Shansi i fundit për maturantët e vjeshtës

Elton Tafaruci

Maturantët të cilët nuk kanë dhënë provimet e detyruara të maturës shtetërore, dhe ata që nuk kanë arritur të marrin notë kaluese, do të kenë një shans të dytë për të ridhënë provimet.

Agjencia kombëtare e provimeve publikon data e testimit të vjeshtës që nisin në 30 gusht dhe përfundojnë në 10 shtator.

Maturantët patën mundësi edhe kete te premte pas tre diteve shtyrje nga Ministria per shkak te fluksit dhe problemeve ne sistem të bënin aplikimet për të vazhduar studimet e larta.

Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Provimeve Rezana Vrapi tha se ka dhe një fazë të dytë aplikimesh për maturanët dhe kandidatët për student që do ti nënshtrohen testimeve të vjeshtës.

Kjo fazë e dytë nis në 23 shtator dhe zgjar deri në 1 tetor. Këtë vit mbi 27.700 maturantë kanë aplikuar për të vazhduar studimet e larta pa llogaritur fazen e dyte te aplikimeve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *