Shakira dhe Pike bëhen prindër? Jo, është “1 prilli” i spanjollëve

anazapta

Një djalë për Pike dhe Shakirën. Ngjarja e madhe është lajmëruar përmes Tuiterit dhe Facebooku-ut nga vetë futbollisti. “Ka ardhur në jetë djali ynë. Jemi shumë të lumtur. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja”,shkroi Gerard Pike në profilin e tij. Por në fakt, lajmi është thjesht një shaka që ka lidhje me ditën e të pafajshmëve, një lloj 1 prilli që spanjollët e festojnë sot.

Përgënjeshtrimi i lajmit vjen në postimin e dytë. “Emri i tij është Inocencio. Gëzuar ditën e të pafajshmëve të gjithëve”.

Konfirmimi i fundit vjen nga zëdhënësi i Shakirës. Lindja është parashikuar për në gjysmën e shkurtit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *