Gjatë këtyre 25 viteve të demokracisë tonë të re, që unë e quaj ende infantile, drejtësia ka patur ulje-ngritjet e saj, por nga sondazhet e bëra asnjëherë nuk e ka lëshuar kryesimin e vlerësimit si kampione e korrupsionit. Perceptimi i shqiptarëve për gjendjen e saj përherë ka qenë më negativi. Megjithë angazhimet dhe përbetimet e politikanëve, se po luftojnë për ta kthyer drejtësinë në binarët e duhur, për çudi ajo nga viti në vit bëhet më problematike për qytetarët dhe gjithë opinionin shoqëror brenda dhe jashtë vendit.
Dihet se në këto 25 vite drejtësia tek ne ka ecur si ka ecur, por tani e tutje nuk duhet pranuar kurrsesi gjendja në të cilën ndodhet, sepse jo vetëm që nuk mund të ketë kurrë antarësim në BE, por ajo që është më e rëndësishme, ky vend nuk mund të bëjë asnjë hap përpara.
Sigurisht që për të bërë një reformë të vërtetë dhe të plotë duhet ekspertizë cilësore, e cila nuk ka munguar. Dhe puna e mirë që është bërë deri tani nga “Komisioni i Posaçëm Parlamentar Për Reformën në Drejtësi” e vërteton një gjë të tillë. Studimi që ka kryer ky komision është tepër serioz, jo vetëm në përcaktimin dhe analizën e defekteve kryesore të sistemit të drejtësisë dhe çështjeve kushtetuese, që janë të lidhura me funksionimin e drejtësisë, por ka përpunuar dhe rrugëzgjidhjet e duhura, duke dalë në propozime konkrete, për hartimin e ligjeve dhe të amendimeve të nevojshme kushtetuese.
Megjithatë prapë dua të them se ligjet dhe rregullat edhe tani nuk është se i kemi të këqija, sepse ato janë hartuar me ndihmën e specialistëve perendimorë, mbështetur në praktikën ligjore më të përparuar europiane, por kur vimë tek zbatimi, aty fillon dhe çalon puna jonë. Kjo ndodh jo nga mosdija, por nga mosdashja, ose më mirë të themi që i gjithë sistemi burokratik ekzistues është përqëndruar më shumë në plotësimin e interesave personale dhe partiake sesa në kryerjen e detyrave shtetërore dhe detyrimeve ndaj shqiptarëve.
Konkretisht KLD-ja, që me të drejtë konsiderohet si qeveria e gjyqësorit, luan rol shumë të rëndësishëm në të gjitha qasjet ndaj tij. Por ama po të shohim sesi është bërë zgjedhja e anëtarëve të saj, me keqardhje them se rezulton që kemi defekte serioze. Ndaj duhet të kërkohet që kjo të bëhet duke u nisur nga pikësynimi për të përmirësuar gjyqësorin dhe jo nga dëshira për ta sunduar atë. Pikërisht ky mendoj se është guri themeltar në krijimin e një atmosfere serioze në drejtim të përsosjes së gjyqësorit, që mund të na çojë në ndryshimin e fytyrës dhe funksionimit të kësaj strukture. Absolutisht nuk duhet pranuar që KLD-ja të mbrojë apo të favorizojë gjyqëtarë që akuzohen për lirim trafikantësh ndërkombëtarë ose të njerëzve që janë akuzuar për krime të ndryshme. Por ja që çuditërisht deri tani shohim se politika këta lloj njerëzish jo vetëm që nuk ka dashur t’i vërë përpara drejtësisë, por shpesh i ka kthyer deri dhe në heroj…!!
Në gjykimin tim, bazuar në përvojën personale pesëvjeçare të drejtimit të KLD-së, dy janë anët e korrupsionit në drejtësi: ai ekonomik dhe politik. Korrupsioni ekonomik është i njohur, ai lidhet direkt me ryshfetet që kërkohen nga të korruptuarit për të dhënë zgjidhjen sipas interesit të njërës apo tjetrës palë. Ndërsa korrupsioni politik i gjyqëtarëve dhe prokurorëve tanë ka të bëjë me dëshirën e x-it apo y-lonit në promovimin e pamerituar të tyre.
Sigurisht nëse për të emëruar ose promovuar një gjyqëtar do të futej në veprim ryshfeti, me këtë atij i ligjërohet vazhdimi i kryerjes së detyrës po nëpërmjet ryshfetit, si për të larë atë që ka paguar ashtu edhe për t’u pasuruar sipas shembullit të eprorëve të tij. Ky është problem shqetësues i gjendjes reale në gjyqësor, të cilin që në vitin 2006 e kam quajtur korrupsion ekonomik të mpleksur me atë politik.
Të gjithë e dimë që pse synohet gjyqësori nga politika. E para, sepse ata të cilët që nga 92-shi e më pas janë të përlyer, duan mbrojtje. E dyta, sepse ende është gjallë tek ne remineshenca e partisë shtet. Kështu që gjyqtarët, të mësuar në këtë mënyrë, e ndjejnë veten më rehat dhe të mbrojtur nga politika. Pra, në këtë mënyrë arrijnë dhe promovimet e duhura. Shumë prej tyre, sidomos në postet kryesore, kanë kaluar nga zyrat e pushtetit për të mbrojtur pushtetin dhe për të qenë, së bashku me të, pjesë e rrjepjes së shtetit.
Sigurisht që duke qenë larg politika, zgjedhja e gjyqëtarëve dhe prokurorëve do të bëhet në bazë të kritereve morale dhe profesionale. E them në radhë të parë morale, sepse profesionistë në kushtet e sotme mund të gjesh, por është pak më e vështirë të përzgjidhen me cilësitë e duhura morale. Më kujtohet tregimi i gjyqëtarit Pol Magnuson, një mik i hershëm i vendit tonë, sesi ishte bërë pjesë e gjyqësorit. Ai ishte jurist në një shtet në SHBA, një ditë e merr në telefon e ëma shumë e shqetësuar, duke i thënë çfarë ke bërë or bir? Pyetjes së tij pse, ajo i përgjigjet duke i thënë:” se në qytetin tonë ka tre ditë që kanë ardhur rreth 50 agjentë të FBI dhe po gërmojnë për ty nga të gjitha anët”. Magnuson tregon se “edhe unë u habita, por më vonë e mësova që e gjithë kjo kishte qëllim studimin dhe njohjen e gjithçkaje që kishte të bënte me mua, para emërimit tim si gjyqëtar”.
Po kështu dua të përmend edhe një thënie të Pashko Vasës:– Ndershmëria e një gjykatësi apo prokurori është pasqyra më e gjallë që shihet te puna e tij e përditshme, te familja, te pasuria, te jeta e thjeshtë si një nëpunës. Ndaj ai bëri thirrje që në radhët e sistemit të drejtësisë të emëroheshin gjithnjë njerëz të ndershëm, profesionistë dhe me horizont. Por kur ndodhi që në shtypin vendas u publikuan të dhëna se dhëndri i tij ishte mpleksur në një aferë korruptive, Pashko Vasa me kujdes, duke mos nënvlerësuar për asnjë rast shkrimet kritike të gazetarëve, mori kontakt me ta dhe kur u bind për ato që shkruheshin, vendosi me gjakftohtësi largimin nga puna të dhëndrit të tij, duke e detyruar që të shkojë përsëri në Itali së bashku me vajzën e tij, Rozën dhe dy mbesat. Mandej më pas ai u shpreh: “Nuk lejoj të më nxihet fytyra, por dhe zemra para popullit libanez të Bejrutit për të cilët jam betuar se do t’u shërbej me ndershmëri”.
***
Një tjetër problem serioz që duhet shtruar për zgjidhje është dhe seleksionimi i gjyqëtarëve ekzistues. Sepse nuk mund të themi se që të gjithë gjyqëtarët janë të korruptuar. Por ama që ka të tillë dhe që nuk janë pak kjo dihet dhe pranohet nga të gjithë. E megjithatë kjo nuk duhet kuptuar si një kryqëzatë ndaj gjyqëtarëve dhe prokurorëve ekzistues, pasi janë ata që i kanë përballuar gjithë këto vite luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Sigurisht për aq sa kanë bërë.
Por ama sado të mira që të jenë ligjet, nuk janë vetëm ato që e rregullojnë problemin. Kryesorja janë njerëzit, janë ata që i implementojnë mirë ose i deformojnë ligjet, janë ata garancia kryesore se çdo gjë do të rregullohet dhe zbatohet ashtu si duhet dhe kërkohet.
Në qoftë se në sistemin e drejtësisë do të vazhdojnë të qëndrojnë njerëzit, që janë mbartës ose të molepsur me korrupsionin, atëhere mund të thuhet pa frikë se e gjithë kjo punë do të dështojë, ashtu sikurse kanë dështuar të gjitha tentativat e derisotme. Që të kemi sukses në këtë reformë duhet patjetër që të kalojnë në sitë të gjithë gjyqëtarët dhe prokurorët ekzistues. Ata duhet ta argumentojnë pasurinë e tyre familjare. Pasi të jetë kryer ky skanim, ndaj atyre që do të gjenden jo në rregull, duhen marrë masat e duhura. Mandej, pas këtij operacioni të nevojshëm, mendoj se mund të shpresojmë që gjyqësori dhe prokuroria shqiptare do të jenë në gjendje të implementojnë reformën e re.
Tashmë ka ardhur koha të themi se na duhen prokurorë dhe gjyqëtarë që nuk mendojnë për vete, por për vendin dhe detyrën. Do të doja të bëja një krahasim, ne sot na duhen njerëz njëlloj si brezi i luftës, që sakrifikuan deri dhe jetën, jo për përfitime por për lirinë e vendit. Dhe nëse arrihet një gjë e tillë, atëherë mund të themi me plot gojën se kemi një sistem drejtësie të pakorruptuar.
Në projekt reformën që po diskutohet, për të gjitha këto probleme që përmenda, janë dhënë zgjidhjet e duhura ligjore dhe kushtetuese. Tani është me shumë rëndësi, që pasi të vinë sugjerimet dhe vërejtjet e Komisionit te Venecias, politika pa asnjë hezitim t’i votojë ato. E them këtë, pasi edhe me këtë rast mund të kemi hezitime të politikanëve, sepse mund ta them pa droje, që një pjesë jo e vogël e tyre nuk para e kanë shumë për zemër një reformë të tillë. Shenjat po jepen.
Por edhe çështja e avokatëve duhet parë me shumë kujdes. Ata megjithëse janë pjesë e domosdoshme e ushtrimit të drejtësisë, shpesh i shohim të kthehen në rripa transmisioni të korrupsionit në sistem. Po kështu edhe noterët. Të gjitha këto profesione të nevojshme për mbarëvajtjen e sistemit janë kthyer në një rrjet merimangash përfshi këtu edhe përmbarimin.
Po kështu shoh me shqetësim se pavarësisht nga ndryshimet e kompetencave të Presidentit, në strategji nuk përmendet mënyra e zgjedhjes së tij, të cilin e konsideroj si një problem shumë të rëndësishëm. Nuk mund të zgjidhen kontradiktat që vinë si rrjedhojë e veprimeve personale, jo të peshuara mirë, vetëm duke formuluar rregulla dhe ligje që t’i pengojnë, por duke zgjedhur në vendet kyçe njerëz që venë interesat e kombit mbi ato partiake dhe personale. Sado që të bëhen ndryshime kompetencash, kam bindjen se politika në të gjitha rastet do të vazhdojë të përpiqet për ta bërë Presidentin palë të saj. Por kjo mund të evitohet vetëm duke e zgjedhur Kryetarin e Shtetit direkt nga populli. Çuditërisht deri tani tek ne hezitohet për të dalë në një zgjidhje të tillë. S’di pse ngurrohet nga politika kur pothuajse e gjithë ish lindja e zgjedhin presidentin direkt nga populli.
Është për të ardhur keq kur shikon se në situatat e ndryshme politike që janë kaluar në këto 25 vite thuajse përherë kemi pasur nevojë për arbitra. Ardhja e arbitrave politikë të huaj mendoj se duhet të marrë fund. Këtë mund ta zëvendësojë një Kryetar Shteti i zgjedhur direkt nga populli, i pajisur me një mandat popullor për të drejtuar këtë vend.
E them këtë sepse vetëm kështu mund t’i shmangemi në maksimum pazareve partiake. Me këtë rast dua të sjell si shembull, Presidentin Mesiç kur kandidonte për mandatin e dytë. Në atë kohë kandidatura rivale e tij ishte zëvendësja e Kryeministrit Sanader në pushtet. Partia që mbështeste Mesiçin kishte vetëm dy deputetë. Kur e pyeta kryeministrin si do dalë rezultati? Ai mu përgjigj: “do të fitoi Mesiçi, atij në popull nuk mund t’i dalë përballë askush”. Dhe ashtu ndodhi. Mesiç u zgjodh prapë. Populli si parti mund të vlerësojë një tjetër, ndërsa si individ për në krye të shtetit vlerëson dikë tjetër. Pra, duke qenë të pavarur nga partitë politike, në votim njerëzit gjithmonë do të përpiqen që në krye të shtetit të zgjedhin atë që është më i miri.
*Nga kumtesa e mbajtur dje në ceremoninë e dhënies së titullit “Honoris Causa” nga Universiteti “Marin Barleti”

ASHTU SI GJITHENJE , SHQIPTAR I VERTETE . RESPEKT TE THELLE PER JU ,
ZOTI MOJSIU . JU UROJ JETE TE GJATE E PLEQERI TE SHENDETESHME .
Mirnjohje per ish Presidentin Zotin Alfred Moisiu ketij lideri dinjitoz , atdhetar e patriot i devotshen bir i ketij populli . pinjoll i nje familje te madhe qe ka bere e lene gjurme ne historine e vendit . Keshillat qe jep zoti Moisiu jane gati profetike , ku ne themelet e tyre qendroje , Atdhedashuria , Ndershmeria ‘ faqe bardhesia ‘ , aftesia , perkushtimi . si dhe respekti e mbeshtetja mbare popullore e lider shipit si kurse eshte Kryetari i Shtetit i konkretizuar mrekullisht me zotin Stipe Mesiç . apo eshe ne rastin e Projekt Ligjit te Dekriminalizimit ku sugjeron perfishirjen edhe te perligjjes se pronave e pasurise nga poseduesit dhe masat e duhura , nenshkimi , konfiskimi e jo te perligjet pandesheshmeria e banditeve te krimit , duke e anashkakuar me mos marjen pjese te ish te denuarve ne pushtet , Ndersa perligjet ndenjia e shume monstrave per ndenjjen ne pushtet perjetesisht ?! e gjithe kjo gjendje duhetet te ndryshoje detyrimisht .
tresh jek …..nje gur fredo.
Kti plakushit i kan rene trut ne qaf.Gjysen e shurres e ben ne pantallona.
Shko me ri ere Mark se mos ka edhe ndonjë gjë tjetër në brekë,se ky është zanati yt
Ja dhe qeni shurdh qe harron se ka qene 5 vjet President e Kryetar i Keshillit larte te Drejtesise qenka kujtuar sot per Reformen ne Drejtesi kur ka vajtur si perhere te katershja e dominose. Kur ishte vete ne krye te shtetit vetem rreshtore bente ne Pallat te Brigadave duke gajasur personelin me ato nje-dy, nje-dy neper sallone.
Ne drejtesi ka shume gjyqtare te PA AFTE,MILITANTE PARTIE,TE KORRUPTUAR,SHPIRT ZINJ etj,por ka edhe gjyqtare te drejte!
Si ish ushtarak kam bere para 4 vjetesh nje kerkese padi kunder ISSH-se per shkelje te ligjit per pensionin tim te parakohshem,qe nga viti 1996 e deri me sot!
Gjyqtari Gentian Medja i Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Tirane mori nje Vendim haptas ne shkelje te ligjit e te KUSHTETUTES,ndaj meje!
Per mua ai eshte nje gjyqtar i PA AFTE,qe nuk e meriton te punoje ne asnje gjykate!
Per periudhen 3 vjecare,96-98,qe nuk me dhane asnje lek pension,ndonese ligji nr.8087/1996 ishte ne fuqi,ky gjyqtar arsyetoi se nuk me takonte asgje se ishte e PARASHKRUAR,kur vete ky ligj nuk e njeh parashkrimin ne nenin nr.6 te tij!
Por disa gjyqtare te tjere,sidomos te Gjykates se Apelit Tirane,nuk kane vepruar keshtu,por u kane dhene te drejte ish ushtarakeve te tjere sipas ligjit ne fuqi te asaj kohe!
Po keshtu eshte vepruar edhe ndaj shpalljes tone si DEBITORE ne kundershtim me Vendimin nr.33/2010 te Gjykates Kushtetuese,qe na mbajne rreth 2 milion leke secili per cdo muaj!
Pra gjyqtaret vendosin sipas interesit,aftesise dhe korrupsionit te vtyre!
Kete duhet ta percaktojne organet perkatese te vete drejtesise e jo te mjaftohen vetem me ate se cfare do bejne gjykatat e shkalleve te ndryshme me lart!!