Benzema jashtë, Valbuena ndoshta, me këtë titull hapej faqja e parë e L’Equipe, gazetës më të madhe sportive në Francë këtë të Shtunë. Sipas të përditshmes në fjalë pas akuzave për shantazh ndaj shokut të tij në kombëtare Benzema ka humbur shumë pikë në sytë e trajnerit të gjelave Didier Deschamps dhe me shumë mundësi sulmuesi i Realit të Madridit nuk do të jetë pjesë e Francës në Euro 2016.
Pas deklaratave të Valbuenas për revistën Le Monde reputacioni i Benzemasë ka rënë akoma edhe më shumë dhe gjasat janë që 27-vjecari të mos grumbullohet nga Deschamps për Europianin e shtëpisë. Gjatë vitit të ardhshëm bomberin e Realit e presin shumë seanca gjyqësorë sidomos pas zbulimeve të fundit të Valbuena dhe në këtë mënyrë Deschamps nuk ka ndërmend të rrezikojë duke marrë në kombëtare një futbollist që gjatë periudhës që do të luhet Euro 2016 do të ketë edhe impenjime të tjera që kanë të bëjnë me jetën e tij private.
Edhe Mathiew Valbuena nuk e ka të sigurtë vendin në përfaqësuese megjithatë sipas asaj që citon L’Equipe më të vështirë për të qenë pjesë e gjelave do ta ketë Benzema. Ditët e fundit mediat franceze kanë nisur të zhvillojnë disa sondazhe nëse duhet të jetë lojtari i Los Blancos pjesë e Bluve gjatë Euro 2016, dhe ajo që vihet re është se shumica e votuesve nuk e duan Benzemanë në kombëtaren e Francës.

FRANCA NUK KISHTE PER TA PARE NDONJEHERE AS NGA AFER KUPEN E BOTES, PA FUTBOLLISTET ME ORIGJINE ARABE.
ZIDANE ESHTE ME I NJOHURI.
HAHAHHAHAHAHHAHAHAHA