Procesi i aplikimit për zgjedhjen e anëtarit të Ministrisë së Arsimit nga studentët do të hapet sërish. Përkatësisht në Universitetin e Tiranës dhe atë të Mjekësisë dhe në Universitetin e Gjirokastrës.
Mungesa e kandidatëve për bordet e administrimit të Universiteteve duket se ka detyruar Ministrinë e Arsimit që të rihap këtë proces në tre prej tyre. Në Universitetin e Tiranës, atë të Mjekësisë dhe në Gjirokastër studentët nuk e kanë përzgjedhur ende anëtarin, të drejtë që Ministria ua dha pas protestës së dhjetorit.
Në takimin që zhvilloi me anëtarët e rinj të bordeve të administrimit, Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se procesi i përzgjedhjes së përfaqësuesve nga studentët ka përfunduar dhe deri më tani ka ecur mirë.
“Ky proces ka ecur mirë për shumicën e universiteteve. Kemi arritur ti zëvendësojmë të gjithë anëtarët e bordeve që janë përfaqësues të ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë përveç anëtarit që zgjidhet nga studenti”, u shpreh Shahini
b.b/dita
