Shalqirin mos e hani asnjëherë të ftohtë

Leda Hysa

Shumica prej nesh e hanë shalqirin vetëm nëse është i ftohtë, në pasditet e gjata e të nxehta të verës. Nuk e dimë rëndësinë që duhet t’i japim këtij studimi të kryer së fundi nga Ministria e Bujqësisë në Amerikë por, nëse do ta mernim për të mirëqenë, shalqiri do të humbiste kuptimin!

Sipas tyre, ftohja e shalqirit dhe lënia për një kohë të gjatë në frigorifer, i largon të gjitha vlerat ushqyese e vitaminat. Do të përfitoni prej të mirave të tij, vetëm nëse e përdorni në temperaturë ambienti.

Ata kanë eksperimentuar duke matur vlerat e shalqirit në temperaturë të ndryshme dhe kanë njerrë konkluzionet se lypoceni e beta karoteni gjenden në përqindje më të lartë kur shalqiri qendron në temperaturë mbi 20 gradë.

Në fakt, po të kujtojmë ato që na thonë vazhdimisht nutricionistët, të gjitha ushqimet humbasin pak nga vlerat e tyre nëse qendrojnë në frigorifer.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *