Nga Shaqir Vukaj
Kur dëgjova se Agron Tufa kishte ikur nga Shqipëria dhe kishte kërkuar strehim politik në një vend evropian, se si m’u kujtua ajo shprehja që e kemi dëgjuar shpesh herë këto ditë “Të parët që ikin nga tërmeti janë minjtë dhe qentë”. Kështu ndodhi dhe me Tufën. Ia mbathi pikërisht në ditët më të vështira për popullin tonë…
Në një shkrim të para disa muajve kam shkruar se “Nuk kam ndërmend të hyj në polemikë me Agron Tufën. Nuk e ul veten në nivelin e tij. Atë tashmë e njeh gjithë Shqipëria se ç’përfaqëson, si shpif e gënjen për këdo….” (më vonë do merrja vesh se ai përveçse gënjeshtar, shpifës e mashtrues ishte edhe plagjiat, (sipas Fjalorit Etimologjik të Gjuhës Shqipe: hajdut, që vjedh punën e një tjetrit). Në shumë shkrime e materiale të botuara e kanë quajtur hajdut dy fish, sepse ka marrë padrejtësisht edhe shtesën e rrogës si doktor për shumë vite, disa miliona lekë…
Edhe në këtë shkrim nuk kam ndërmend të hyj në polemikë me një gënjeshtar, mashtrues e shpifës, por duke parë shkrimet, veprimet dhe qëndrimet e tij, si dhe faktin se disa miq e bashkëmendimtarë të tij po përpiqen ta justifikojnë veprimin e tij, dua të sqaroj disa momente që lidhen edhe me mua personalisht. Kjo edhe për faktin se rasti Tufa nuk duhet i marrë i shkëputur, ai është simbol i së keqes, që fatkeqësisht ka përfshirë shoqërinë e sëmurë shqiptare në shumë fusha…
Prej disa vitesh jam angazhuar në Organizatën Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut, ku jam zgjedhur dhe në kryesinë e saj. Mbasi kemi mësuar se “Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit” me drejtor Agron Tufën, kishte botuar një libër, ku disa Dëshmorë të Luftës Nacional Çlirimtare quheshin kriminelë, si kryesi i dërguam një letër Kryetarit të Kuvendit z.Gramoz Ruçi dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të P.S, z.Taulant Balla, letër e bërë publike më dt.17 prill 2019 në gazetën “Dita” (“Z.Ruçi ndaleni këtë maskaradë”) dhe “Telegraf” (“Mos luani me gjakun e shenjtë të heronjve të kombit”).
Në letër ne shprehnim kundërshtimin tonë për qëndrimet e Kuvendit ndaj këtij Instituti, i cili në ndryshim me të gjitha vendet e Europës, dilte hapur kundër Luftës Nacional Çlirimtare dhe akuzonte disa Dëshmorë, duke arritur deri aty sa t’i quante kriminelë…
Për çudinë time, më dt.19 prill A.Tufa botoi në gazetën “Panorama” një shkrim me shpifjet e gënjeshtrat më të pabesueshme për punën e Ambasadës Shqiptare në Moskë, ku unë kam shërbyer si ambasador në vitet 1998-2002.
Në atë shkrim të çoroditur, ai pa pikë turp, duke gënjyer e mashtruar për punën e Ambasadës në kohën e luftës në Kosovë, akuzonte edhe Qeverinë Shqiptare dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme etj.
Ndërmjet tjerave ai shkruante: “Mu n’ato momente kur ra bomba e parë në Beograd, jo vetëm që Shaqir Bejto Faslija nuk u pa (siç nuk kishte dalë kurrë) në asnjë emision, në asnjë gazetë, por mbylli me tutius edhe dyert te ambasadës sonë dhe u zhduk… Shkurt ia mbathi. Vuri drynin”.
Nuk kuptohet se çfarë race gënjeshtarësh e shpifësish i përket ky Tufa. E kuptoj se atë e kanë përdorur si lolo, madje ata që qëndrojnë mbas tij, duke parë se ai është i përdorshëm dhe se mund të shpikë e të trillojë edhe gjëra që nuk i shkon mendja askujt, e kanë emëruar në detyrën e drejtorit.
Megjithëse kam shkruar një herë, por po përsëris shkurtimisht punën e Ambasadës Shqiptare në Moskë me mediat gjatë luftës në Kosovë.
Më dt.20 janar kemi organizuar një emision të posaçëm për Kosovën me njërin prej gazetarëve më të njohur rusë, L. Mleçin, transmetuar në kanalin kryesor televiziv rus. Më 29 janar kemi organizuar konferencë të posaçme shtypi me gazetarë nga të gjitha gazetat e kanalet televizive ruse si dhe gazetarë nga shumë vende të botës. Më 1 shkurt në gazetën “Vremja” është botuar intervista ime kushtuar problemit të Kosovës. Më 5 shkurt, në gazetën “Rosijskaja Gazeta” është botuar intervista ime në mbrojtje të çështjes së Kosovës. Më dt.14 shkurt kam dhënë intervistë të gjatë radios “Eho Moskvi”, radio që dëgjohej në të gjithë botën (aty kanë dhënë intervista Presidenti i ShBA Klinton, Presidenti i Francës Zhak Shirak, Presidenti i Rusisë B. Jelcin etj.).
Më dt.12 mars është botuar intervista ime dhënë “Parllamentarnaja Gazeta”. Më 31 mars kemi pritur në ambasadë një përfaqësi të Komitetit të Nënave të Ushtarëve Rusë të Vrarë në Afganistan”. Më dt. 2 prill kemi organizuar konferencë shtypi në Institutin Ndërkombëtar të Shtypit të Rusisë ku morën pjesë përfaqësues të shtypit, radiove, të gjitha kanaleve televizive ruse e të huaja. Më 5 prill kam marrë pjesë në debatin televiziv me ambasadorin rus në Beograd, deputetë të Dumes Shtetërore (Parlamenti rus) etj. Më 13 prill kemi organizuar konferencë shtypi në Kompaninë “Argumenti i Fakti”, kompania më e madhe mediatike në Rusi etj. etj.
Me këtë frymë kemi vazhduar gjatë gjithë asaj periudhe por, për mos ta mërzitur lexuesin nuk po zgjatem më shumë. Në arkivin e Ministrinë së Jashtme janë të dokumentuara të gjitha. Më hollësisht janë të pasqyruara në librin “Rusia dhe Kosova”. Në saj të teknikës së sotme, këto dhe shumë të tjera janë të ruajtura në adresat Google.ru Iz.ru/250142. Polit.ru/neps/1999/04/02/529709/komersant.ru/doc/296257,goths.ru/old-neës, php?id=8678, alf.ru/arshive/1639000, dl.net-film.ru/ueb etj. etj. Madje disa prej tyre edhe të filmuara.
Përmenda shkurtimisht vetëm disa nga aktivitetet e organizuara nga Ambasada në punën me mediet për të bërë sa më njohur problemin e Kosovës në Rusi e kryesorja, për të mbrojtur kërkesat e drejta te shqiptarëve, por njëkohësisht për t’ju kundërvënë shumë politikanëve, ushtarakëve, historianëve etj. rusë që mbështesnin Millosheviçin e bashkëpunëtorët e tij.
Dua të vë në dukje se në atë periudhë, kolektivi i vogël i Ambasadës ka qëndruar në krye të detyrës nga mëngjesi në darkë, pavarësisht nga kërcënimet (edhe sot i ruaj në arkivin tim kërcënimet pa fund që na bëheshin me shkrim, pa folur për telefonatat anonime). Sot mbas 20 vjetësh, dua të falënderoj bashkëpunëtorët, Këshilltarin Jorgo Bllaci (që nuk jeton më, i cili megjithëse i sëmurë, punonte orar pa orar), Sekretarin e Parë, Ligor Cullufe dhe shoferin Arben Shahu, me të cilët kemi punuar ditë e natë dhe çdo gjë e kemi bërë bashkë.
Dua t’i kujtoj këtij Tufës dhe ndonjë miku të tij, se pikërisht për qëndrimet dinjitoze e burrërore që kemi mbajtur ne punonjësit e Ambasadës Shqiptare në Moskë, në mbrojtje të çështjes së Kosovës, është arritur deri aty sa t’i propozohet Ministrisë Punëve të Jashtme të Rusisë, madje publikisht, për të më përzënë nga Rusia si “person non grata”. Madje Ministria e Jashtme e Rusisë i ka bërë notë të posaçme Ministrisë tonë të Punëve të Jashtme, ku ankohej për qëndrimet e mbajtura nga unë në konferenca shtypi, intervista apo debate televizive se “i kisha marrë erzin Rusisë” duke e akuzuar për ndihmën e përkrahjen që i jepte Millosheviçit për çështjen e Kosovës…
Kaq për shpifjet e Tufës në shkrimin e tij. Për pikën e dytë, ku ai merrej me familjen time e konkretisht me babain tim, nuk ia vlen t’i përgjigjesh. Për Bejto Faslinë (Vukaj) kanë folur e shkruar shumë herë, para dhe mbas viteve 90-të. Madje kanë shkruar pozitivisht edhe ish të persekutuar që ai i ka ndihmuar në ato kohë të vështira për ta… Për dijeni të Tufës e kompani shkrimi i fundit për të është botuar më 18 tetor të këtij viti në gazetën Dita. Tufa e quan babain tim kriminel, njëlloj siç e cilësonin pushtuesit fashistë e bashkëpunëtorët e tyre, (që ai i quan patriotë e heronj). Në Arkivin e Shtetit, gjenden me dhjetëra dokumente ku pushtuesit fashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre e kanë quajtur kriminel, terrorist e që, sipas zv/ministrit të brendshëm, Mark Gjon Markaj duhej “pushkatuar” etj. etj.
Nuk e kuptoj mllefin e Tufës kundër meje dhe përse e ka turpëruar veten me gënjeshtra e shpifje të tilla. Ndoshta sepse unë kam punuar në Moskë dhe ai mendon se mund të di edhe gjëra të tjera për të. Po, është e vërtetë se detyrat e funksionet që kam pasur, më kanë bërë të mësoj shumë për të kaluarën e disa njerëzve, por unë nuk i kam përdorur e nuk do i përdor kurrë ato që di kundër kujtdo, përfshi edhe ndonjë që dërdëllit gjithë ditën… Megjithëse kam Certifikatë Sigurie të shkallës më të lartë, nuk e kam përdorur asnjëherë për të gërmuar në biografinë e të kaluarën e askujt, dhe nuk do ta përdor kurrë. Me ta le të merren institucionet e specializuara.
Agron Tufa më paditi në gjykatë bashkë me disa të tjerë që, si unë, mbrojmë me forcë Luftën Nacional Çlirimtare e në mënyrë të veçantë Dëshmorët e Atdheut. Për turpin e tij , Agron Tufa në padinë tij shkruante:
“Shaqir Vukaj, në gazetën Dita të datës 17 prill 2019 ka shkruar artikullin me titull “Zoti Ruçi ndaleni këtë maskaradë” dhe më poshtë vazhdonte me ato që shkruheshin në letrën e Kryesisë së Organizatës së Dëshmorëve të Atdheut kundër tij… Nuk u besova syve kur e lexova, sesi ai kishte gënjyer e shpifur pa pikë turpi sepse në dy gazetat që botuan letrën, në krye, me germa të mëdha shkruhej “Letër e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut” (Gazeta Dita) dhe “Organizata Kombëtare e Dëshmoreve të Atdheut letër Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës” (Gazeta Telegraf)
Duket se Tufa i konsideronte gjykatësit leshko, ose duke u përpjekur të luante rolin e shejtan budallait mendonte se mund të kalonte lehtë.
Në seancën e parë të gjyqit, unë iu drejtova gjykatësit dhe të pranishmëve: “Nuk e kuptoj përse më keni thirrur, sepse Tufa nuk ka thënë të vërtetën, ajo është letër e Kryesisë së Organizatës së Dëshmorëve të Atdheut dhe jo artikull i imi”. Të gjithë hapën sytë dhe iu kthyen e lexuan se ç’kishte gënjyer Tufa në akt-paditë e tij….
Është e vërtetë se më datë 25 prill unë kam shkruar një artikull në gazetën Dita, në përgjigje të një shkrimit të tij, por Tufa nuk pati kurajën të kundërshtonte ato të vërteta që shkrova, madje as në padinë tij, nuk përmendte asgjë prej atyre që unë kisha thënë për të, për punën e qëndrimin e tij në Moskë…
Duket se shkrimi im i dogji dhe, i mësuar me akuza e shpifje, ai me shokët e tij, u lëshuan si minj gjirizesh për të kërkuar ndonjë veprim apo dokument kundër meje. Edhe ata, si dikur disa zagarë të ShIK-ut, (që s’kishin lënë vend pa kërkuar e njeri pa pyetur për mua, që nga vitet e gjimnazit) s’lanë vend pa kërkuar për të gjetur ndonjë gjë komprometuese. Dhe ja më në fund, kishin gjetur diçka “komprometuese”, pikërisht atë që kishte gjetur SHIK-u në v.1996.
Në fund të vitit 1995, Kuvendi Popullor që dominohej nga Partia Demokratike, ka aprovuar dy ligje, “Për krimet e komunizmit” dhe “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve e personave që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, ligje që kishin si qëllim të vetëm të shmangnin nga veprimtaria politike të gjithë kundërshtarët politikë, kryesisht ata të Partisë Socialiste. Dhe kjo pak muaj para zgjedhjeve. Dua të vë në dukje se këto ligje u kundërshtuan fort nga ndërkombëtarët, madje Parlamenti Europian miratoi dy rezoluta kundër këtyre dy ligjeve.
Pa u vënë veshin këshillave e rekomandimeve të organizmave ndërkombëtare, ata vazhduan në këtë rrugë dhe në v.1996 krijuan dhe një komision të posaçëm, që “bazuar” në këto ligje, u hoqi të drejtën për të kandiduar për deputetë, atyre që “përbenin rrezik” për ta në zgjedhjet që do zhvilloheshin në maj të atij viti. Në këtë kuadër, bazuar në një dokument “komprometues” (sipas ShIK-ut dhe komisionit) të vitit 1973, më hoqën edhe mua të drejtën për të kandiduar.
Unë i hodha në gjyq, madje i pari, që më rekomandoi ka qenë Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Rustem Gjata, i cili kishte punuar në Shkodër, dhe e njihte mire problemin që ata kërkonin ta përdornin si pretekst për të më eliminuar nga e drejta e kandidimit.
Ai më tha: “Komisioni ka gabuar shumë rëndë. Prandaj çoje menjëherë çështjen në gjykatë dhe ti me siguri do të fitosh gjyqin…”. Po kështu, më rekomanduan edhe disa juristë të tjerë, dhe e çova problemin në gjykatë. Megjithëse SHIK-u e disa drejtues të PD e qeverisë së atëhershme, nuk lanë gurë pa luajtur, unë fitova gjyqin, madje kam qenë i pari që kam fituar kundër asaj lukunie… dhe vura kandidaturën për deputet, ku në zgjedhjet e 26 majit 1996 (që u vodhën në mënyrën më kriminale) fitova bindshëm në zonat e Anës së Malit dhe Velipojës…
Pikërisht këtë letër “komprometuese” ka gjetur Tufa dhe pa pikë turpi e morali, u përpoq të ja servirte publikut në një shkrim të dt.26 prill, në “Gazeta Shqiptare”, madje duke përdorur një fjalor letraro-rrugaçëror, të denjë vetëm për një si ai.
Në jetën time politike, ku jam aktivizuar që në fillimet e proceseve demokratike, jam ndeshur shumë herë me kundërshtarë politikë, në Kuvend ku unë kam qenë tre herë deputet, në debate, në qëndrime për çështje të ndryshme e veçanërisht për ato që lidhen me Luftën Nacional Çlirimtare e Dëshmorët e saj, në shkrime, artikuj e replika etj. por kurrë nuk mbaj mend që as unë as kundërshtarët të kemi përdorur fjalë jashtë etikës.
Do sjell dy shembuj të thjeshtë. Me z. Uran Butka, jemi njohur në Kuvend, në fillim te viteve 90-të dhe pavarësisht nga qëndrimet diametralisht të kundërta për Luftën Nacional Çlirimtare, të ashtuquajturën Luftë Civile etj. nuk mbaj mend që të kemi përdorur fyerje apo fjalë jashtë etike ndaj njëri tjetrit. Para disa vitesh ai shkroi një libër “Kryengritjet e para kundërkomuniste-Kryengritja e Malësisë së Madhe, Kryengritja e Postribës, Lëvizja e Zhapokikës”.
Unë, në një shkrim të botuar në gazetën Dita më dt. 26-27 janar 2014, iu kundërvura me fakte e dokumente, për atë që ai e quante “Kryengritja e Malësisë së Madhe”. Askund, në asnjë rresht nuk gjen një fjalë fyese apo sharje për z. Butka.
Mbas pak ditësh u takuam rastësisht. Folëm si njerëz, si duhet të flasin njerëzit normalë, pavarësisht nga qëndrimet e ndryshme, shkëmbyem mendime për problemet e kohës dhe u ndamë normalisht. Gjithë këto vite z.Butka ka qenë ndër në aktivët në mbrojtje të Ballit Kombëtar, të së ashtuquajturës Luftë Civile etj. dhe është kundërshtuar e sulmuar shumë herë nga pala tjetër, por askush nuk e ka quajtur mashtrues e hajdut.
Kam punuar disa vite me z.Pjetër Arbnori në Kuvendin Popullor (siç quhej atëherë Kuvendi) kur ai ishte kryetar e unë nënkryetar.
Mbas vendosjes se monumentit të tij në oborrin e Kuvendit, shkrova një artikull të gjatë “Në kujtim të Pjetër Arbnorit”, ku ndërmjet tjerave kam shkruar:
“Pjetri dhe unë vinim nga familje që gjatë Luftës Nacional Çlirimtare kishin mbajtur qëndrime të ndryshme. Babai i tij kishte qenë oficer i Milicisë Fashiste dhe sipas dokumenteve, ishte vrarë në një përpjekje me partizanët, në qarkun e Korçës. Babai im ka qenë partizan që në vitin 1942.
Pjetër Arbnori, të paktën publikisht, nuk i doli zot e nuk u përpoq të justifikonte kolaboracionizmin e babait të tij, si disa të tjerë, bij apo pinjollë të bashkëpunëtorëve të pushtuesve. Pjetri nuk doli publikisht të deklaronte se kolaboracionizmi i babait të tij ka qenë “kolaboracionizëm patriotik” (siç është quajtur me ironi në Europë bashkëpunimi me pushtuesit), siç kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë disa prej bijve, pinjollëve apo bashkëmendimtarë të tyre. Apo siç kanë shkruar e vazhdojnë të shkruajnë disa, se ata që bashkëpunuan me pushtuesit nazifashistë, bashkëpunuan sepse donin të luftonin komunizmin…
Ne nuk u morëm asnjëherë me të kaluarën e baballarëve tanë, pavarësisht se të dy ja dinim biografinë njëri tjetrit. Ne e dinim mirë ku na kishte çuar urrejtja për njëri tjetrin, njëri me “biografi të mirë”, tjetri “të keqe”, e dinim mirë ku na çoi lufta e klasave, prandaj dhe nuk e hapëm asnjëherë këtë temë e nuk diskutuam për të kaluarën e baballarëve tanë.
Unë sigurisht krenohem me atë që ka bërë babai dhe familja ime gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, por unë nuk kam asnjë meritë për atë që kanë bërë ata, ashtu si Pjetri nuk kishte asnjë faj për atë që kishte bërë babai i tij. Të dy e kuptonim mirë se duhej parë përpara, drejt së ardhmes, që fëmijët tanë, por jo vetëm ata, por të gjithë shqiptarët, mos ta shohin më njëri tjetrin si armiq. Besuam vërtetë dhe dhamë shembullin tonë, por fatkeqësisht nuk zuri vend aq sa deshëm ne…
Vërtetë ne kemi qenë kundërshtarë, madje kundërshtarë të ashpër politikë. Shumë herë jemi grindur duke mbrojtur secili të vetën, por kurrë, në asnjë rast, nuk kaluam në fjalë të rënda, sharje e për më tepër fyerje e ofendime siç dëgjojmë këto vite disa deputetë e politikanë që shahen me libër shtëpie si rrugeçër”.
Kurrë nuk dëgjova nga goja e Pjetër Arbnorit të shante e mallkonte Dëshmorët e Atdheut, për më tepër t’i quante vrasës e kriminelë…
****
Botuar sot në Dita. Vijon numrin e ardhshëm
.

Rasti Tufa eshte mesazhi i Shaban Muratit tek analiza e ndikimit ruso serb ne Ballkan.
Gjithe kjo maskarade qe eshte bere nga Tufat dhe larot e Dervisheve, Kaloceve e neofashisteve te tipit Ramut eshte e gatuar ne Moske dhe Beograd.
Qellimi eshte rrezimi i shtetit.
Kush nuk e kupton eshte idiot.
Harrova Mero Bajgen e heronjve greke te Peshtanit..
Pellazgu me kafk superiore Mirel beson se Milloshevic ka vdekur.
Na cave trapin ti
Ja dhe eshte gjallë
Kujt i plasi suma
Pellazgu nuk ka problem se genjeshtra shitet per te vertet!
Pellazgu nuk ka problem qe nuk ka drejtesi per viktimat!
Pellazgu perdor fjalor pellazgjik!
Sa inteligjent je ti miku i papa pordhes
Pse i djeg keti ikja e Tufes,me sakte statusi politik kunder komunisteve,c’e keqe do ti vije nga “mashtrimi i Zviceraneve” prej Tufes ! Dicka nuk shkon ? Po sikur t’ja japi Zvicra,c’do te thote kjo per “kauzen” Aty nga fundi thote se eshte xhentelmen, nuk ofendon njeri,por harron se e ka filluar me sharje me mij e me qen.
Pellazgu Nonsense beson se zogo-fashisti Enver ishte komunist.
Agron Tufa nuk i ka bo keq asnje shqiptari te vetem. Hoqi balten e hedhur me lopata mbi ate histori te zhgarravit nga Enver Hoxha c’do 5-vjecare sa here zbulonte “grupe armiqesore”.
E keqja e ne Shqiperi ka simbol ty Shaqir Fasllia, pastaj tjere qurravece enveriste si Brokaj, hajduti Tarifa, persekutori Spurdhjak Braho. Jeni ju plehrat enveriste simbol i se keqes djeshme dhe fekal i qelbur i te keqes sotme. Jeni ju tash 30 vjet muti pas kepuce qe nuk e le kete demokraci te jete e paster.
Ja serbofili i paguar. Enver Hoxha e beri shtetin solid, ndersa ju pjellat e diversanteve qe hynin nga Jugoslllavia e Greqia e shkaterruat
Pellazgu Mirel,
Zogo-fashisti Enver ishte kukull. Lodra kryesore ishte vrasja e shqiptarit dhe krijimi I njeriut te ri. Ketij njeriu te zogo-fashistit Enver qe po ben kerdin.
Dritero Agolli hynte dilte se bashku me VELLAN E SALI BERISHES.
Ore bajge , a e ke pyetur ndonje here tet`eme se me ke te ka ngjizur … ? Mund te jesh cfardo , por kurrsesi shqiptar ! Shqiptar i thote vetes edhe Saliu , por koha tregoi (Pervec sa thone bashkekohesit e aferm me ta , deri tek ngjashmeria magjepse e fotove) , se ai na qenkej biri biologjik i Vuk Karaxhicit !
mirela
Shteti “solid” i Enver Hoxhes vrau shqiprate ne kufi per 47 vjet vetem se donin te jetonin te lire. Vetem rraca komunisteve budallenj mund te mburren me kete mynxyre 47 vjecare.
Sa per ty Kerma, Shqiptare si une ka ne Shqiperi me shume se Kerma komuniste se ti. Pyet tet’eme po nuk e besove.
Ashqiptari Pellazg, i njejti mut je, po permende dhe njehere kufirin.
Ate po them dhe une, qe bajgat si puna juaj e hanin plumbin ne koke.
Kishte shtet dhe kufij te vendosur. Askush nuk i luante. Ky quhet shtet qe nuk e fuste brenda as serbin dhe as grekun. As kermat si puna juaj nuk i falte
Kaq per sot.
Jo tamam se iku dhe Einstein nga nazizmi . Iku nga te paret.
Nuk ia vlen. Nuk kam ndërmend të hyj në polemikë me Agron Tufën. Nuk e ul veten në nivelin e tij. Atë tashmë e njeh gjithë Shqipëria se ç’përfaqëson, si shpif e gënjen për këdo….” (më vonë do merrja vesh se ai përveçse gënjeshtar, shpifës e mashtrues ishte edhe plagjiat, (sipas Fjalorit Etimologjik të Gjuhës Shqipe: hajdut, që vjedh punën e një tjetrit). Në shumë shkrime e materiale të botuara e kanë quajtur hajdut dy fish, sepse ka marrë padrejtësisht edhe shtesën e rrogës si doktor për shumë vite, disa miliona lekë…
Agron Tufa genjen , mashtron thote Shaqiri!!!!!!!!! Ne shqiperi , nuk ka pasur asnjehere diktature, , vrasje politike nuk ka pasur , burgime politike nuk ka pasur , as internime, por edhe nese ndonje mendon si zoteri Tufa se ka pasur , ata jane vrare jo nga ata persona qe permend Tufa ,por nga Mizat apo Karkalecat!!!!!! Kur ndonjehere krimineli ka kerkuar falje apo te pranoj krimin??????????Jepi Shaqir bolsheviku , ju lumte , komunizmi nuk e ka pare Norenbergun e tij.
Jezuito-cifuti Fidel Kastro
Po qysh me u kthy mre Fidelo ? Do qe ta vrasin kamunistat ? Apo je intelektuali Tartufa vet qe shkrun me 17 pseudonime ?
Nje pyetje qe duhet shoshitur ketu dhe qe do spjegim te menjehershem, eshte: Nga i erdhi “semundja” dhe prej kujt po semuret shoqeria shqiptare e ndodhur gjithandej ne troje te veta, para se t’i vinte prej armiqve e pushtuesve perreth dhe zagarve te atyre “miqve”, siç eshte Tufa me tufat e tij ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi etj. A e di ky popull se budallalleku shyt si i Tufes vret me shume se sa budallalleku me brina, sepse plagen e ka jetegjate dhe zor te sherueshme… Goditjen ne tru dhe goditjen shpirterore popullit shqiptar gjithandej po ia jep titizmi “shqiptar” i vet “patriotve” dhe “shqiptarve” te njohur ne pushtet… Prandaj, as lopa mos t’i falte vjetat e keshtuzem, se te marrin ne qafe!, kane thene te paret tane. E, ne, po i shohim me syte tane ato meshqerra e vjeta qe po i lene pas lopet tona politike ne Prishtine, Tirane, Shkup, Podgorice, Presheve e gjithandej trojeve etnike te Shqiperise Natyrore…
DRENICA E KUQE
Jo vetem Tufa.Por edhe nji fare Dashnor Kaloci shpifesie tridhuesi ma i ndyre ne shoqerin e te shkruarit shqip nuk i gjindet shoqi nji i dyte sia.
Z. Vukaj eshte shquar per ndershmerine, kulturen, tolerancen dhe humanizmin e vertete shkodran! Flm!
Ky farë pisi i poshtër në emër të denoncimit të krimeve në socializëm mori faktet e gatshme tè propaganda serbo çetnike por se vetëm i ktheji në shqip propaganda e errët çetnike kaloi nga Beogradi në Tiranë kush nuk e beson ta hulumton mediatiken e Beogradit sidomos të pas viteve 1981 dhe ka për tu bindur
O Shaqir djali ..Me kenaqe ore cun partizani .E di pse , e thua me te madhe se ,z Tufa eshte hajdut dhe ka vjedhur punen e tjetrit ,dhe nga ana tjeter nuk e kam “qellimin” “”ketu , por me qe tu dhimbska atdheu o morr i kuq dhe parate e shtetit ,cohu e shkruaj se shumica e ministrave te PS jane me doktorate te kopjuar ,mer e shkruaj ,mer e na ndihmo ,ta mare dreqi ,ta mari ?? .Ik ore legen ,bythlepires partie karjerist pa karakter .. Qenke pa pune siduket o shaqir komunisti .Mos do edhe ti te te cojne te kuqte ,aty ku punon Zef Mazi ,eshte dora e juaj ,me gjithe se ka mbaruar anglisht ,por te kuqte ja kane rregulluar punen tek fizika berthamore te UNO CITY ne Wiene ,Mer qyl 6 mije euro ne muaj .Jane ndihma qe ben UNO per vendet e pa zhvilluara ,sic e di edhe ti ,mos kij frike si ti dhe zef Mazi nuk jeni fizikante ,ja u rregullon partia ?.Bile mallrat ,e cdo gje i ble fare pa taksa 20 % me lire . .Prit radhe e mos u bej merak o Shaqir , partia do mendoje edhe per ty ..E meriton pse jo ,o komunisti legen i pa ndrequr ,qe ja u pame hajrin qe nga 44 e deri me sot .Nuk ja vlen ti numuroj gjemat tuaja ne keto momente ,sepse nuk dua ta ngarkoje psiqikisht me teper rinine shqiptare ,qe nuk e provuan koleren komuniste zotit faleminderit per rinjte tane ,ne keto kohera traume prej termetit ..
Zoti i nderuar Tufa ! . Te lutem kthehuni ,kemi nevoje per ju ,kemi nevoje per patriote qe e duan lirine ,qe e duan atdheun e te drejten e historise .
Me keqeardhje po largohen Intelektualet u larguan patriotet ,dhe me keqeardhje per ne te mjeret , ketu kane ngele Brahot e Rucat .
Me keqeardhje ketu kane ngelur shoket si puna e ketij Shaqirit , qe e ka ngrene gjithe jeten qyl vetem duke bere propogande staliniste , ?si per shembull :
Sali Berisha nga sekretar partie dhe karjerist brutal i PPSH famekeqe , u ngjiz ne sekonde ne “DEMOKRAT ”
Por kjo fare e keqe e kuqe anti zhvillim qe ka shkateruar qe ne embion njeriun ,nuk la vetem kete brezin e Saliut ,por ka menduar edhe per brezin e ri , .Si psh .Lali Dhjeri ,nga kapo i MJAFT, u ngjiz edhe ky ne “PS” …………. Mjere ne ??
Te lutem Agron kthehu ne shqiperi, kemi shume nevoje per ju ,te lutem edhe nje here , na mbyten Enveristet .
pse nuk vijoi pjesa e dyt? cfar ndodhi hejjjjj?
Shaqir Vukaj nuk ka kuptuar se ish-komunistet dhe ish-sigurimsat nuk kishin te drejte morale te merrnin pjese ne garen politike pas nderrimit te regjimit, pra pasi u pranua kapitullimi i sistemit komunist.
Zoti Agron Tufa si drejtor i ISKK punoi me shpirt te paster per te zbuluar e denuar krimet e komunizmit ne Shqiperi si u zbuluan e denuan ne gjithe Europen Lindore, por sherbetoret e klanit Hoxha duke qene se nuk u denuan atehere dhe e trasheguan pushtetin bashke me pasurite e popullit, nuk duan te japin llogari per ato qe bene baballaret e tyre dhe ata vete per 47 vjet.
Koha po punon qe jo vetem krimet e komunizmit, por edhe krimet qe kryen keto 27 vjet bijte e sherbetoreve te klanit Hoxha, te zbulohen dhe denohen. Atehere te shohim se a ishte e hapur Ambasada jone ne Moske gjate bombardimeve te NATO-s mbi Serbi e te tjera bema te ketij ish-ambasadori socialist qe gjoja denoi politiken proserbe te Rusise.
AMBASADORI INJORANT I ENVERIT, SHAQIR VUKAJ QE NUK MESOI DOT NJE FJALE RUSISHT
qe:
I bente mbledhjet e Partise ne cader ushtrie ne mes te ambasades dhe qe mbeti ambasadori fanatik bedel shqyptar, katunari dru me pre deri ne fund te mandateve te tij, qe duket ashiqare edhe nga kjo dacibao me seri si telenovele enveriste qe shkruan pa piken e turpit ne gazeten e nerume DITA. Kur ishte ambasador ne nje vend ish komunist Shqir Vukaj ngriti dolli ne nje pritje qe kishte shtruar per trupin dipllomatik dhe ne fund te dacibaos se tij enveriste tha:
GEZUAR!
Te pranishmit filluan te shikojne njeri tjetrin dhe perkthyesi i tha ne vesh Shaqos:
NE KETE VEND “…GEZ…” I THONE BYTHES, PRANDAJ GJEJ NDONJE FJALE TJETER
Por Shaqiri, katunari nga Bjeshket e Nemuna qe nuk kishte mesuar asnje fjale nga vendi ku ishte ambasador vazhdoi idiotesine e tij dipllomatike:
PERKHYESI ME THOTE SE JU “…GEZ…” I THONI BYTHES, POR NE, SHQYPTARET RAKINE E PIME ME GOJE SE NUK ESHTE “…UJ…” QE TE LAJME MENDEREN
Perkthyesi tejet i shqetesuar nuk e perktheu kete, por e terrhoqi ambasadorin Shaqo Vukaj qe kishte qene edhe Minister i Mbrojtjes i turpit dhe i rezilit qe ne vitin 1998 i shpalli lufte Italise dhe i tha:
KETU “…UJ..” OSE “…HUJ…” I THONE PALLES OSE PENISIT TE MASHKULLIT, PRANDAJ AMAN MOS FOL ME!
Parafytyroni se kush Karagjoz dru me pre ka mare guximin te denigroje shkrimtarin intelektual dhe perkthyesin e njohur Agron Tufa.
Ja sepse:
O ANTICENSURA E ENVERIT:
Nga Agron Tufa, shkrimtar, perkthyes
“I fundit që i shpërtheu bregushet e veta tek gazeta e frontit komunist ishte Shaqir Vuka – Faslija, ish deputet e ambasador, përfaqësues tipik i zulluve. Nga zbrazja e bregusheve të Shaqir Faslisë mori tahëm (kutërbim) të rëndë tejpërtej transheja e kuqe, dhe ashtu siç e kanë quajtuar veten vetë në kohën e Luftës (civile) “morrat e kuq” komunistë, dmth, brezat baballarë e bij, u sulën të nuhasin si në ekstazë të pëgërat dhe vjelltinën e Shaqirit. Kjo ishte droga, adrenalina e domosdoshme pa të cilën nuk rrojnë gjallë pasardhësit e këtij mutacioni anti(kombëtar).
E reja që na sjell Shaqo Faslija është taze: Spiunët më të rrezikshëm sot në botë janë:
1. Agron Tufa
2. Donald Trump
Vetëm nuk po i vë dot karar, se cili sosh prej nesh është më i rrezikshëm. Gajret bre Shaqo, bre Selman pa bisht…!
Shaqo don të dijë se cili është psedonimi i shkrimeve të mia në shtypin rus, moskovit. Po nuk e thotë për çfarë shkrimesh, çfarë tematike. Le ta sqarojmë ndonjë, që avit turinjtë ta mësojë të vërtetën në bregushet e Shaqos: shkrimet e mia janë të vitit 1999, bash në kohën e luftës së Kosovës (mars 1999). Pseudonimi im ka qenë Elez Isufi, derisa një historiane ia qëlloj, se ky emër ka qenë personazh historik që u dha dërmën serbëve në luginën e Drinit të Zi, në Dibër, vendlindjen time. Ndërsa shkrimi im më i gjatë, i botuar në mars 1999, para datës 24 mars, bombardimit të Beogradit, me titull “Falsifikimi i historisë shkas për spastrime etnike” është me emrin tim real dhe është përkthyer dhe botuar edhe në shqip tek “Rilindja Demokratike”, maj 1999.
Po çfarë bënte zulluja ynë ambasador, Shaqa, në ato ditë dramatike, kur çdo emision lajmesh hapej me Borisllav Millosheviçin? Mu n’ato momente kur ra bomba e parë në Beograd, jo vetëm që Shaqir Bjeto Faslija nuk u pa në asnjë emision, në asnjë gazetë, por mbylli me tutius edhe dyert e ambasadës sonë dhe për një muaj u zhduk. Ka pas frikë trimi, se mos turrmat e përndezura nacionaliste që sulmonin me vezë e sende Ambasadën Amerikane, befas do ndryshonin drejtim dhe mësynin në ambasadën shqiptare… e nëse kjo do të ndoshte vërtete, kush do ta shpëtonte Shaqon me gjithë bregushe!? Shukrt, ia mbathi. Vuri drynin.
Unë nuk i kam fshehur kurrë studimet e mia në Institutin e Letërsisë “A.M. Gorki”, i diplomuar shkëlqyeshëm qysh në vitin e tretë (dmth, dy vjet para mbarimit) me krijimtarinë dhe përkthimin e poetit disident e nobelist rus Josif Brodskijt. Nuk kam fshehur që kam bërë studime pasuniversitare në Institutin e Kulturave Europiane (IEK), i gjeni në çdo CV time zyrtare. As faktin se kam dhënë mësim në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (MGIMO), ku kam dhënë për rreth 5 vite Gjuhë shqipe, praktikë gjuhe, Folklor shqiptar e Letërsi shqipe, bash në ato vite kur në atë Institut studionte një grup i shkëlqyer studentësh shqiptarë. Më zgjodhën mua dhe jo Shaqirin për atë punë, se unë kisha një fakultet filologjik të kryer në Tiranë, ndërsa Shaqja recitonte dhe atëherë citatet e shokut të tij Enver. Mund të kisha vazhduar, pasi pata konsoliduar një katedër të shqipes në Dep. e Europës Juglindore, por me të mbaruar studimet, u ktheva në atdhe, ku kam përkthyer nga letërsia më e mirë ruse, e panjohur tek ne, aq shumë libra, sa të mbuloj këmbë e krye 20 Sha-qira! Nëse Shaqo Faslia me bregushe kërkon të dijë se kush më ka paguar, atëherë le të shkojë në MGIMO dhe të konsultojë veprimet financiare çdo fundmuaji. Sigurisht me ato para libra blija, shkoja në teatër, opera, aventura etj, gjëra të cilat Shaqo Faslia as mundej, as u merrte erë, se s’kishte i gjori haber.
Ndërsa unë, po kursehem me Shaqir Vukën. Thjesht po i kujtoj se nuk mund të lindte ndryshe një njeri si ai, i rritur nën hijen e të atit kriminel. Krimet, mizoritë në shtypjen e kryengritësve malësorë të Kelmendit dhe Koplikut, që janë aktet më të para e më madhështore të kundërshtimit më armë të diktaturës më famëkeqe të shekullit, këto krime i ka kryer i ati, Bejto Faslia me shokë. Vrasjet, pushkatimet, torturat e priftërinjve katolikë – këtyre martirëve të lirisë – kanë për autor duart e të atit, andaj i biri nuk mund të mendojë ndryshe nga vazhda e gjakut që la pas i ati. Shaqir Vukaj Faslia është trashëgimtar i asaj linjë kainiane që vranë vëllezërit e tyre, dhe këta vrasës duan të na i paraqesin si heronj. Vrasësi mbetet vrasës, shëtueshëm, i përlyer me gjak, duke përgatitur listat e arrestimeve dhe bografive për banja të reja gjaku shqiptar.
Le të llomotisin pa fund Brahot, Tarifët dhe Vukajt. Ato le të çirren e të shpifin. Unë kam një epërsi: dokumentin kresë! Le të flasë ai në flagrancë, si kjo listë që bënte dikur i ati i Shaqir Vukës, Bejto Faslija, Komandant Kriminel me vule ne balle i Qytetit të Shkodrës së martirizueme.”
Gjykoni vetë se kush karagjoz fanatik dru me pre flet!
Euuuu. Po shyqyr ore qe e nxorre njehere koken e na the qe kenke dora vet Agron Tufa, shkrimtar, perkthyes. Po mos shkruj ma me pseudonime o intelektuali shqyptar se tash tu ba krah krye hajduti i Shqypnis Ilir Meta. Bravo, se me ndihmen e tij ja arrite me ia pre fjalen ne mes ketu te gazeta Dita që tash e qun te “nerume”.