Milan do të bëhet me vëlla, ose motër. Më në fund, pas disa thashethemesh që lindën pas performancës së Shakiras në mbylljen e Botërorit të Futbollit në Brazil, çifti ka konfirmuar për të përditshmen ‘El Periódico’ se po presin fëmijën e dytë. Këngëtarja kolumbiane pritet të lind në muajin janar. Edhe pse çifti nuk ka nxituar të tregojë nëse bebi do të jetë vajzë, apo djalë, disa media kanë shprehur se Milan do të bëhet me motër. Javën e kaluar, miku i këngëtares Shakiras, Carlos Vives pohoi, “Po është shtatzënë dhe është shumë e lumtur”. Por, vetëm sot çifti ka vendosur të bëjë lajmin publik. Nuk ishte sekret që këngëtarja donte ta bënte me vëlla, apo motër vogëlushin Milan, madje ajo ka rrëfyer se dëshiron një familje të madhe.
O.J

e bravo piquet…!!!