitën e personazheve të filmit.
Kjo gjë është konstatuar mjaft e rrezikshme. E mesa duket pas lojës “Balena Blu”, kjo është sfida e re, e cila po rrezikon jetën e atyre që zgjedhin ta luajnë atë.
o.j/dita
