Shalsi: Ndërtimet pa leje t’i luftojë policia

anazapta

Mazhoranca ka hedhur idenë që sfida e kontrollit të territorit mund të drejtohet vetëm nga policia dhe jo nga inspektoratet vendore apo qendrore që janë tani.

Kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi, i ka propozuar Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit që të shkrijë inspektoratet, pasi historiku i tyre tregon se nuk mund të përballojnë dot luftën për kontrollin e territorit.

Shalsi tha se gjithë këto vite Shqipëria nuk ka njohur ndalje të ndërtimeve pa leje. Propozimi u bë pasi vetë ministria ka sjellë për shqyrtim një ligj të ri, i cili synon të rivendosë kontrollin e territorit dhe zhvillimin e zonave urbane.

Nëse propozimi i deputetit Shalsi do të merret parasysh, kjo do të vendoset në seancën tjetër. Vetë ministrja Gjermeni ka pranuar situatën kaotike që ka vendi me ndërtimet pa leje dhe tha se për këtë ligji i ri rrit masat ndëshkuese për ata që shkelin lejen e dhënë. Ndryshe nga Shqipëria, shumë vende të tjera përreth nesh japin dënime në heqjen e licencës së firmës që devijon lejen e ndërtimit, apo edhe deri në sekuestro të godinës. / Vizion Plus

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *