11 emrat e mundshëm në fushë / Sot në 18.00 ndeshja me Armeninë për Francë 2016

Saimir Lleshi

Pasditja e sotme do të jetë vendimtare për skuadrën kombëtare të Shqipërisë nëse do të shkojë ose jo në Francë 2016.

Skuadra jonë do të luajë (18:00) me Armeninë.

Trajneri Gianni De Biasi është optimist për kualifikimin, ndërsa fitorja ndaj Armenisë teorikisht nuk duket shumë e vështirë.

De Biasi pritet që të bëjë disa ndryshime në krahasim me përballjen ndaj serbëve.

I pari është një ndryshim i detyruar pasi Ansi Agolli nuk do të jetë pjesë e kësaj sfide për shkak të kartonave.

Në vendin e tij mund të aktivizohet Hysaj, ndërsa Lila mund të sistemohet në të djathtë të skuadrës.

Trajneri ka menduar aktivizimin që në fillim të lojtarëve Sokol Cikalleshi dhe Shkëlzen Gashi, ku i pari do të do të jetë në sulm, ndërsa i dyti në të djathtë të mesfushës.

Pra formacioni titullar që mund të zbresë në fushë në Jerevan nën skemën taktike 4-4-1-1 do të jetë i formuar nga Etrit Berisha në kuadrat, Lila, Cana, Gjimshiti dhe Hysaj në mbrojtje, Gashi, Migjen Basha, Xhaka dhe Lenjanin në repartin e mesit të fushës me Memushajn pas krahëve të Sokol Cikalleshit.

Share This Article
7 Comments
  • Gigi De Biazi ka dhene shembuj se nuk di te sulmoje. Por do zoti ka mesuar te mbroje! Te mbroje duke sulmuar e jo te mbroje duke fjetur ne fund te lojes!

    • Per fat te keq formacioni eshte me teper mbrojtes. Nuk fitohen ndeshjet duke u futur ne mbrojtje. DeBiasi ka bere dy gabime shume te renda ne ndeshjen me Portugaline dhe Serbine. Po te kishim marre dy barazime tani do te ishim ne finale. Ishim ne barazim per 90 minuta ne te dy ato ndeshje dhe DeBiasi i la lojtaret te hidhen ne sulm. Lojtaret nuk mund te hidhen ne sulm pa lejen e DeBasit, dhe ata e bene dhe Debiasi pa dy humbje spektakolare. Eshte per te ardhur keq por ate qe tha DeBiasi qe duhet tru dhe jo zemer duhet qe ta kishte bere realitet. Te merrte dy barazime me dy ndeshje te forta. Tani ne vend qe ti hedhe ne sulm i ka futur prape ne mbrojtje. Si do te merret fitorja duke qene ne mbrojtje. Nuk mund te fitohet me dy sulmues te vetmuar kundrejt 6-8 mborjtesave te Armenise. Duhen hedhur te gjitha baterite per fitore. Nuk ka rendesi qe te mbrohemi me. Ose fitore ose nuk shkojme dot ne France 2016.

    • prape me kete formacioni 4 – 4 – 1 – 1, nuk nxorri mesim ky.

      luani per te sulmuar, pas te beni golin terhiquni ne mbrojte,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *