Më në fund është konfirmuar. Do të jetë Shakira ajo që do të këndojë në ceremoninë finale të Botërorit, në Rio de Janeiro, Brazil. Lajmi është konfirmuar nga FIFA.
Javët e fundit ka pasur një konfuzion lidhur me këngëtaren që do të këndojë në ceremoninë e mbylljes në 13 korrik. Disa herë në media është përmendur emri i Jennifer Lopez, por mesa duket suksesi që Shakira pati me “Waka Waka” në Botërorin e kaluar, që u mbajt në Afrikën e Jugut, i ka siguruar asaj edhe një tjetër performancë me audiencë absolutisht botërore.
