Shantazhi dhe kërcënimi i grupeve kriminale ndaj votuesve më 25 Prill, Policia e Shtetit merr nën vëzhgim të fortët, hynë në ‘lojë’ dhe MM

Rovena Cerka

Kur ka mbetur vetëm një javë nga dita kur do të mbahen zgjedhjet paralamentare në vend, se nga kjo e hënë Policia e Shtetit do kalojë në gatishmëri për të garantuar rendin.

Nga informacionet gazeta DITA ka siguruar mësohet, se uniformat blu kanë hartuar edhe një plan masash, për të ndërhyrë në çdo situatë që mund të cenojë procesin zgjedhor, por një gjë e tillë mund të bëhet vetëm kur kërkohet nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve ose i qendrave të votimit.

Përveç mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, efektivët e policisë do mbajnë nën vëzhgim çdo element kriminal që do tentojë të ndërhyjë, duke u bërë presion apo shantazh qytetarëve për votën e 25 Prillit. Burime bëjnë me dije se  bashkëpunim do të ketë edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, për të marrë në ruajte objektet e rëndësisë së veçantë.

 

m.m/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *