Shantazhonte dhe përndiqte 29-vjeçaren, arrestohet një person në Bulqizë

Rakela Rakela

Një 29-vjeçare ka përjetuar momente ankthi dhe frike, pasi një 34-vjeçar e ka përndjekur për një kohë të gjatë.

Burime zyrtare thonë se 34-vjeçari banues në Bulqizë, e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe e kërcënonte me mesazhe në telefon të renë.

Pas denoncimit, është bërë arrestimi i 34-vjeçarit.

“Përndiqte një 29-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme dhe e kërcënonte me mesazhe në telefon,  arrestohet në flagrancë nga Policia 34 vjeçari.

 Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. S., 34 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ka kërcënuar e shantazhuar nëpërmjet mesazheve dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 29- vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

r.s./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *