Shans për Partizanin

anazapta

Partizani do të luajë sot kundër Bylisit duke ditur se fitorja do ta çonte vetëm një pikë larg Skënderbeut kryesues. Për më tepër, do ta çonte katër pikë përpara Kukësit, skuadra më e rrezikshme nga ato që ka poshtë vetes në renditje. Nga ana tjetër, Teuta luan në Vlorë, kundër Flamurtari, ku mund të ketë një tjetër rezultat të favorshëm për renditjen e të kuqve. Megjithatë, fitorja është gjithçka përveçse e lehtë për skuadrën e Hasan Likës, e cila viziton Bylisin e rrezikuar e që nuk do të hapë aspak rrugë. Flamurtarit i duhet fitorja kundër durrsakëve për t’iu larguar zonës së ftohtë, nga e cila e ndajnë vetëm dy pikë. Në rast hapi fals të vlonjatëve, mund të përfitojnë Bylis, Besa ose Kastrioti, me dy të fundit që përballen në Kavajë.

 

Kategoria Superiore

Java e 14-të

Dje

Kukësi-Skënderbeu    1-1

Popoviç 88′ / Ribaj 87′

Tirana-Vllaznia      1-1

Çota 57′ /  Hajdari 34′

Sot

Flamurtari-Teuta

Bylis-Partizani

Besa-Kastrioti

Laçi-Lushnja

 

Renditja

 N  Skuadra      P    Gol  F    B    H

1  Skënderbeu   27   21:11 8    3    3

2  Partizani    23   13:10 7    2    4

3  Kukësi       22   15:14 6    4    4

4  Teuta        20   18:17 5    5    3

5  Laçi         19   11:12 6    1    6

6  Vllaznia     18   19:17 5    3    6

7  Lushnja      18   13:14 5    3    5

8  Flamurtari*  17   17:16 6    2    5

9  Bylis        15   16:14 3    6    4

10 Besa         15   11:11 4    3    5

11 Kastrioti    15   10:15 5    0    8

12 Tirana       11   6:16 3    2    9

* Flamurtari -3 pikë

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *