Gjykata e Tiranës pushoi sot gjykimin e çështjes mes deputetëve Albana Vokshi dhe Eduart Shalsi.
Ligjvënësja demokrate më 21 korrik e kishte paditur socialistin për shpifje, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 70 mijë eurosh.
Për shkak të të mosparaqitjes së paditëses në gjykim, gjyqtari Astrit Faqolli vendosi ndërprerjen e procesit.
Shpenzimet e gjyqit do t’i paguajë Vokshi, e cila ka të drejtë ta ankimojë vendimin e sotëm brenda 5 ditësh në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Albana Vokshi ka pasur edhe në të kaluarën probleme gjyqësore me Shalsin, duke e paditur deputetin socialist edhe në kohën kur ai ishte opozitar, për akuzat e këtij të fundit se deputetja demokrate kishte përfituar disa koncesione në emër të bashkëjetuesit të saj duke abuzuar me detyrën dhe duke ndikuar te kryeministri i atëhershëm Sali Berisha.

I duhen euro kesaj lopes tani, se I shiten venburimet e naftes dhe nuk I dalin ato qe kane vjedur deri tani nga shfrytezimi I ketyre vendburimeve.
Kete ta shtrydhesh,si pusete nafte..Burre i ndershem paske qene or malok!