Dështimi i industrisë është një tjetër arsye për të mos votuar Berishën. Në një deklaratë për shtyp, deputeti socialist Eduart Shalsi, tha se strategjitë e qeverisë aktuale kanë çuar në dështimin e plotë të industrisë vendase. “Me politikat që ka ndjekur, me mënyrën sesi është sjellë me sipërmarrjet private, Sali Berisha i ka zhytur në krizë edhe ato pak industri ekzistuese, siç janë fasonët apo ndërmarrjet agropërpunuese”, tha Shalsi.
Sipas tij, kanë qenë pikërisht politikat fiskale të qeverisë “Berisha” ato që e kanë dëmtuar këto sipërmarrje.
“Berisha premtoi lehtësira fiskale për 8 vjet me radhë, por mashtroi sepse në këto 8 vjet legjislacioni fiskal ka ndryshuar 74 herë duke ngjallur konfuzion e duke krijuar kosto të papërballueshme në kohë e në para. Vendosi taksën e sheshtë duke rritur ndjeshëm kostot që këto sipërmarrje paguajnë për punonjësit e tyre, ngriti referencat e taksimit, e më pas lëshoi nga zinxhirët xhandarmërinë tatimore gjobat e të cilëve shpesh arrijnë deri në 300% të tatimeve. Si pasojë e këtyre dështimeve vetëm në sektorin e fasonerisë kanë humbur gjatë vitit të fundit 30,000 vende pune. Pas 91 ditësh, kur shqiptarët me votën e tyre t’i hapin Saliut librezën e pensionit, ne do të fillojmë çlirimin e biznesit nga gjithë këto zinxhirë e mekanizma mbytës që po e asfiksojnë sot jo vetëm industrinë, por edhe ekonominë shqiptare në tërësi”, tha deputeti socialist.
Ore zoteri, e akuzoni prijesin tone te dashur duke e pare prapa murit te bllokimit.E akuzoni se ka vendosur taksen e sheshte duke harruar se ai ka ardhur nga malet, grykat e perrenjte dhe pasi ra ne shesh te Tiranes u be anetar i PPSH per te rrafshuar vendin, mireqenien dhe mendjen e njerezve .Ishte nje parashikues i madh i demokracise dhe i ndryshimit te tiranise sepse e mori teseren e radhes, te vazhdimesise , me nr.108690 me 14 maj 1989, kur diktatures i ishin tundur themelet dhe traret e çatise. Ju e akuzoni prijsin tone te madh duke e pare nga rreza e murit kur thoni se gjate tete vjeteve ka ndryshuar 74 here legjislacionin fiskal.Hipni ne maje te murit qe te shihni se ai eshte mbajtesi i fjales se dhene per te ndryshuar gjitheçka qe i duhet per t’u pasuruar.Ai eshte motorri i ndryshimit, pret te gjitha pemetoret sepse don te mbjelle miliona rrenje,shkaterron te gjitha pyjet qe te mos shiten kontrabande, shketerron minierat qe te kuptojne njerezit punen e rende,shet gjitheçka eshte me kembe qe fakirfukaraja ta bleje me shpirt nder dhembe.Ai flet per kontrabande qe e kontrollon me besniket militante qe i marrin parate me çante.Qe te na beje te lumtur e kemi ne ekran e ne gazete dite e nate.Rrofte prijesi yne demokrat, qe babe Dullen e ndjek me vrap se do ta beje kete popull rehat!