Shakatë e Ramës me Taulant Ballën, Vatikanin dhe sms-të e barinjve

Dita

Shefi i qeverisë Rama ka mbushur me shaka, fjalimin e tij në Durrës për linjën e re të trageteve. Së pari, ai tha se trageti i ri do të nisë punë më 31 korrik, “me rastin e ditëlindjes së deputetit Taulant Balla”, ç’ka krijoi të qeshura tek të pranishmit.

Së dyti, ai e vlerësoi investimin, por theksoi se përfitimet janë edhe për kompaninë: “Për ne është sukses që Grandi Navi Veloci është këtu në Shqipëri dhe përfitimi është reciprok… se nuk ju ka sjellë këtu Vatikani, po interesi ekonomik,” duke sjellë në kujtesë, numrin e madh të emigrantëve shqiptarë që përdorin këtë linjë:

“Shqiptarët janë lundërtarë të paepur dhe pavarësisht anës ekonomike, jemi populli që udhëton më shumë se gjithë të tjerët dhe konsumon më shumë sms se gjithë të tjerët dhe këto janë të mjaftueshme për të inkurajuar të gjithë operatorët në fushën e transportit dhe sidomos ata të telekomunikacionit, se ia kanë parë hairin.

Se edhe barinjtë në malet më të thepisura mezi po presin të fusin 4G në celularët e tyre,” përfundoi ai. Çfarë shakatori…!

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *