Për Artim Shaqirin sfida e të mërkurës në “Zeqir Ymeri”, është finalja e parë e një serie përballjesh direkte që do të vendosin fatet e sezonit. Shorti i Kupës së Shqipërisë u tregua tepër kapriçoz ku vuri përballë njëri-tjetrit në gjysmëfinale Kukësin dhe Skënderbeun, dy skuadrat kryesuese të Superiores, që ka dhuruar emocione me rivalitetin mes tyre gjatë dy sezoneve të fundit.
Për Artim Shaqirin sfida e të mërkurës në “Zeqir Ymeri”, është finalja e parë e një serie përballjesh direkte që do të vendosin fatet e sezonit. “Me Skënderbeun do të luajmë finalen e parë, pasi na presin të tjera përballje po kaq të vështira. Luajmë në fushën tonë dhe shpresojmë të shfrytëzojmë këtë fakt për të marrë rezultat pozitiv”.
Përplasja me skuadrën që po dominon futbollin shqiptar e kalon në plan të dytë takimin me Laçin në kampionat, për të cilin Kukësi sipas Shaqirit, do të mendojë pas mesjavës.”Nuk mendojmë për Laçin, por për ndeshjen e Kupës më Skënderbeun. Vetëm pas mesjavës do t’i kthyejmë sytë te kampionati”.
çdo hap fals në këtë fazë të sezonit, mund të kushtojë rëndë dhe këtë e ka të qartë shqiptaro-maqedonasi. “Në këtë fazë të sezonit çdo gabim mund të kushtojë rëndë, prandaj nuk duhet të bëjmë asnjë hap fals nëse dëshirojmë t’i arrijmë objektivat”.