Xherdan Shaqiri dëshiron të qëndrojë te Liverpool. Është vetë mesfushori me origjinë shqiptare i kombëtares së Zvicrës që ka pohuar vendimin e tij. Në një intervistë për “Goal.com”, 27 vjeçari deklaroi:
“Unë jam në Liverpool, klubi më i mirë në Evropë. Trajneri ka shumë opsione të mira në sulm dhe ai vendosë se kush luan. Para nënshkrimit, verën e kaluar, e dija se konkurrenca këtu është shumë e madhe, por pranova që të firmos”.
Sipas Shaqirit, ndonëse mungesa në fushë e kanë shtyrë të mendojnë largimin nga skuadra kampion e Champions League, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, deklaroi ai duke hedhur poshtë spekullimet.
Xherdan Shaqiri u transferua te Liverpool për shifrën e 13 milionë euro nga Stoke City, por nuk arriti që të lë ndonjë gjurmë të madhe te kampionët në fuqi të Europës.
e.ll./dita
