Shaqiri: Mund ta mposhtim edhe Francën

redaktor

Sulmuesi i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri ishte shumë i lumtur për fitoren e kombëtares së tij kundër Ekuadorit dhe tani po mendon se si ata ta mposhtin Francën.

Xherdan Shaqiri është plot besim pas fitores së Zvicrës kundër Ekuadorit me rezultat 2-1, përderisa ai është optimist se kombëtarja e tij do t’ja del mirë edhe në ndeshjen e dytë, duke e mposhtur Francën.

Zvicra ishte në disavantazh në pjesën e parë 1-0, por u kthye në lojë pas golit të Admir Mehmedit në pjesën e dytë dhe golin e fitores që e shënoi Haris Seferovic.

“Është një ndjenjë e mirë që fituam këtë ndeshje. Ishte shumë e rëndësishme dhe të gjithë jemi të lumtur për fitoren”, tha Shaqiri për Goal.com.

“Është një skuadër e mirë dhe ka qenë me rëndësi për ne që të marrim rezultat të mirë në ndeshjen e parë. Kjo i jep skuadrës një besim për ndeshjen e dytë dhe të tretë të grupit. Për këtë jemi të kënaqur që fituam”.

Kosovari ka thënë se pjesa e parë ishte e vështirë por në pjesën e dytë ata kthyen ndeshjen.

“Me të vërtetë luajtëm keq pjesën e parë. Gabuam në shumë pasime dhe humbëm shpesh posedimin. Nuk po e luanin lojën tonë”.

“Në pushim trajneri na dha instruksione të mira dhe në pjesën e dytë ishim një skuadër tjetër. E dominuam takimin dhe krijuam shumë mundësi shënimi. Ne jemi krenar që e kthyem rezultatin dhe e fituam ndeshjen”.

Zvicra do të takohet me Francën më 20 qershor, por Shaqiri insiston që Zvicra nuk i frikësohet kampionit botëror të vitit 1998.

“Franca është një skuadër e madhe dhe do të jetë vështirë që ti mposhtim. Por ne dimë si të luajmë edhe kundër tyre. Ne jemi një skuadër e mirë. Para Botërorit ne e mundëm Gjermaninë dhe Brazilin dhe treguam si luajmë kundër skuadrave të mëdha. Ne do të luajmë lojën tonë me Francën dhe shpresojë të fitojmë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *