“Shakaxhiu ynë i turbullt shtoi mbi pesë anarkitë që ekzistonin, edhe dy anarki të tjera”, fjalimi i famshëm i Fan Nolit në Parlament në shtatorin e 1923

redaktor

Fragmenti i mëposhtëm është i famshëm në mjedisin letrar dhe politik të Shqipërisë. Por sado që ka kaluar shumë kohë që nga vitet ’20 të shekullit të kaluar, kur edhe fjala e Fan Nolit u bë publike, aktualiteti i saj është therrës për vërtetësinë që përcjell.

Dhe ndodh kjo për faktin e thjeshtë se Shqipëria, apo elita politike e saj nuk ndryshon. Është po ajo; hileqare, e paaftë, gënjeshtare, meskine dhe përherë në anakronizëm me kohën. Alibinë e ka kurdisur mire: ky popull nuk bëhet.

Ndaj Shakaxhiun e Përparimit që e hasim shpesh si term që ja ngjisin ndokujt mund ta meritojë secili prej këtyre “burrave të shtetit” që bëjnë nga pak edhe gaztorin e popullit. Po e sjellim fjalën e Nolit jo vetëm për ta lexuar ata që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, por edhe për të lënë të lirë të gjithë të gjejnë aktualitetin e saj te çdo qeveri që ka kaluar këtej pari por edhe te një pjesë e madhe e shoqërisë sonë.

 

Nga Fan Noli

“(…) Nemëni leje tani të përshkruaj, me pak fjalë historinë dhe teatrin, ku Ahmet Zogu bëri dhe vazhdon shakanë e tij. Në konfuzion të përgjithshëm dhe i ndihmuar prej lajthimeve fatale të kundërshtarëve të tij, Ahmet Zogu rrëmbeu fuqinë të cilën po e mban në dorë.

Kjo s’është gjë e zorshme për të bërë, po të merret ndër sy që në vendin tonë mbretëron konfuzioni i pesë anarkive.

E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e popullit.

E dyta, anarkia sociale: këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku.

E treta, anarkia morale: këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë dita-ditës si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor; këtu si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.

E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet e errëta, të shtrembra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit..

Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e ketyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.

Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoi gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofakët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin.

Jemi ngarkuar me barrën të vemë urdhër e rregull në mes të këtyre pesë anarkive. Hodhëm një sy mbi problemin e tmerruar që kishim përpara e na u ngjethën mishrat, po s’u trembëm e iu përveshëm punës.

Qysh mund të hezitonim e të ndruheshim? A ka ideal më të lartë, se sa të nxjerrësh vendin tënd nga shpella e errësirës, ta shërosh nga plagët shekullore, ta lirosh nga thonjtë e nga gërshërët e hydrës së anarkive? A ka ideal më bujar se sa të krijosh e të vesh një racë të re, të fortë e të disiplinuar, me fenë e detyrës në zemër, me diellin e lirisë në ballë e me flamurin e sakrificat për të mirën e përgjithshme në dorë?

Ja një punë për një komb ndërtonjës, për nation-buldier, ja një punë për një trim legjendar, ja një punë për një gjysmë perëndi.

Po këtë punë gjysmë perëndie dhe tiranie e rrëmbeu dhe e mban në thonjtë e tij një shakaxhi i turbullt, i cili mbi të pesë anarkitë që ekzistonin shtoi dhe dy anarki të tjera: anarkinë shtetërore dhe anarkinë ekonomike dhe financiare.

Shakaxhiu vazhdon në fuqi, i ndihmuar prej këtyre anarkive dhe i përkrahur prej shokëve militantë, të cilët s’duan të njohën e të ndreqin lajthimin nistor që bënë kur e vunë në krye të punës.

Shakaxhiu, duke parë që shokët mërziten, e ndryshon nga koha në kohë shakanë, e kabineti e partizanët e tij flenë rehat gjersa shohin që shakaja bëhet më e keqe dita me ditën (…)

Mbetet e mbetet Ahmet Zogu i rrethuar prej kolltukofagësh dhe i qarkuar në shpellën e tij prej mizërie hafiesh e dallkaukësh; mbetet ky shakaxhi që pretendon oksidentalizëm e liberalizëm, kur ushqen në zemër të tij idealet më të errëta të orientit; kur shkel liritë e popullit dhe shkatërron arkën e shtetit për të arrirë qëllimet e tij personale.

Ne deputetët e opozitës jemi të shtrënguar ta ndalojmë këtë shaka. Me çfarëdo mënyre. Ndryshe kjo nuk do të jetë shakaja e fundme e Shqipërisë (…)”

 

—–

Botuar në DITA. Noli e mbajti këtë fjalim më 27 shtator 1923 gjatë sesionit IV të Këshillit Kombëtar ku u paraqit një raport i qeverisë së atëhershme, kryesuar nga Ahmet Zogu. Në emër të opozitës u refuzua kërkesa për votëbesim. 

Share This Article
43 Comments
  • Nuk i heq dot nje presje ……..fatkeqsisht ! Pese anarkite jane kaq aktuale ! Zgjidhja …..mbase han diskutim .

    • Athinasi qe zuri anijen Persiane eshte Sali Brrish dhe Ilir Meta dhe shume Shqiptare te tjere,qe nuk zbresin nga kali pa i vrare!

  • Puna eshte se sot nuk ka me deputete si Noli, po si Gjiknuri psh, apo si Arben Ahmetaj, apo si ai qorri i Delvines, qe vjedh tokat dhe kthehet te shkarkoje Meten.
    Keta jane vemje te ndyra te gjithe. Vetem populli e ka per detyre ta marri persiper kete mision historik. Po e veshtire. Jane mesuar dynjaja parazite qe enderrojne orgjite. Mjafton te shikosh si ndersehen ne shkuma party, dhe mendo qe keta te rinj te nxjerrin Shqiperine nga erresira. Nuk ka erresire per keta. Historia eshte nje budallallek qe nuk hyn ne objektin “qef”, qe behet neper lokalet e Atheut. Atheu eshte qefi, po nuk ka qef, nuk ka Atdhe, dhe o burra te ikim sa me pare

    • Harrove Xhelal Mziun, Ervin Salianjin, Nard Noken, Ed Paloken, flamur Noken, Kujtim Gjuzin, Majlinda Kërpëratën etj etj (te listes se PD dhe aleateve “te djathte”, me qe ajo, nder vite ka qene dhe eshte shume e gjate)

  • Vetem nji shpirt i tille Atdhetari shqiptare ,mundet te ti bente nji Skaner te hollesishem Trupit te Kombit Shqiptarte ,
    sepse i dhimbte shpirti per Shqiperi e donte ta sheronte ate e ngrinte ne kembe …

    Te gjitha Anarkite /Semundjet e renda te Trupit te Shqiperise qe ka analizuar I Madhi Fan S Noli ,

    Kryepeshkopi i pare dhe i vetem i Shqiperise i Kishes Shqiptare Ortodoxe Autoqefale ,,,
    dhe i Perjeteshem ,

    qendrojne
    dhe te gjithe ne si shqiptare i shikojm e jetojme sot
    cdo dite ,
    kto Simptoma qe jane shndruar ne nji Epidemi per Shtetin Shqiptare , Politiken ,shoqerine dhe perseriten her pas here .

    Historia perseritet ,
    ne ate popull i cili nuk ndryshon ,nuk largon gabimet ,te metat e mentalitetin ne shoqeri ,

    pra ate popull qe nuk meson nga Historia .

    Ne cdo Komb qe kane Elita , te cilat nuk lejojne perseritjen e Historise e gabimeve te se kaluares ,
    analizojne gjithcka i afron Historia ,paraardhesit e tyre Patriotet e Kombit ,
    dhe i luftojne ato duke bere qe ato fenomene ne shoqeri ,
    mor te ekzistojne me ., gje e cila mundeson hapa perpara

    si shoqeri ,nji ngritje nga gropa e se kaluares .

    { Fillozofi Gjerman Nitsche thoshte ;
    Pengesat ,,,
    qe ne na dalin ne jete , nuk jane thjeshte dicka negative ,ato na ndihmojne te ngjitemi lart dhe arrime aty ku duhet , ku enderojme ,,,
    si individ dhe shoqeri }

    Lene Filozofine aty ku asaj i takon ,
    un duke mos dashur te zhgjatem me shume ,sepse nga experienca ktu ,e shof pak a shume te kote ,
    do thoja vetem kaq :

    A ka pasur ndonjiher ndonji Art Elite ne Shqiperi , pasardhes te Shtetit Shqiptare qe te ket Analizuar
    kto
    Pika Fatale ,,,nxjerr nga Fan Noli per shoqerine Shqiptare ,
    ashtu si kan vepruar Kombet e tjera Europiane parardhsit e tyre ?
    Sigurishte qe pergjigja eshte e qarte per te gjithe .

    – JO !!!

    Madje akoma sot ,
    Sharlatanet Patriote thellojn ato te Meta

    te ksaj Shoqerie ,qe Fan Noli i ka deklaruar/Ekzaminuar si Kanceroze para 98 -vjeteve ne Parlamentin Shqiptare .

    Pra ,,,
    pas pothuaj nji Shekulli , Pseudo Elita e Shqiperise ,
    sot e tufezuar ne termin Akademi ,
    jo qe nuk ka Analizuar kurr kto Thenje Analitike
    te Fan Nolit ,
    te Metat e Kombit per te dale nga Gropa e zeze ,si cdo Kombe e ngrihemi ne kembe , por
    akoma sot , vazhdojne me te njejtin mentalitet .
    ( Un kam bere para disa vitesh nji poezi te Thjeshte
    mbi kte Tragjedi Shqiptare ,
    dhe ndoshta e postoj me vone ne kte Shkrim ktu mjaft interesante , per ta ilustruar kte Deshtim Kombetare ,

    [ nqs nuk na censurojne Inkuizicioni i Kishes Greke
    shtrire ne gjithe Medien Shqiptare
    si dikur Kozmai qe mallkonte Gjuhen Shqiper ne Juge te vendit dhe thoshte se vetem geqishtja eshte gjuha e Zotin ,i cili u mbyt ne nji lume te Myzeqese dhe trupi pa koke i doli ne Greqi .]

    • -Ne,
      qe ne anen e Drites s’dolem dot ,
      e ne hije te ksaj Bote humbur u rehatuam ,
      zvarritur /grrisur/gjakosur / perdhosur mbi kte Tok,
      Tranzit te perjetshem prej Vdekjes harruar !
      -Okay ,,,nji gje mundemi natyrishte ta pranojm ,
      se Corba e Djallit na beri me vjell ,
      Asgje s’esht’ me Rastesi kjo qe sot jetojm ,
      Kte Mizerje jete /Shtet Kufom varur ne tel !
      – Dhe sot gjithcka kerkojm eshte von ,
      do desha kte gjoks ta shqyej ne ate rebelim ,
      prej Shpirti te cirresha … O Zot me Mungon ,
      por trembem se asgje s’ka me kuptim . 🙁

    • Noli ishte gjithçka per t’u cilesuar “I Madh”: Erudit, patriot, poliglot pra dhe perkthyes, poet, dramaturg, klerik, orator etj, por vetem politikan nuk ishte. Historia e tij politike, fillim-mbarim, ishte nje deshtim i plote. Kete e kuptoi edhe vetë më vone, kur gaboi si me të ashtuquajturin ‘revolucion demokratiko-borgjez’ të qershorit 1924, kontradiksioni me mbreterine dhe me pas po ne te njejten menyre me regjimin e Enver Hoxhes. Ndaj ketij te fundit mbajti nje qendrim as mish e as peshk: Njehere per regjimin komunist qe po instalohej në Shqiperi, tha se :”Tani fati i shqiptareve eshte i shuguruar”, dhe pastaj “Nuk kam më të bej me kolltugofaget e Tiranes”, duke nenkuptuar diktaturen enveriste, se ciles i refuzoj ftesen per pjesmarrje ne festimet per 50 vjetorin e Pavaresise ne vitin 1962 Dhe keshtu, deri sa perfundimisht e mbylli e gjeti prehje si Krypeshkop i Kishes Autoqefale Shqiptare te Amerikes. dhe kryetar i Vatres në Boston të ShBA.

  • Noli e parashikoi me kohe Anarkine e Historianeve tane zogiste ne krye te Institutit te Historise te Akademise se Studimeve Albanologjike, qe tradhtaret i kane shpallur Heronj dhe Heronjte – po perndjekin si kriminele. Me ndihmen e tyre “shkencore”, agjentura serbe ne pushtet ne Shqiperi i ngriti dy permendore ne mes te Tiranes e Burrelit kryehajdutit, kryekriminelit dhe kryetradhtarit Ahmet Zogu.

  • Ka te drejte Noli por vetem ca muaj me vone organizoi teatrin e palacove anarkiste ,grushtin e shtetit te Qershorit te 1924.
    Meqe permendi athenasin e famshem te betejes se Salamines ,Noli i ngjau si karikature atij derisa mori kolltukun e pushterit .E pasi i nxorri bojen Shqiperise me ate debil’llekun revolucion ,6 muaj me rradhe beri nje vrime ne uje ,fiks si letra me vrime me te cilen u zgjodh kryeminister.
    Letrar e studiues i madh .Krijues i Kishes Autoqefale Shqiptare .
    Politikan i vogel e propagandist bajat .Sharlatan ne ide e palaco ne denigrime .
    Por shqiptaret ngaterrojne burrin e shtetit me teatralin sharlatan .
    Dom Lazer Shantoja e ka pershkruar me se qarti Nolin politikan…imzot pa Zot ,peshkop pa shkop ,i fe pa fe .

    • Ylli i formuar prej nji Muti te That ,

      eshte produkti i mutit te Gjaprit janullatos & mutin Shpelles
      saleh Hamut brrishen .

      Paguhen ne mediet shqiptare ,tash e 30-vjet per te denigruar Figurat Historike Kombetare , dhe gjithcka qe ka te beje me Vlerat ne shoqerine Shqiptare .

      Kjo eshte gjuha e e perbashket e dy Gjaprinjeve te shkrir ne nji Janallatos berisha
      e njohur tashme nga gjithe opinioni shqiptare .

      Shpifjeve dhe denigrimit te Historise e Vlerave Kombetare Shqiptare , tashme i ka dale Boja ,siedhe vet Frymezueseve te Shpifur -antishqiptare (janullatos berisha ) .

      Endra e nji ylli prej Muti Gjarpinjesh eshte qe ta ket gjitmone Kafken boshe , qe ne cdo rast ,t’ja mbushin me mutin e Halese ku aji jeton !

      Kafka mbush me Mute gjarprinjesh si ky Ylli sharlatani ,
      i cili nuk ja ka iden se cdo te thone fjalet qe perdor , jane qenie eksperimentale ,qe mbasi i kan mbyllur ne nji Shpelle te Erret , e kan humbur Ndjesine e Kohes /Realitetit ne mungese te plote te Drites , jetojne jashte cdo Realiteti dhe llofgjike Njerezore .

      Do thot dikush se ; si mundet me pretendu dicka tjeter ,vec mutit qe qit nga goja ,
      per tipa te tille ,kur Kafken e kane te mbushur me mute Gjarprinjesh ?

      Natyrishte qe nuk mundet te pretendojme asgje tjeter per kta Krimba rritur ne Halet e erreta ,te cilet jo vetem s’kan asnji lidhje me Te verteten ,por genetikishte suportojne vetem Mutin , shpifjen ,genjeshtren ,te keqen ,te shemtuaren ,
      pra Negativen e Njeriut ,sepse per kte gje jane kultivuar .

      Perse jetojn kto krimba ?!

      C’far ndjejn e kuptojne kto zvarranike halesh perball ksaj bote ?!

      Natyrishte qe vetem ata mundet ta dijne . Te tille vleresoheshin shume ne Bodrumet e erreta Mesjetare .

      Turp per shoqerine Shqiptare ,qe lejon te tille inkuizicion mesjetare ,te qelbi ambjentet tona nderkohe qe pretendojme Europen dhe zhvillimin .

      • Hahahahaha…..ja çorre masken armikut te kllases .
        Nolin letrar e vleresoj dhe e lexoj me endje .
        Noli politikan eshte thjesht pacavure e kopje e shemtuar e bolshevizmit .
        Nuk e gjen gje Nolin e trurit tend ,pa merak….ti o zoteri ke shkume ne cdo cep te mendjes.

        • I Madhi Fan Noli, thjesht provoi te ndryshonte dicka per mire tek mendje-ndryshkurit ne shekuj…ndoshta, nuk ishte koha e duhur per te bindur te pa bindurit por ka qene qeveria e vetme qe kishte nje program dhe reforma per te shkulur nga trupi i mjere i Shqiperise ata krimba te verdhe me koke te zeze, ato kepusha qe e hane akoma sot….per te bere ato reforma duhej ta bente si revolucionin francez qe te conte ne gojtine gjithe llumin e bejlerbejve,,…nuk kishte nje shpirt gjakatari ashtu sic e meritonin, e rrezuan katilet dhe anadollaket me zogun e kurves ne krye te mbeshtetur nga musolini, pashic e bjellogardiste “priftin bolshevik”, … Po nga sera e ketyre enukeve vite me vone do ti dorezonin Italise edhe mevetesine e Shqiperise e natyrisht edhe daljen nga Lidhja e Kombeve qe ishte Veper e Nolit dhe Vatres se tij antaresimi atje!
          “Vatra” e sotme i sherben salehut te shpelles se vicidolit si 55–sa e fahri ballise, si leset e fevzite, deri atje i hodhi kthetrat barbari se nuk i doli kisha qe i dhuroi Janulles….
          O “yll” dallkauku i erresires, mos u merr me Figura Kombetare si Fan Noli…..ti je thjesht nje cope idioti!

          • Ka ndonje nga ju qe arsyeton apo shkruaj shabllonizma 45 vjeçare te mesuar ne Insitutin Marks – Len ??
            Po vazhdoj “argumentin ” o anonim me emer sa nje tren mallrash….atij “Zogu kurves” ky Noli jot plot dinjitet i kerkoi 8 mije dollare per nje nderhyrje ne shendetin e tij .
            Ky “Zogu kurve” qe ishte satrap ,ja dergoi shumen ,Nolit tend plot dinjitet ,i cili kishte denuar Zogun me vdekje ,ne mungese .
            Ndersa ai Enveri juaj ,atë shokun e tij te armeve Mehmetin ,e zhduku si fis e si fare .
            Ky eshte ndryshimi ndermjet nje politikani qe ben gabime ,nje politikani qe perdor dijet per tetralizma e palaçolleqe bajate dhe nje monstre qe vrasjet dhe zhdukjen e ka te vetmin qellim ne jete.
            Akoma kendveshtrimi juaj per historine e Shqiperise dhe personazhet e saj eshte i Institutit Marksist – Leninist dhe idioteve te dobishem te dale prej ketij Instituti monster.
            Per ate Zot ,si ka mundesi qe edhe ne 2021 ju akoma “villni” e “vrerosni” si ne 1941 .
            Kaq fare e keqe jeni o Zot na fal….po njeriu lexon dhe Xhufin por dhe Eqrem bej Vloren ,edhe Milon por dhe Vllamasin .

    • Ti qe pretendon te jesh yll , je nje BAJGE , me i ndyri shqipfoles , qe abuzon me te gjithe fantazine tende te terbuar te nje jeniceri te Athines , Beogradit dhe kujdo tjeter qe te hedh ndonje kocke . Dhe , i tille ke qene qyshse mesove te shkruash me alfabetin e gjuhes sone . Te vjen era kerme edhe ketu para monitorit !
      Sa shume llum dhe plehe paska pasur ky vend , por si pordhace qe jane , rrinin fshehur si minjte e gjirizit dhe ua nxori friken anonimati ne internet . Yyyt , bajge !

      • Ylli, gjithcka e shikoni tek dollaret dhe eurot sic kane bere historikisht shit-bleresit e shqiperise, ata qe keni edhe perzemer!
        Nese i ka kerkuar ato “dollare”, nuk ja ka kerkuar nga xhepi i zogollit, as ndonje pallat te ngritur mbi varferine e tej skajshme te atij vendi te mjere por, me plot dinjitet ja ka kerkuar shtetit te tij edhe pse “madheria anadollak” i matit do te vendoste! per nje kure mjeksore qe edhe i ka takuar per kontributet pa fund qe kishte dhene per kombin anembane botes kur askush se njifte ate ish province te vogel turke katandisur po ne ate pike mjerimi po nga keta halldupe bejlere! Pak Shqiptare te ditur si ai kishin mundur te ngrinin zerin e saj ne dyert e fuqive te medha te kohes qe as donin ta degjonin zerin e saj, nje orator dhe erudit si ai kishte bere te pamunduren te mundur!
        Nuk tregon perulje ndaj zogollit, por thjesht tregon ndershmerine e tij, tregon se ne cdo kohe ka punuar per te miren e vendit e jo per tu pasuruar!
        Po me Patriotet e tjere c’beri satrapi zogoll?!
        Luigj Gurakuqin,Asan Prishtinen,Barjam Currin kush i vrau more ti? A nuk ishte vete “naltmadhenia”qe i urdheroi ato?!
        Dhe, se fundemi, ai Zogu i kurves perse iku si pusht ne diten me te zeze te vendit per te bere turistin e perjetshem, shteteve te ndryshme te botes po me parate e vjedhura te shqiptareve!
        Sado qe mundoheni ti hidhni balte, ta kompromentoni duke shpifur si maskarenj qe jeni, Fan Noli e ka vendin ne Panteonin e njerzve me te Ndritur qe ka nxjerre ai vend!!

        • Si traktet e Njesitit Guerril te mehalles….pika burrit .
          Ato dollare qe i keni qejf hahahahaha….sa gjynah qe je ,por sa i perpunuar dukesh.
          Luigj Gurakuqi ishte minister i kabinetit te Zogut.
          U perlye ne intriga me Peshkopin ,i cili i premtoi poste te rendesishem nese dilte kunder Zogut .
          Dhe e beri si aventurier qe ishte .E vrau djali i.tezes se tij .Nese te ka thene Nexhmija qe e vrau Zogu dakort ,por as edhe nje fakt nuk.ka .Hipoteze po ,mund te qendroj ose mund te mos qendroj .
          Bajram Curri ishte ushtarak i larte i Zogut qe paguhej 300 napolona ari ne vit .Komplotoi kunder Zogut dhe sulmoi me arme Tiranen .
          Tani.ose je i trashe ose je idiot….duhej ta dekoronte Zogu kete puçist ?? Apo ti rriste rrogen ??
          Ore rob i trashe dhe vetemashtrues….Noli ,Gurakuqi ,Curri e te tjere e denuan Zogun me vdekje ne mungese e per llojin tend eshte normale .
          Kur i denoi Zogu nuk eshte normale se keshtu ka thene Partia….pika trurit tend .
          Ate Currin ,Zogu e eleminoi por urdheroi qe ne varrim ti behen te gjitha respektet dhe nderimet….fiks si Enveri me shoket e armeve qe i la pa varr .
          Kush te tha qe Hasan Prishtinen e vrau Zogu ??
          Nasho Jorgaqi apo Bedri Islami ??
          Kot e zgjas me ty se tre – kater fjali keni ju gjithsej…..pjellat e Beogradit ,kelyshet e Saliut ,spiunet e grekut hahahahaha .
          Se kush eshte pjelle e Beogradit pyet Dushan Mugoshen ,Velimir Stojanoviçin ,Miladin Popoviçin ,Vukmanoviç Tempon e shume serbe te tjere …

      • Ylli, mos e çaj koken per çfare komentojne injorantet. E verteta nuk eshte kollaj te pranohet, ndaj te dehurit nga perrallat e Institutit te Nexhmijes dhe shkolles se partise “V.I.Lenin”, terbohen kur lexojne te tilla. Respekte!

  • Eh na I kane debuar Fan Nolet ne te gjitha periudhat.Le te shpresojme.Ne cdo vend te perparuar elitat bejne formesimin e ndergjegjes kombetare.Saliu beri debimin e fundit te elites.Te shpresojme se do te jete e fundit dhe se do mundemi te krijojme eliten e re, nese do mundemi.

  • Mos u ankoni për politikanët, ata kanë dal nga ne, ne jemi të tillë fiks siç shkruan i madhi Fan Noli, por që dhe vet ju shtrua nën këmbe Ahmet Zogut.
    Çdo Populli meriton politikanët që zgjedh vetë.
    Tashti te vijmë tek Shqipëria mbas 1990. Fatkeqësia ishte tek fakti se Ramiz Alia dhe Amerika nxorren ne krye Sali Berishën dhe populli jonë duke qënë se është i ngërthyer në 5 anarkitë akoma nuk diti të bëj DEMOKRACI.
    Sipas kokës festja thotë i urti.

    • Pandaj fitoi 25 Prillin Edmut rama pasardhesi zogollit? Se e zgjodhi populli?

      Po me 30 Qershor 2019? Votoi populli?

      O hale e Edmutit, qe per katrahuren ne vend here fajeson komunizmin, e here popullin po kurre dobicin maskara me bucet e haremit ripjelles banja shkuma.

  • Qe te perballesh permanent me te tille tipa ,qe hyjne ne cdo Teme ,qe ka te bej me Figurat Kombetare Shqiptare ,

    me Historine e Shqiperise , thjeshte me qellimin qe te degradojne Temen /Debatin Intelektual te qytetarit Shqiptare ,
    dhe te gjithe te bejne indiferentin ,madje vet Redaktoret e Kryeredaktoret e ktyre Medieve ,

    te lejone mosfunksionimin e Llogjikes e Arsyes Njerezore ne Debate te tilla ,
    sigurshte qe gjithcka do degjenroje ne gjithcka tjeter , ne njo debate rruge , nen Nivelin e nji Shoqerie Njerzore te
    Shekullit qe jetojme .

    Eshte e njajta Metode qe ndiqet nga Rregullatori i Shtetit “Drejtesia”
    qe do te thote : Aty ku Drejtesia nuk funksionon ,ligjin e ben krimi / mizerja / injoranca .

    Eshte e patolerushme nji degradim i tille i Medieve Shqiptare ,ne te cilen rralle shef ndonji reflektim e Karaktere Shqiptari e Patrioti te vertete apo Njeriu Qytetari Dinjitoze .

    Si nuk ju ka ngelur sadopak Dinjitete Njerezore .
    Po ju mer , Analistet e shquar te ksaj medie ,ju Akademiket e shuqar ,
    nuk ju shqeteson aspak kjo poshtersi qe dominon Mediet Shqiptare ?
    Si nuk beni dicka kunder ksaj Marrezie qe qelb ambjentet Shqiptare ?
    Apo mjaftoheni me paret qe merrni nga ato bla bla qe shkruani 🙁

    • Pra , e thene me shkurt , z. “Kadavrat e se kaluiares….”, i gjithe ky perrua i gjirizi antishqiptar ,. eshte i menduar , projektuar dhe ndiqet me kujdes te vecante nga qendrat e sherbimeve sekrete fqinje , kurse keta krimbat e gjirizit , jane me llumi i shqipfolesve qe nuk ia kane idene se ceshte kombi e atdheu , por dine vetem se JETOJNE PER TE NGRENE , ashtu si shtazet e pyllit !

      • Shtrigu ,je Perfekt .

        Me bukur nuk denifinohet dot kjo Histori e Trishtushme e Kombit tone .
        E ke then mjaft bukur gjithcka .
        Armiqet e Shqiperise , ata qe e coptuan Trupin e Shqiperise dhe ushqyen Hienat -Greko Serbe dje , sot ne kohet Moderrne filluan Kultivimin e Krimbave te Kadavres tamam ktij llumi shqipefolsish .

        Pershendetje bashkatdhetare & Patriote ,
        ( nen nji arme te bashkuar rreth Shqiperise ,te zhdukim djallin nga Shqiperia )

    • semos vetem Noli ishte Bollshevik .

      Komunizmi filloj me Skenderbeun ,prandaj e la europa me balte perbal turkut

      dhe na sollen ne krye Ahmut Zogollin e kurves me hudh themelet e demokracise ,
      dhe me pas kur Zpgen ja Shkerdhyn para e pas Italianet dhe gjithe Europa ,

      per te vazhduar rrugen e Zogut te Kurves na rrasen Kafshen e shpelles saleh hamut brrishen 🙂

      dhe Gjaprin grek ,Europa e hipi mbi Fronin Shqiptare .

      Qellimi i Europes shume i lexueshme per shqiptaret sot ,
      vec genit Mesjetare jetuar ne shpellat e erreta .

  • Noli nuk ishte bolshevik por ishte njeri i drejtë, patriot , atdhedashës, i ditur dhe donte më të mirën për popullin e tij dhe mjaftojnë idetë e tijj shprehur para 100 vjetësh që tregojnë nivelin e këtij njeriu. Ai nuk e ka ditur që klasa jonë politike është sot nën nivelin e 7 anarkive përkufizuar nga ai dhe ju që hidhni balt mbi të, të më thoni se cila nga këto shtat anarki nuk mbart shkatrrira mjerane që sot quhet Republika e Shqipërisë?

    Janë shtatë anarki montuar me profesionalizëm satanik nga pesë individë, më të flliqur, më dinakë, më të pabesë, më antipopull, më antishqipëtarë se Ahmet Zogu: Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe kryebartësi aktual i shtatë anarkive, Edi Rama dhe……..

    jam i bindur që bashkomentuesit që hedhin balt mbi këtë shqiptar të madh u vjen thartë dhe u djeg ajo që këto mendime të Fan Nolit janë përcaktime të qarta të nivelit mizerabël moral, politik, ideor, mendor të Ahmet Zogollit të sotëm, Edi Ramës dhe……

    në qoftë se do të dal ndonjë Fan Nol anti Zogollit të sotëm dhe do të trondis sundimin e tij mallkim për vëndin, si Zogolli i dikurshëm, të jeni të sigurtë shpëtimin do ta gje pse jo, tek bajonetat e Serbisë, Turqisë dhe Arabisë që aktualisht e mbështesin haptazi shakaxhin e “majave të larta” të çuditëshme që shpik mëndja e këtij shakaxhiu të marrosur ku do të katapultoj budallenjtë shqipëtarë por

    sikurse tregojnë bathët ,Fan Nol s’ do të pjell më ky popull i ftohur në mendere, pa gjak, ai nuk ngjallet më, dhe horri shakaxhi i qetë do të sundoj i Arnautstanin me bagladeshasit që po vijnë që të zëvëndësojnë shqipëtarët që do të zhduken si komb në rrugët e emigracionit botëror…….

    • Te lumte sinqerisht! U ke bere nje pershkrim te sakte te gjithe palacove!
      Kjo eshte katrahura qe kane bere dhe vazhdojne te bejne krye maskarenjte, bartesit e anarkive dhe fatkeqesine qe kane vendosur me cdo kusht ta fundosin nje here e pergjithmone Shqiperine!

  • Na FLET i Madhi F.S NOLI si te ishte sot mes NESH!
    Me 23 Shtator 1923..!
    Bashkeatdhetare; Vini PIKEN mbi *I*!
    O atdhetare kudo jeni! Si bejne disa komentues me !!?qe mbyll koemetet,,sa une lexoj. pa frazen e fundit….*…shipetaret qe do te ZHDUKEN si KOMB ne rrugete emigracionit boteror! …Jo kjo kurre nuk do te ndodhi dhe nje shqiptar i vetem te jete gjalle!…
    Falemindeit Gazeta *DITA*

    Toronto11-07-2021
    Guri Naimit D,me*Pasuesit veterane*

  • Me e pakta qe mund dhe duhet te bejme per te madhin e te pa vdekeshmin Theofan Stlian Noli eshte qe :
    Katedralen e ngritur ne Tirane , ne oborrin e Ministrise se Mbrojtjes , ta emertojme : KATEDRALJA FAN NOLI .Keshtu do ta bejme te perjetshem e te pa harruar kete shqiptar me konmtribute te pa llogariteshme per kombin tone . Le te behet nje referendum per kete qe po them une dhe kini per te pare se sa e vlereson populli ate , perballe kolonelit te Asfalise greke qe e pretendon ate nder !

    • Megjithe respektin per Nolin edhe per mendimin tuaj o POPO, katedralet nuk emertohen me emra njerezish, qofshin keta edhe prifterinj, sado te shquar, se nuk jane shkolla, as rruge. Nqs katedraleve u jepet emer, mund tu jepen vetem emra shenjtesh te kanonizuar, ose emra te tjere te lidhur me nje terminologji kishtare zyrtare.

  • Pse o te URUAR !?…nuk me pranoni komentin tim,per kete figure te ndritur te Atdheut tone Fan Stilian Noli !
    Pavdersi Emri dhe vepra ATDHETARE e te Madhit yone Noli,Udheheqesi i Revolucionit te Pare te Qershorit1924te…sa asaj qeverie te pare demokratike Ai nisur.Shovinizmi Serb me Tradhetaret e vendit, ia prene rrugen. Nje jete Kryeatdhetar mbeti.
    I perjetshem kujtimi i tij me VEPREN lene.

    Toronto 11-02-21. 85 vjecari*Guri Naimit D.

  • Hani pini e rrembeni,mbushni xhepa ,mbushni arka
    Te pa breke u zuri dreka,milioner u zuri darka.
    Hani pini e rrembeni,mbushni arka,mbushni xhepa.
    Gjersa populli bujar t’ju pergjigjet lepe-peqe.
    Ai rron per zotnin tuaj,pune e tij djers e ballit
    Eshte kafshit per gojen tuaj:Rrofte goja e cakallit.
    Shyqyr zotit s’ka me mire, lumturi e bukuri
    Dhe kur vjen qe tu qaj hallin varni buze dhe turi.
    Hani pini errembeni,eshte koha e cakejve.
    Hani pini e rrembeni ,eshte bote e maskarenjve..
    Dhe kerkoni me ball hapur,kombi varfer tu therres,
    Gjithe me emra tingellonjes”Ekselence e Shkelqesi.
    Dhe te quheni perhere:”Luftetare” e “Pterjot”.
    Ne ka zot dhe ta duroj,poshte ky ZOT ky palo zot
    Ai kolltuk ku ke hypur duke hequr ndrin zvarre,
    Eshte trikembeshi qe perdite varet KOMBI ne LITAR.
    Ali Asllani

    • Jevi,

      rrespekt per kte prurje ,
      qe eshte aq ne sinkron me Temen dhe Analitika e Fan Nolit ne kti 5-Pika mbi Anarkite e shqiptareve .

      Ne thelb te dyja 5-Anarkite e Nolit & Poezia e A.Asllanit jane Sinonimi i Njera -Tjetres

      dhe te duket si kemi te bejme me nji Tru Shqiptari te ndare ne dy Persona dhe kjo eshte mrekullia e vertete e na ben krenare ne shqiptareve te tradhetuar ne cdo epoke nga Politika e Botes dhe Bakteria e lige Esadistet brenda e cila ka qen ne cdo rast ne sherbim te Antishqiptareve ,te te Huajve .

      Shqiptaret duhet te jene sot me shume se dikur Mobil e te angazhuar ne Politiken e vendit ,si ne medie edhe ne Terren ,sepse Te Huajt -Antishqiptaret kane shfrytezuar
      ne menyren me tinzare , cdo Hapesire qe ka krijuar indiferenca e shqiptarit per te qen gjithmon aktive ne ngjarjet Politike ne vend .

      Dhe kjo duket qarte se sa terren kan fituar Antishqiptaret ,
      nga indiferenca jone kto vite , duke pushtuar gjithcka jovetem mediet.

  • Shqiperine e ndertuan florinjte e Italise,borxhet dhe Koncesionet,qe mori Zogu..
    Ku do i gjente?
    Noli nuk ndertoi dot shtet.
    Nuk eshte faji i tij.Nuk mund te jesh edhe shkrimtar edhe shtetar.

  • Hahahahaha…Dmth revolucioni i Qershorit i Nolit gjeni te gjithanshem ishte anarki bolshevike kunder nje demokracie Evropiane te udhehequr nga Zogu analfabet hahaha ! Cfare nuk lexon ketu !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *