Sgarbi prezanton vajzën sekrete: Është shqiptare

redaktor

Vittorio  Sgarbi, një figurë e njohur e artit italian ka zgjedhur revistën ‘’Chi’’ për të zbuluar një sekret që s’e kishte rrëfyer më parë, shkruan gazeta italiane il Giornale.

Kritiku i artit ka prezantuar për herë të parë Albën, vajzën sekrete që pati nga lidhja me një grua shqiptare.

“Alba, vajza ime nuk kishte si të ishte më e mirë, ajo është e aftë, elegante e serioze dhe do të martohet vetëm  në kishë, mundësisht shumë shpejt. Mbi të gjitha është shqiptare, populli që unë preferoj. Gjithmonë i kam mbrojtur shqiptarët nga dashakeqësia e shtypit sepse edhe vetë kam një fëmijë shqiptar’’, është shprehur Sgarbi.

Me një ironi të mprehtë Sgarbi ka paraqitur 17-vjeçaren Alba e cila tashmë mban mbiemrin e babait të saj.

Alba ka lindur nga marrëdhënia me Kozetën, një këngëtare lirike shqiptare.

Shikoni sa e mirë është vajza ime edhe pse unë nuk kam luajtur asnjë rol në edukimin e saj. Kurrë nuk kam dashur të kem familje apo fëmijë, por fati vendosi që të bëhesha prind’’, u shpreh Sgarbi.

Sipas kritikut të artit vajza e tij është studente e përkushtuar në Universitetin e Tiranës.

10

Share This Article
5 Comments
  • Pu cfare gezimi, sidomos tashti qe arritem edhe konsesnsusin per reformen, si thoshte ajo kenga e vjeter “Dy gezime ne nje dite”.

  • Pikerisht per faktin se nuk e ke edukuar ti, mund te kete shansin te jete ndryshe prej teje… te pakten per 90% te se gjithes. 10% prej teje edhe mund t’i marre sepse ne fund te fundit “lirshmeria jote karkateriale” e meriton kete 10% dhe mua me pelqen shume. Pjesa tjeter ca me te thane o Sgarbi, ia fut pordhes…po pickames bile!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *