DITA! Erdhi plot pompozitet përpara një legjislature në krye të Bashkisë së Tiranës, ndonëse si hajdut votash, por u largua me bisht në shalë. Për këtë Basha ka meritë se e nuhati fundin e turpshëm dhe e shmangu disi denigrimin, ose mund të thuash se fshehu kokën në rërë si struci. Të gjithë e prisnim këtë fund, vetëm për një gjë më erdhi keq, për dr.Kosovën që u përdor si kokë turku si nga Basha për të shpëtuar lëkurën, ashtu dhe nga plaku i rrjedhur i SHQUP-it. Në mënyrë të turpshme hyri e doli nga ajo derë Basha, jo vetëm se nuk denjoi t’i japë dorën kundërshtarit, por se e ngatërroi bishtin e vet edhe nëpër shalët e vartësve, që nuk u larguan me bishtat e vet nëpër shalë, por me bishtin e kryetarit të tyre. Sa mjeranë! Me njerëz të tillë kurrë s’ka për të bërë hajër ky vend dhe ky popull. I.H. Elbasan
