Shakaja e dhëndrit anulon martesën, ndërhyn policia

DITA Online

 

Shakaja pa kripë e dhëndrit në altar ka çuar në anulimin e martesës dhe rritjen e tensionit mes të pranishmëve në dasmë.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur të distriktin Turgutlu të Manisas në Turqi, ku pyetjes nëse e pranonte Hatice Koşmanin për grua, Turgut Dinçer Guner iu përgjigj me shaka “jo, është e pamundur të them. Sigurisht që po”.

 

 

Kjo përgjigje është marrë si refuzim dhe deklarim i paqartë nga përfaqësuesi i bashkisë për celebrimin e çiftit, Ali Akça, i cili anuloi martesën.

 

Akça nuk ndryshoi mendim as pas këmbënguljes së madhe të nuses, dhëndrit dhe të të ftuarve në dasmë.

Mosbindja e përfaqësuesit të bashkisë për të celebruar çiftin rriti tensionin në sallonin e dasmës, çka solli edhe ndërhyrjen e forcave të policisë.

Por, Akça nuk u bind as nga këta të fundit dhe celebrimi është shtyrë për një datë të pacaktuar.

 

Pas mediatizimit të madh, në këtë çështje ka ndërhyrë edhe kryetari i bashkisë së distriktit Turgutlu, Turgay Şirin, i cili tha se celebrimin e dy të rinjve do ta kryejë personalisht.

Ditët në vijim shpresoj që atë celebrim ta kryej personalisht dhe çështja të përfundojë me një fund të lumtur.

 

 

Duke justifikuar edhe përfaqësuesin e bashkisë që ka anuluar celebrimin, kryebashkiaku tha se tek këto çështje është e rëndësishme që deklarimi i çiftit të jetë i qartë dhe i paekuivok.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *