Marine Le Pen ka kaluar tre vjet duke zbukuruar diskursin e Frontit Nacional, duke vënë shtresa botoksi për rrudhat raciste dhe ksenofobe të partisë së vjetër të ekstremit të djathit. Në një çast, babai i saj Jean-Marie Le Pen, tetëdhjetëvjeçar, themelues dhe president FN, ka shkatërruar atë strategji me një nga komentet e tij të zakonshme. Të dielën, eurodeputeti i sapo rizgjedhur sulmoi artistët të cilët kritikojnë FN dhe u shpreh në lidhje me aktorin dhe këngëtarin Patrick Bruel, i cili është hebre: “Herën tjetër do ta pjekim në furrë”. Shprehja anti-semite ka çuar dy grupe, pro të drejtave të njeriut për të denoncuar Le Pen në gjykatë. Risia është se “shakaja” ka shkaktuar një situatë të vështirë në Frontin Nacional, ku Marine Le Pen arriti fitore të bujshme në zgjedhjet evropiane, që e bëri partinë e saj forcën e parë politike në vend. Për herë të parë, pasuesja është përballur në publik me babanë dhe i ka klasifikuar si një “gabim politike” fjalët e tij, duke shprehur se duhet të kishte parashikuar që do të keqinterpretohen dhe përfundoi se Froni Nacional “dënon me vendosmëri çdo formë antisemitizmi”. Gilbert Collard, një nga dy deputetë e FN, ka këshilluar z. Le Pen që të veprojë si Mbreti i Spanjës dhe të dalë në pension. Zëvendës Flroian Philipott Florian tha se themeluesi ka përdorur fjalë të papërshtatshme dhe të tepruara, por ka mohuar se ata janë anti-semite. Louis Aliot, partneri sentimental i Marine Le Pen dhe nënkryetari i partisë, tha se fjalët e themeluesit “janë shkatërruese dhe politikisht budallallëqe”. Le Pen ka replikuar me Aliot duke thënë se nëse ka njerëz në fushën e tij që mendojnë këtë gjë, është sepse janë idiot. Kjo polemikë është një goditje e rëndë për imazhin e ndërtuar nga presidentja, e cila që kur mori drejtimin e partisë në 2011-të, siguroi se kampet naziste të vdekjes ishin pika më e lartë e barbarizmit. Në muajt e funti liderja, avokatja 46 vjeçare kishte kërcënuar se do të çojë në gjyq të gjithë ata që lidhin “ekstremin e djathtë” me FN. Këto ditë Marine Le Pen po tenton të formojë një grup në Parlamentin Evropian dhe po has vështirësi serioze për ta bërë pikërisht sepse disa nga aleatët potencial mendojnë se FN është antisemite. Objektivi afatgjatë i Le Pen është të udhëheqë një parti nacionaliste moderne, të respektueshme dhe republikane, të aftë të qeverisë Francën dhe ta zhveshë nga aleancat e vjetra me grupet nostalgjike të dhunshme të nazizmit. / Përgatiti: Ornela Jaupi

Po shqiperia a duhet te kete nje Le Pen?
Ne kemi Griden / Lë Fen(d)… 😉
nous avons “LE SALE”
Nous somes ‘Les Miserables’
Shqiperia nuk ka nevojeper nacionalista pasi jemi te lumtur me komunistet pansllave qe 68 vjet. Shikoni si e kane lulezuar shqiperine duke e “ngritur” ne nvel me Namibine e airene ne Afrike. Me siguri vitin tjeter do na pranojne ne unionin Afrikan.
Aty , deri sa ta dergoni Shqiperine nje miljon e pastaj vashi si pula me 10 zogj.
Shqiperia ka parti te ekstremit te djathte PDNJ-ne greke antishqiptare te Janullatos, Avduli , Bollano & Niko Kaçojani alias Nikolas Gejxh , shqiptaret kane parti kope lideresh internacionaliste qe dallohen per ruajtjen e stabilitetit e paqes ne Ballkan .
Nje sugjerim….ne kete dhe ne cdo rast te ngjashem duhet te citoni qartas qe kete lajm/shkrim e keni marre nga BBC (apo cdo burim tjeter lajmesh) dhe qe eshte perkthyer nga Jaupi