Nëpërmjet një deklarate për mediat, ministrja e arsimit, Besa Shahini ka ritheksuar se nesër (të martën) të gjitha shkollat në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan do të rifillojnë procesin mësimor. Shahini shtoi se të gjitha shkollat, me përjashtim të dy, janë gati për mësim. Ajo sqaroi se nxënësit ë këtyre dy shkollave që nuk do hapen për arsye sigurie do transportohen drejt shkollave të tjera për të vijuar normalisht edukimin.
Shahini, gjithashtu, bëri me dije se ditën e nesërme procesi mësimor do fillojë me një video të animuar që t’i mësojë nxënësit si të sillen gjatë tërmeteve.
Ministrja e arsimit iu referua edhe lajmit “fake” të mbrëmjes së kaluar, sipas së cilit një tërmet i madh do godiste vendin, dhe që përhapi panik te qytetarët. Ajo tha se do të punohet në kurrikulat mësimore për të edukuar nxënësit për mënyrën se si të dallojnë një lajm të vërtetë nga ai rremë dhe për të luftuar analfabetizmin mediatik
Shahini u shpreh: “Dy ditët e fundit nuk ishin të lehta. Dita e sotme është ditë pushimi për nxënësit për qarqet Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Bëj me dije se dita e sotme e pushimeve për zonat e prekura do të zëvendësohet një ditë tjetër. Nga verifikimet në terren kemi konstatuar se në të gjithë shkollat janë të padëmtuara dhe janë të gatshme për të filluar që nesër mësimin. Shkollat vartëse në Bërxull të Vorës dhe Allgjatë të Tiranës nuk do të hapen nesër për arsye sigurie. Nxënësit do ta transferohen në shkollat qendër dhe iu kemi siguruar transportin që nesër në mëngjes. Në 98 shkolla të tjera, që kanë pasur plasaritje janë rregulluar nga ekipet e bashkive dhe ditën e nesërme do të hapin dyert për mësim. Nesër mësimi do të nisë me një video të animuar, e cila tregon se si duhet të veprojmë gjatë tërmeteve. E para që gjatë lëkundjeve nuk duhet lëvizur jashtë godinës por duhet gjetur një vend i sigurt brenda dhomës ku gjendeni, krysisht nën tavolinë apo duke u mbështetur te një mur i qëndrueshëm.Pasi pushon lëkundja, duhet të sigurohen të gjithë që kanë mbathur këpucë që mbulojnë gjithë këmbën, për shkak se mund të ketë xhama të thyer. Duhet mbuluar pastaj koka me një jastëk apo me një libër dhe ngadalë duhet dalë nga ndërtesa por jo duke vrapuar dhe duke ruajtur qetësinë. Në rrugë sduhet të qëndroni nën dritare por në një mur të qendrueshem. Lëndimet që kanë pësuar qytetarët janë shkaktuar nga stresi dhe ankthi dhe jo domosdoshmërish nga tërmeti. Nuk ka vend për panik dhe ankth dhe dita e nesërme do të jetë ditë mësimi”.
Në vijim, ministrja tha: “Duhet të fuqizojmë kurrikulën mësimore tek nxënësit që të bëjnë dallimin midisi lajmit “fake” dhe atij të vërtetë. Lajmet e rreme duhet t’i luftojmë më çdo kusht. Mbështetuni gjithmonë tek burimi i informacionit dhe mos besoni gjithçka që shihni në portale”.
e.ll./dita

Zonja Ministre
Mos i ngarkoni nxenesit te vleresojne qe lajmi eshte i rreme apo jo.
Ate, ne shumicen e rasteve, nuk po e percakton as drejtesia e jo me nxenesit.
Mos bej politike. Merru sa me shpejt me riparimin e shkollave