Dikur i madhi Fan Noli shkruajti për regjimin grotesk të Ahmet Zogut:
Rroftë Ahmet Zogu, rroftë,
Shakaxhiu i përparimit,
Brez pas breszi u kujtoftë
Si stërnip i Nastradinit!
Këto vagje alegorike kanë një rezonancë të gjithëkohshme, mjafton të ndërrosh ndonjë emër në të… Dhe ja, kështu na kujtohen këto vargje herë pas here, por sot na i solli ndërmend një nga anëtaret më të rëndësishme të kabinetit Berisha, Majlinda Bregu. Kemi të bëjmë me një rast flagrant të shmangies së një takimi shumë të rëndësishëm, siç ishte ai me Komisionerin Europian për Zgjerimin, Stefan Fyle. Pardje Fyle ishte në Tiranë për një veprimatri të shoqërisë civile. Por duke qenë një nga personalitetet më të fuqishme të Brukselit, vizita e tij në Tiranë mori një domethënie të veçantë. Sepse është pikërisht ai që na vë notën kaluese apo moskaluese për proceset e integrimit. Mirë Kryeministri ishte I zënë me një takim në një zonë rurale të Tiranës, po anëtarët e kabinetit të tij ku ishin? Ndër kryesorët që duhej të takohej me zotin Fyle me një perceptim të thjeshtë duhej të ishte ministrja e Integrimit, zonja Bregu. Mirëpo, ministresha jonë e Integrimit na paska pasur një axhendën shumë më të rëndësishme se ajo e takimit me Komisionerin Fyle. Se çfarë takimi më të rëndëasishëm se me Fylen paska patur zonja Bregu, ajo e di. Hë për hë nuk merret vesh! Mirëpo fakti i mostakimit, sepse na le një shije të hidhur. Mos i ka dhënë Berisha ndonjë urdhër? Kushedi! Sepse Fyleja ka shfaqur disa pakënaqësi me qeverinë aktuale lidhur me reformat… Që Fyle gjatë kësaj vizite të fundit në Tiranë i shmangu takimet me pushtetarët aktualë është shumë domethënëse. Majlinda në këtë rast është thjeshjt një viktimë. Ajo nuk mund ta kishte kurajon të refuzonte një takim me Fylen, por i është dasshur të zgjedhë: ose Berishën, ose Fylen! Po të takonte Fylen, do të zemërohej Berisha… Atëherë ministresha jonë që as nuk e shkon nëpër mend një prishje me Berishën ka thënë: Në djall Fyle! Rroftë Berisha!
Që gjithë qeveritarët e sotëm e meritojnë të kujtohen si stërnipë të Nastradinit, nuk ka asnjë dyshim. Pasi të gjithë ata janë shakatorë të përparimit. Porn ë rastin konkret të ministres Bregu, vargjet e famshme të Nolit, mund të përshtaten kështu:
Rroftë kjo Majlinda, rroftë,
Shakaxhesha e integrimit,
Brez pas brezi u kujtoftë,
Si stërmbesë e Nastradinit!
Bregu nuk ka kohë të takohet me Fylen!
Deputetët e PD-së, anëtarë të delegacionit shqiptar në Parlamentin Evropianë, kanë bojkotuar takimin e BE-së në Tiranë në konferencën “Just BE” ditën e pardjesshme në Tiranë. E vetmi i pranishëm në këtë konferencë nga mazhoranca ka qenë Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë të LSI-së, Ralf Gjoni. Sa i përket prezencës së ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, burime pranë ministrisë bëjnë të ditur se Bregu nuk ka mundur të jetë prezent për shkak të angazhimeve të saj dhe axhendës së ngjeshur që ka pasur dje. Deputetët e PD-së që munguan në këtë konferencë kanë qenë Lajla Përnaska, Fatos Beja, Ilir Rusmajli, Shpëtim Idrizi i PDIU-së dhe Kastriot Islami.

Te zgjidhesh si perfaqsuese e intergrimit dhe te perfundosh si sherbetore e Sali nastradinit, vetem tek pseudointelingjenca ndodh
Paske qene naiv i perjetshem o Xhevdet; si thua ti, cfare te bente ministria Majlinda: t’i jepte doren Fyles e te mbetej me gisht ne goje, apo t’ia lepije Saliut dhe ne goje t’i rjedhin milionat?!
A ka mbetur integrimi ne dore te Maja-maja-lindes dhe Sali shpellarit s’ka per tu realizuar asnjehre
Eahte per tu cuditur me kete popull Akoma se ka kuptuar qe si Saliu si Edi nuk duan qe shqiperija te jete anetare e evropes nuk duan jo intergrim por zduan as me i pa me sy evropianet ARSYEJA E VETME -ata si saliu apo edi rama nuk duan te moniturohen nga evropa ata duan te shine leme pa i hyre gjemb ne kembe E pse ta duan evropen shihe me kujdes opoziten qe po ben rilindje kombetare me njerez aninimate pa pike begrame me njerez qe as familja e vet rrezik nuk i voton me njerez qe jan ne kariere ne administraten e saliut -se dhe saliu votat i kerkon nga e majta .por ai ka te drejte se vet eshte i majte dhe e majta po kerkon vota nga e djathta MJER NE ME KETE FAR OPOZITE QE PO I SHERBEN ME BESNIKERI PUSHTETIT QE SESHTE GJE TJETER POR NJE VEGEL QORRE E QEVERISE NJE OPOZITE SAHANLEPIRESE ,E CTE SHKRUASH ME PER KETA morali mjer ne mjer populli zgjidhja NGREHU E MBYTI ME DUART E TUA -THIRRJA VOTONI ALEANCEN KUQ E ZI