Shaqiri e Mavraj shprehin mbështetjet e tyre përmes FB

Dita

Kur mungojnë dhe më pak se 30-të minuta nga fillimi i përballjes mes Armenisë dhe Shqipërisë, që do të luhet në Jerevan, “Republican Stadium”, skuadra kuqezi ndodhet në stadium .

Skuadra duket e motivuar dhe është gati të luaj përballjen, që vlen sa e gjithë historia. Lidhur me rëndësinë e kësaj përballje, kanë shprehur mbështetjen e tyre, dy futbollistë shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Mërgim Mavrajan. Të dy futbollistët e njohur, përmes faqes së tyre të FB, kanë shfaqur mbështetjen e tyre prej së largu.12087992_897131287029816_1276118669233103722_n

I pari, Shaqiri, me origjinë shqiptare, por që luan me përfaqësuesen zviceriane, i uron fat bashkëkombasve të tij. “I uroj fat të mbarë vëllezërve të mi, që janë të impenjuar në Armeni. Luajnë ndeshjen më të rëndësishme”, shkruan Shaqiri.

12144818_322630487907552_8818135695094300789_n Mërgim Mavraj, një mungesë e madhe e Xhani De Biasit në këto dy ndeshjet e fundit eliminatoreve,  për shkak dëmtimi, edhe pse do dëshironte të ishte në kryeqytetin Armen, e të luftonte së bashku me djemtë e tjerë, ndihet i keqardhur, por nga krahut tjetër shprese plot për suksesin e kuqezinjëve.

“Uroj edhe i përgjërohem Zotit; Që Kombëtarja të na e ngrejë kokën lart e të kthehet me krenare se kurrë edhe me ambicioze se kurrë, duke synuar më tej, pse jo, ne jemi mësuar të jetojmë në maja, edhe Kombëtarja sonte do ta vërtetojë këtë. Mos harroni se pas vështirësisë, vjen lehtësimi edhe se shpresa nuk vdes kurrë. Shpresa jonë je ti, o Allahu i Madhëruar! AMIN!”, është postimi i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, mungesa e të cilit është ndjerë shumë në 3 ndeshjet e fundit. Kujtojmë që Mavraj është edhe autor i dy golave me fanellën kuqezi, një ndaj Francës dhe një ndaj Armenisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *