Sfidat “absurde” në TikTok i marrin jetën një vajze adoleshente

Arta Taja

Pasi piu një masë të madhe mjekimesh duke shpresuar të merrte efekte haluçinogjene për t’i postuar online adoleshentja humbi jetën.

Chloe Philips u shpall e vdekur më 21 gusht, pasi konsumoi një masë të madhe tabletash anti-alergjike Benadryl për “lojën” në rrjetet sociale.

Chloe mori pjesë në sfidë për një video në TikTok, dhe të afërmit e saj tashmë paralajmërojnë për rreziqet.

Tezja e Chloe, Janette Sissy Leasure, nga Oklahoma, SHBA, tha: “Kjo lojë duhet të marrë fund pasi po na merr fëmijët ose po na i çon në spital. Nuk dua të shoh asnjë familje tjetër të kalojë atë që po kalojmë ne. Fëmijët mendojnë se ‘nëse atë tjetrin nuk e gjeti gjë, as mua nuk do më gjejë gjë’. Përpiquni të dini çfarë bëjnë fëmijë tuaj”

Ajo tha më tej: “Chloe ishte një vajzë shumë inteligjente dhe një ditë do të shkonte në universitet për t’u bërë avokate. Në këtë rrugë ajo priste puthjen e parë, marrjen e patentës dhe një ditë të vizitonte Parisin”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *