Historia e dashurisë mes këngëtares Shakira dhe mbrojtësit të Barcelonës Gerard Pique ka përfunduar.
Kështu shkruhet në mediat spanjolle, sipas të cilave, një prej çifteve më të famshme të botës do të ndahet pas shtatë vitesh lidhjeje.

Mediat argumentojnë se është shumë e çuditshme që në profilet e tyre në Instagram, të mos ketë më asnjë postim të çiftit, ndërkohë që të dy janë mjaft aktivë në rrjetet sociale.
Për më tepër që ka lajme se futbollisti është transferuar nga banesa, pasi ka blerë një vilë të re.

Pique është mërzitur me nënën e dy fëmijëve të tij, sepse nuk qëndron shumë në shtëpi, por vazhdimisht udhëton nëpër turet e saj në vende të ndryshme të botës.
Mediat shkruajë se edhe kënga e Shakirës “Me enamore” i është dedikur një personi tjetër dhe jo lojtarit.
