Sfidat e Prokurorisë, Çela: S’ka burime njerëzore, rrezik fragmentarizimi

J L

Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka ngritur si shqetësim mungesën e burimeve njerëzore në organet e drejtësisë.

Në aktivitetin mbi Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme, Çela u shpreh se magjistratët po largohen si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar.

Në këtë konferencë marrin pjesë edhe Luigi Soreca, ambasador i delegacionit të Bashkimit Europian, Yuri Kim ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bernd Borchardt ambasador i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Po kështu, të pranishëm janë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,  Arben Kraja.

“Organet e drejtësisë po ballafaqohen me mungesa të theksuara në burime njerëzore për shkak të largimeve të magjistratëve nga procesi i rivlerësimit kalimtar, ndërkohë që një pjesë e madhe e magjistratëve janë ende në proces apo nuk e kanë nisur procesin. Shtimi i ngarkesës së punës në çdo prokurori ka krijuar një situatë emergjence, pasi ndërsa jemi në vitin e katërt të reformës, ende nuk ka një perspektivë të qartë se kur sistemi do të funksionojë me kapacitete të plota”, tha ai.

Çela foli edhe për sfidat e Prokurorisë, duke u ndalur tek koncepti i pavarësisë.

Sipas tij ekziston rreziku i fragmentarizimit të aktivitetit hetimor.

“Prokuroria është organi që ka pësuar ndryshimet më drastike nga reforma. Decentralizimi dhe pavarësia e prokurorëve u vlerësuan si zgjidhjet më të mira për ta bërë prokurorinë efikase, ndërkohë që gjykatës i është dhënë një pushtet edhe më i madh në fazën e hetimit, për të garantuar interesin publik dhe të drejtat e subjekteve. 

Ndryshimi i kulturës së funksionimit brenda një organizate është faza më e vështirë e çdo reforme që synon t’a ndryshojë rrënjësisht atë. Kështu dhe për prokurorinë zbatimi i konceptit të pavarësisë është  sfida më e vështirë për t’u kapërcyer. Raportet e reja që ligji ka krijuar mes drejtuesve dhe prokurorëve kanë krijuar paqartësi brenda zyrave, ndërsa ekziston rreziku i fragmentarizimit të aktivitetit hetimor si rrjedhojë e praktikave të ndryshme në mungesë të një autoriteti centralizues”, u shpreh Çela.

j.l./ dita

Share This Article
12 Comments
    • Nuk eshte radha e pare,neper dogana ,kalime kufitare…. shqipot e shkruajne ne shum vende ne gjuhe te huaj ,shqip te dyten…..pune greqerish dhe vllehesh, qe e kan kapur shtetin shqiptar.Shqiperia nuk eshte me kuqezi.

  • Merni saliun ,muniken,luljeten e co e analisteve te gerdalles sali se ata jane prokurore e gjykates

  • O Kryeprokurori i Edvin Droges:

    KERKOJA BURIMET NJEREZORE GJYSHIT ARANIT CELA

    sepse:

    I gjen ai sa te duash nga radhet e Sigurimit te Shtetit Enverist te Rilindjes Socialiste me Venusa dhe Gerdalla gjakatare qe kane kapluar Shqypnine 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit

    SI NE ASNJE VEND TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE.

  • As ne kohen e Zogut nuk ishte aq keq sac eshte sot problemi me burimet njerezore profesionale per te ber shtet dhe kulturuar nje popull !
    Ky eshte krimi me I madh I politikaneve injorant dhe hajdut qe I kane ber kombit shqiptar !
    Kane ndertuar ne vite ne themel Injorancen korrupsionin dhe Njeriun shkathet mafioz”qe mund te ngjis shkallet e pushtetit deri ne President dhe Qeveri !
    Vend I mallkum

  • Po qysh keshtu more shoke. Nga njera anekriekaqoli tallet me te diplomuarit ne juridik dhe i fton te punojne ne ndertim,nga ana tjeter keta thone se u mungojne burimet njerezore. Po qysh keshtu edhe tani qe u dhane nje grusht me miliona dollaro per reformen ne drejtesi e ju prap gam gam? Ore kjo tregon nje gje ASKUSH PREJ JUSH NUK KA VULLNETIN QE TE BEJE REFORMEN E TE FUS NE BURG PESHQIT E MEDHENJ. Te tjera i keni pallavra ju bashke me shoqen Kim e shokun Soreca. Hajt te fala kriekaqolit!

  • Nderkombetaret te shqetesuar per lojen e aktoreve politike

    mbi skene .
    Prandaj edhe sot kane orgaizuar kte Show ku shprehin

    dobesite ne Aktrim te Trupes qe ata drejtojne ,

    Pololitike- Drejtesi ,per Performancen e dobet te ktyre

    tee fundit .

    Prokurori i Pergjithshem Llall Cela ,

    tregon se njeh terma pyetese qe ven ne dyshim

    pergjigjet e veta 😉

    perse nuk funxionojne si Trup.

    Mugojne aktoret e kualifikuar thote Stallieri Prokurorise ,

    bagetia eshte e semure shume ,

    lopeve i merren kembet ,derrat kan leshuar bishtin

    te varet pas bythes se tij te majme ,

    delet kur blegerine i dalin fijet e barit nga vrymat

    e hundes ,

    dhe Doktori Veteriner qeesh !

    Le pastaj uji i pist ,ter fekale .

    Shqiperia vuan per burime !

    Perse rrijne kta Prokurore ne ato poste , kur nuk i sherbejne qellimit per te cilen jane aty ,por justifikohen ?

    Nuk dijme te kete e Bote Institucione qe thithin Miljarda

    kot ,per te mbushur stallen apo Institucionin

    e quajtur Pallati i Drejtesise ,kur nuk jane te afte

    per ato Poste ?

    Te shkrihet menjiher dhe Miljardat te shfrytezohen

    me ngrit nji Kanun Moderrne Drejtesie pershtatur

    Shekullit qe jetojme ,sepse ,

    eshte e pamundur te vazhdohet keshtu duke shkaterruar Shtetin e mos bere asgje .

  • Ose ne Shqiperi kane mbetur llumi, ose reforma ne drejtesi po kriminalizon edhe njerezit e paperfshire ne korrupsion!?

  • Atehere ne kete rast, me mire te vijne prokuror nga jashte , sesa me njerez te korruptuar ketu, shoqeria jone eshte e infektuar nga kanceri, dhe nuk mund te sherohet pa ndonje ilac nga jashte

  • Se ne, Prokuroria e Pergjitheshme ,

    siedhe SPAK etj ,

    je te ftof ne bythe ne na ka kap keq Grippi .

    Na lini rehat e mos kerkoni me shume nga ne .

    Fajin e ka vet ky popull ,qe kerkon kaq shume nga ne .

    Perse si kerkoni pushtetit ,z.Rama te arrestoje krimielet

    por e hedh topin ne oborrin e Prokurorise .
    Gjasme ne qenkemi te pamvarur hej !

    Kush ju tha juve qe ne jemi te pavarur ktu e?

    Pra jemi prap po aty ku ishim me ambasadore arvizun
    ,

    asgje s’ka ndryshuar .

    Iku Llalla i katundit te Lopcareve ,

    erdhe Llalla qe ka frike te marri nji vendim
    dhe fillo gjen justifikime .
    Pra kjo tregon qarte se gjithcka ishte ni mashtrim .

    Miljonat e Refdormes i kane ndare te gjithe kta qe jane ulur ne Tepsi

  • Imagjinoni kur nji Prokuror i Pergjithshem ,

    deklaron se jane te paafte te beje Drejtesi ne kte vend !

    Te arrijne shqiptaret ,ky popull ,ose ata qe i ka ngel

    akoma ndopak tru e koke ,te kuptojne se perball

    cfar Katastrofe gjenden dhe se e Ardhmja e tyre

    eshte me shume se makabre per femijet e tyre ,

    cohen sonte naten e i copetojne qe nga meta -berisha -.basha etj ,
    por me Prokurori e parlament .

    Aty ka Kolera e dal ga shpella ,s’ka len gje e kembe .

  • KRYEURGJENCA E SHQIPERISE SOT ESHTE SPAK BKH

    – Jo pushime verore pa kurorezuar
    SPAK- BKH

    – Ne nuk kemi drejtesi si mund
    te kemi demokraci ?

    -Jo me gomarin e Nastradinit…
    Ndizni motoret e Benz Boingut

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vraponi burra nuk ka me prite
    Vendimi e Komisionit Evropian per hapjen e negociatave eshte ne Tetor!
    Ne kemi ligje bashkekohore por nuk kemi drejtesi.
    Si mund te pretendojme demokraci kur nuk kemi drejtesi
    “Liri Barazi Vellazeri” ishte shpirti dhe mesazhi madhor i Revolucionit te pare Demokratik boteror atij francez qe jo vetem frymezoi por edhe ndihmoi pavaresine dhe demokracine amerikane si modelin e nenen e demokracise boterore.
    Liria dhe Barazia para ligjit eshte shpirti i saj qe sjell edhe ruan e forcon vellazerine duke perbere se bashku shtyllen e cdo shteti demokratik ne Bote!
    Asnje investitor serioz i huaj nuk rrezikon parate e pasurite e tij ne nje shtet pa ligj e drejtesi, ne nje shtet ku gjykatesit e prokuroret shesin drejtesi e deri sekrete hetmore, ku peshorja e ligjit dhe drejtesise anon nga ana e atij qe paguan me shume, ku shitet e blihet ligji e drejtesia .
    Ka tre vjet qe eshte miratuar me unanimitet Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu e sa pune eshte bere?
    Me shume deklarata, premtime jo ne janar po ne shkurt, jo ne mars po ne prill jo ne po deri me 30 qershor e se fundi Ministrja e Drejtesise Gjonaj dha “sigariqin” e kermillit se SPAK BKH do realizohen ne dhjetor.
    As gjysma e prokureve dhe gjykatesve nuk jane kaluar ne siten e vetingut… 2 a 3 ne jave ne rastin me te mire e nganjehere edhe ne muaj sikur po zbulojne Ameriken!?
    Secili prej prokuroreve dhe gjykatesve ne organet drejtuese e zbatuese te Vetingut e Drejtesise para se te emeroheshin ne to kane pasur neper duar e gjyqe 2 e 3 ceshtje kriminale ne dite kurse tani mezi kryejne dy tre Vetingje ne jave kur krejt informacionet u vijne te gateshme nga hallkat perkatese.
    Po ecin me hapin e gomarit te Nastradin Hoxhes se Anadollit: avash… avash ……
    Mjediset e punes i kane te shkelqyera.
    Paga me te larta se Presidenti dhe Kryeministri
    Aleatet dhe sponsoret strategjuke SHBA dhe Gjermania bejne thirrje per jetesimin e saj sa me pare.
    BE- ja pret kurorezimin e saj!
    Mbi te gjitha populli shqiptar mezi pret venin ne veprim te tyre menjehere. Tu japim deshmine me te forte per hapjen e negociatave per futjen ne familjen tone natyrore Evropen e Bashkuar!
    Shtatori te na gjeje me SPAK- BKH me Gjykate Kushtetuese e Gjykate te Larte, me Prokurore te Pergjithshme !
    Te punohet nate dite jo me hapat e breshkes dhe trokin e Gomarit te Nastradinit dhe te Don Kishotit te Mances !
    Organet drejtuese te Vetingut te zgjohen nga letargjia e ariut dhe rrumpalla e Saliut dhe Like Floriut, qe edhe aty kane minat e veta me sahat.
    Kjo eshte emergjenca kombetare e shqiptareve, e Shqiperise dhe aleateve tane strategjike me SHBA ne krye !
    – Vraponi burra nuk ka me prite ! –
    -Jo me gomarin e Nastradinit…
    Ndizni motoret e Benz Boingut
    … Yes you can !

    From:Alban Dega
    Sent: June 25, 2019 at 3:24:25 AM EDT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *