Pas prononcimit të biznesmenit pakistanez Zafar Asnar për mediat ka ardhur edhe reagimi i Partisë Socialiste. Në një dalje për mediat deputeti Eduard Shalsi tha se dëshmia e vetë biznesmenit vërtetoi pretendimet e opozitës së të investosh në Shqipëri duhet më parë të kalosh nga zyra e vajzës së kryeministrit Berisha.
“Për herë të parë direkt nga goja e këtij biznesmeni dëgjuam atë që u tha shqiptarëve të vërtetën e bllokimit të 100 milionë eurove investimi në Shqipëri. Një biznesmen pati kurajën të denonconte, ndërsa ne nuk e dimë se sa janë të tjerët që nuk kanë një kurajo të tillë ta bëjnë. Eshtë bërë e qartë tashmë për të gjithë që të investosh në Shqipëri duhet të kontaktosh kryeministrin fillimisht dhe pasi të dalësh nga dera e tij, të hysh tek porta e së bijës, e cila do të vendosë nëse je një biznesmen apo një biznes që meriton të marrësh licencë apo jo.”- deklaroi Shalsi.