Shakira nuk është duke u ngutur që ta kurorëzojë lidhjen me Gerard Pique duke thënë se martesa nuk do ta ndryshonte apo përmirësonte raportin mes tyre.
Krijuesja e hitit “Hips Don’t Lie” është në lidhje me futbollistin spanjoll që nga viti 2010 dhe kanë së bashku një djalë me emrin Milan.
Mirëpo, këngëtarja thotë se shkuarja drejt altarit nuk është një prioritet për çiftin.
“Ne tashmë i kemi gjërat themelore, apo? Kemi një bashkim, dashuri për njëri-tjetrin dhe një fëmijë”.
“Mendoj se këto aspekte të lidhjes sonë tashmë janë krijuar, ndërsa martesa nuk do t’i ndryshojë ato”, ka thënë 37-vjeçarja për revistën Glam Belleza Latina.

Ky rripi nuk gjeti ndonje moshataren e tij po vajti u lidh me kete “plaken”.
i qeka merzit Piqueja Shakires, te shofim ke do “piquetoje” ne boteror…