Quhet Sierra Sandison, është vetëm 20 vjeç dhe është shpallur Miss Idaho, një tjetër kurorë bukurie që i shtohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në të vërtetë, 20 -vjeçarja amerikane ka diçka krejt ndryshe nga mbretëreshat e tjera të bukurisë. Ajo vuan nga diabeti dhe duhet të mbajë gjithmonë me vete një mikrodifusor insuline, çka i mundëson asaj një jetë normale. Pa asnjë lloj hezitimi gjatë konkurrimit, ajo ka sfiduar, duke lënë lehtësisht të dukej aparatin diabetik.
Tashmë heroina e të gjitha vajzave, që vuajnë si ajo nga Diabeti i tipit 1, nuk e ka patur gjithmonë kaq të lehtë jetesën me sëmundjen, sidomos me aparatin e insulinës. “Para se të merrja pjesë në konkurs doja thjesht të injoroja diabetin, duke shpresuar se në këtë mënyrë do ta harroja atë”- është shprehur Miss Idaho. Shembulli i saj është shndërruar kështu në ndërgjegjësim për të gjithë ato vajza që bashkëjetojnë me këtë sëmundje, duke i nxitur ato të mos fshehin difektet, por për t’i shndërruar kështu në pikë force. Në 1999-tën Miss Amerika, Nicole Johnson që vuante gjithashtu nga diabeti, fitoi konkursin kombëtar, por ndryshe nga 20-vjeçarja u detyrua të fshihte pompën e insulinës./A.V
