Mesfushori nga Gjilani Xherdan Shaqiri po bëhet gati që ta festojë titullin e dytë me gjigantin gjerman, Bayern Munchen. Bavarezëve u duhet vetëm edhe një pikë për të fituar titullin e 24-t në Bundesliga 1 të Gjermanisë.
Për mesfushorin e lindur në Zhegër të Kosovës do të jetë titulli i pestë në pesë vjet karrierë si profesionist dhe trofeu i 13-të në përgjithësi me klubet dhe Përfaqësuesen (U21).
Ai nuk e di nëse do të luajë sot kundër Herthas, por e di se do të festojë.
“Jam shumë i lumtur që për të dytin vit do ta fitoj titullin e kampionit në Gjermani. Është një e arritur e madhe dhe mendoj se aktualisht jemi skuadra më e mirë në botë”, ka thënë Shaqiri. 22-vjeçar me Baselin prej vitit 2009 deri në 2012 fitoi tre tituj kampioni në Zvicrës dhe dy kupa – gjithsej 5 trofe. Gjashtë të tjerë i fitoi me Bayernin: titullin (2013) dhe Kupën e Gjermanisë (2013), Superkupën e Gjermanisë (2012), Ligën e Kampionëve (2013), Superkupën e Evropës (2013) dhe Botërorin e klubeve (2013), duke u bërë kështu shqiptari i vetëm që ka të fituar këta trofe të çmuar. Ka edhe një medalje të argjendtë nga Evropiani U21 me Zvicrën në vitin 2011.
Nuk i kanë munguar as çmimet individuale. Dy herë është i shpallur futbollisti më i mirë zviceran nga Federata e Futbollit e Zvicrës. Shaqiri ishte pjesë e Zvicrës që mori pjesë në botërorin e vitit 2010 “Afrika e Jugut”. Edhe këtë vit Shaqiri e ndihmoi Zvicrën të kualifikohet në kampionatin botëror “Brazili 2014” dhe pritet të jetë lojtari kryesor i saj në këtë ngjarje. Në këtë kampionat ai synon të shkëlqejë. I.K
Dua ti uroj ketij djaloshi shqiptar te Kosoves, gjithe te mirat dhe shume pune e fat ne karieren futbollistike.
Xherdan Shaqiri, eshte shqiptari i pare qe eshte inkuadruar ne ekipet elitare te futbollit dhe me sa kam degjuar, trajneri Guardiola e ka me qejf Shaqirin ta kete ne skuader dhe nuk mendon ta shese diku.
Eshte fakt tashme se Zvicra, si atdheu i dyte i shqiptareve te Kosoves, rradhitet nder skuadrat e kualifikuara ne Brazil, fale djemve shqiptare.
Falenderoj edhe familjet e ketyre futbollisteve te Zvicres, qe kane futur ne gjak, deshirat e femijeve te tyre per futbollin, panvaresisht problemeve te medha qe kane patur, si emigrante.
Dua gjithashtu qe shqiptaret te japin ndihmesen e tyre, qofte edhe morale, per trajnerin e pare shqiptar ne Europen Perendimore, Besnik Hasin, qe eshte zyrtarisht, trajner i Anderlehtit ne Belgjike.
Ti urojme fat ne karieren e tij si trajner.