Shahini: Do krijojmë “Parlamentin e Nxënësve të Shqipërisë”

Bora Basholli

Në kuadër Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve “1 Qershorit”, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka lançuar nismën më të fundit, atë të krijimit të “Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë”.

Prezantimi u bë nga Ministrja Besa Shahini në një aktivitet festiv të organizuar në sallën e amfiteatrit të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë para dhjetra nxënësve, mësuesve e drejtuesve të shkollave 9-vjeçare e të mesme të ardhur nga të gjitha bashkitë e vendit.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Shahini theksoi rëndësinë e veçantë që Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë (MASR) i kushton fëmijëve e të rinjve të Shqipërisë. “MASR punon për fëmijët e të rinjtë dhe duam që zërat e tyre të dëgjohen e të reflektohen në politikat tona”, u shpreh ajo.

Ajo tha se zgjedhjet e para të këtij parlamenti do të bëhen në vjeshtën e ardhshme me fillimin e vitit të ri shkollor.

Në fokus primar të “Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë”, i cili do të shërbejë si një organ këshillimor pranë MASR, është zhvillimi dhe thellimi i çdo lloj politike që synon drejtëpërdrejtë përmirësimin e cilësisë së jetës së të rinjve në vend, rritja e pjesëmarrjes së tyre në jetën publike, si dhe angazhimi i shtuar i tyre në vendimmarrje.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Para se te krijosh parlamentin e nxenesve,krijo me pare parlamentin e cerdheve,kopshteve,analfabeteve,lypsave,jetimeve,te pa ngreneve, te ngujuarve etj,etj!
    Keto menyra mashtruese i ke mesuar nga super mashtruesi Ramna,qe te duket ne syte e te huajve se eshte njeri perparimtar!
    E kunderta eshte!
    Nxenesit,studentet etj nuk kane nevoje as per parlamente e as per qeverira fallco,por per ARSIM te denje qe t’i beje te afte per jeten!
    Merruni nje here me mesuesit pastaj me nxenesit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *