Në 20 janar deputetët i rikthehen Kuvendit, pas pushimeve dimërore, për të nisur sesionin e ri parlamentar. Ndonëse pa shumë projektligje në axhendë, të mbartura nga viti i kaluar, 2014-ta parashikohet intensiv nga politikëbërësit. Por ashtu si e ka faktuar tradita shumëvjecare legjislative , palët ndahen dhe në parashikimet për vitin e sapo nisur. Demokratët e shohin të zymtë 2014-n, ndërsa për maxhorancën, do të jetë viti i ndryshimit të madh.
“Qytetarët do të presin atë që kanë ëndërruar thuajse prej 23 vjetëve pruralizëm, që është ndërtimi i një shteti solid dhe me baza të forta”- tha Saimir Tahiri. “Me gjithë hapat që janë marrë nga maxhoranca kohët e fundit, me keqardhje them se retë po afrohen në qiellin shqiptarë”- tha Florion Mina. “Shpresoj që do jetë një vit që do sjelli pozitivitete për shqiptarët dhe pse gjasat duket se janë mjaft të diskutueshme tashmë”- tha Mesila Doda. “Unë besoj se 2014 do jetë një vit më i mirë, me një qeverisje më të përgjegjshme, më cilësore dhe më të kujdesshme ndaj njerëzve’- tha Valentina Leskaj. “Si profesionist, si ekonomist e shoh me shqetësim vitin 2014. Ka gjasa të jetë një vit nga më të vështirët që kemi përballur.”- tha Genc Ruli. “Viti 2014 do jetë më i mirë se 2013, jam shumë i sigurtë.”- tha Arben Ahmetaj.
Ligji antimafia dhe kodi i procedurës penale, të njohura ndryshe si paketa antikorrupsion, do të jënë të parat në tavolinat e punës në komisionet parlamentare. Për shkak të zgjehdjeve vendore të mesit të 2015-tës, këtë vit duhet të nisë dhe puna për reformën territorial dhe atë zgjedhore. Ndërsa qershori do të jetë testi i parë i Tiranës zyrtare para Brukselit, nëse do të arrijë ose jo të sigurojë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. AS

Asnje reforme nuk do te jete e plote pa reformimin e Kushtetutes se RSH, e deformuar per t’i sherbyer pushtetit personal te ish-kryeministrit Ali Baba Saliut dhe 40 krimineleve e hajduteve te cetes se tij, qe edhe sot kane ne dore kupolen me te larte te shtetit.
sfida e politikes shqiptare eshte pastrimi i prokurorise gjykatave.policise administrates nga militantet e saliut,mbajtja e premtimeve dhe futja e njerezve te ndershem ne pune dhe jo kodoshe partiak pa asnje lidhje me detyren qe mund te kryejne.te merret pak shembull dhe tek LSI qe po i puneson njerzit e saj.
Nuke ka nevoj per shume sfida…..te realizohet vetem nje: te arrestohet Sali Berisha me femijet dhe gjithe deputetet e tij….dhe ca nga p.s……te ulet numeri i politikaneve dhe pastaj te gezoj populli…Gezuar.
Ky avaz ka vazhduar e do te vazhdoje,e ky kuvend me kujton thenien e Fan Nolit ne 1924:
” Parlamenti eshte nje salle e madhe,me gazra mbytes dhe helmues,ku mblidhen baballaret e kombit dhe bejne eksperimente mbi racen e vet”