Sulmuesi i Realit të Madridit dhe njëkohësisht futbollist i Kombëtares franceze, Karim Benzema është arrestuar mëngjesin e sotëm në Francë.
Karim Bezema akuzohet për shantazh ndaj futbollistit Mathieu Valbuena nëpërmjet një videoje erotike. Benzema dhe 3 lojtarë të Kombëtares franceze i kërkuan para Valbuneas në këmbim të mospublikimit të videos.
Për të njëjtën çështje ishte ndaluar edhe ish-sulmuesi francez Xhibril Sise. Benzema dhe disa shokë të kombëtares, i kishin kërkuar para Valbuenës, duke i pohuar se zotëronin një video erotike që lojtari kishte filmuar me të dashurën e tij kohë më parë.

Benzema fillimisht ka qëndruar në Policinë gjyqësore të Versajës në orën 09:00 të mëngjesit. Sipas akuzës, sulmuesi i Real Madridit ka pasur një rol mbi presionet e mundshme ndaj Valbuenës: 150.000 mijë euro në këmbim të videos së mundshme “hard” me protagonist Valbuenën dhe të dashurën e tij.
Në 5 tetorin e këtij viti, Benzema dhe Valbuena kanë pasur një përballje në Clairefontaine në stërvitjen e kombëtares franceze.

Benzema ne fis do vesh ,nuk behej ndryshe !
Turk te mire e mute te mire nuk ka.
mark mut mark ha mut